MALI I ZI ME OFERTË TË RE SHKURORËZIMI

Propozimi i fundit për ndarje nga Podgorica ka për qëllim të zbutë kundërshtarët në Beograd dhe Bruksel – si dhe ti shmanget organizimit të një referendumi të cilin si duket askush nuk e dëshiron.

MALI I ZI ME OFERTË TË RE SHKURORËZIMI

Propozimi i fundit për ndarje nga Podgorica ka për qëllim të zbutë kundërshtarët në Beograd dhe Bruksel – si dhe ti shmanget organizimit të një referendumi të cilin si duket askush nuk e dëshiron.

Qeveria pro-pavarësisë e Malit të Zi ka nisur një iniciativë të re duke dëshiruar të arrijë synimin e ndarjes nga Serbia, pa organizimin e referendumit rreth kësaj çështje përçarëse.


Zyrtarët e Podgoricës javën e kaluar dërguan homologëve të tyre serbë një marrëveshje rreth transformimit të Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi në një union edhe më të lirë të shteteve të pavarura.


Burimet e IWPR-së afër udhëheqjes malazeze thonë se strategjia e qeverisë kishte parasysh kundërshtimet zyrtare të perëndimit ndaj një referendumi rreth pavarësisë.


Burimet e njejta pohuan se autoritetet gjithashtu nuk dëshironin të trazonin dhe krijonin edhe më shumë ndarje gjatë referendumit në mes të mbështetësve të pavarësisë dhe mbështetësve të unionit me Serbinë.


Sipas kryeministrit malazez, Milo Gjukanovic, nëse strategjia e tanishme dështon në arritjen e rezultatit të dëshirueshëm, referendumi rreth pavarësisë megjithate do të organizohet në shkurt të vitit 2006.


“Mali i Zi pa dyshim do të përdorë të drejtën e saj për referendum dhe unë e theksova këtë në mënyrë të hapur me partnerët tanë në Beograd dhe Bruksel,” Djukonovic i tha mediave rishtazi.


Mali i Zi justifikon këtë iniciativë duke insistuar se Unioni shtetëror është marrëveshje jofunksionale, e cila po ngadalson hyrjen e Malit të Zi si dhe Serbisë për në BE.


Zyrtarët pohojnë se aplikimet e të dy republikave për tu antarësuar në BE do të jenë më efikasë nëse ato shëndërrohen në shtete të pavarura, dhe në të njejtën kohë duke mbetur në një union të lirë.


Një burim i IWPR-së nga Brukseli ka paralajmëruar se kundërshtimi i vendosur i BE-së rreth shpartallimit të Unionit është duke u dobësuar; mesazhi tani është vetëm që të dyja palët të qëndrojnë të bashkuara “për vetëm edhe një kohë të shkurtër.”


Burimi nga Brukseli shtoj se nëse Mali i Zi bëhet shtet i pavarur, “BE-ja nuk do ti’a kthej shpinën këtij vendi.”


Podgorica dëshiron që Brukseli të bëjë më shumë presion mbi Beogradin që ta pranoj marrëveshjen e re. Në ndërkohë, Podgorica tani ka arsyetimin se ka tentuar të arrijë marrëveshje me Beogradin para organizimit të referendumit.


Unioni i Serbisë dhe Malit të Zi u krijua në vitin 2002 si rezultat i Marrëveshjes së Beogradit, e arritur nën presionin e BE-së.


Si rezultat, Federata e Republikës së Jugosllavisë, FRJ, u shpartallua dhe kështu ish federata e shtrënguar u transformua në një marrëveshje që i ngjante më shumë një konfederate.


Marrëveshje parashikojë që Mali i Zi të heq dorë nga organizimi i referendumit për një periudhë tri vjeçare, kohë e cila do të skadoj në shkurt të vitit 2006 (pasi Karta Kushtetuese e SCG u aprovua në shkurt 2003).


Një zyrtar nga partia qeverisëse e Gjukanoviqit Partia Demokratike e Socialistëve, DPS, i cili insistoj të mbetet anonim, i tha IWPR-së se iniciativa e Podgoricës ishte bërë në marrëveshje me qarqe me ndikim të BE-së të cilat po pranojnë se unioni i tanishëm nuk është duke funksionuar.


“Ky propozim është i mirë për të gjithë,” ai tha. “Mbështetësit e sovranitetit do të fitojnë pavarësinë e Malit të Zi, unionistët do të kenë mbijetimin e unionit, pasi nuk do të ketë bariera me Serbinë dhe BE-ja do të ketë marrëdhënie stabile në mes Malit të Zi dhe Serbisë pa organizimit e referendumit mbi pavarësinë.”


“Diplomatët perëndimorë mendojnë se mbajtja e referendumit mund të jetë problematike prandaj ne jemi duke bërë kompromis,” zyrtari i DPS përfundoj.


Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, dhe Gjukanovic kanë përfshirë në ofertën e tyre edhe premtimin për të vazhduar lëvizjën e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit në mes të republikave, të modeluar sipas marrëdhënieve të tanishme në mes të shteteve të BE-së.


Ata ofruan njohjen e të drejtës së Serbisë për të trashëguar pozitat e SCG-së në organizata ndërkombëtare politike, që do të thotë se Mali i Zi do të aplikoj veçmas për anëtarësim.


Sa i përket unionit, ata propozojnë lidhjen e dy republikave përmes një dhome të asamblesë dhe një bordi me një kryetarë dhe tri komisionerë.


Komisionerët do të jenë në krye të gjërave ende të mbuluara nga unioni, përfshirë çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes.


Qytetarët e dy republikave do të kenë të drejta dhe obligime të njejta në secilën republikë porpos të drejtës për votim.


Unioni i ri ushtarakisht do të funsionoj si një. “Aktivitetet e përbashkëta të dy forcave brenda aleancës ushtarake do të jenë nën komandën e Këshillit Suprem të Mbrojtjes, i përbërë nga presidenti i Serbisë, Malit të Zi dhe presidenti i komisionit të unionit dhe vendimet do të arrihen sipas koncenzusit,” thekson propozimi.


Përderisa kushtet duket të jenë ofruar me qëllim të ndalimit të opozitës ndaj pavarësisë, shumica e unionistëve nuk duken shumë të impresionuar.


Srdja Bozovic, zëvendës i partisë maleze pro-unionit Partia Popullore Socialiste, SNP, deklaroj se kjo iniciativë ishte kundër kushtetutës dhe antidemokratike.


Ky është edhe një tentim i autoriteteve të Malit të Zi për ti’u shmangur organizmit të zgjedhjeve për parlamentin e SCG, thotë ai.


Serbia gjithashtu nuk tregon shenja të dorëzimit nga ofenziva e Podgoricës. Kryeministri serb, Vojislav Kostunica, menjëherë kundërshtoj ofertën.


“Podgorica po ikë jo vetëm nga zgjedhjet parlamentare të Unionit por edhe nga referendumi,” i tha ai mediave. “Ata po mundohen të krijojnë një situatë e cila shpie në ndarje spontane.”


Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, gjitashtu kërkoj nga palët që të ruajnë Unionin, edhepse ai shtoj se ishte i gatshëm të diskutonte propozimin e Malit të Zi.


Me 28 shkurt, Gjukanoviq i tha gazetarëve se përmes kësaj iniciative qeveria e tij dëshirontë të menjanoj të gjitha pengesat drejt anëtarësimit në BE.


“Ne jemi duke nxituar në anëtarësimin në BE dhe NATO dhe kemi përshtypjen se jemi duke humbur kohë me këtë union, dhe për këtë arsye ne kërkojmë pavarësinë,” tha ai.


Mali i Zi nuk dëshiron të ndëshkohet si rezultat i dështimit të Serbisë për të bashkëpunuar me tribunalin e Hagës për krime lufte.


Zyrtarët malazezë frikohen se përkundër dritës së gjelbër nga Brukseli për studim fizibiliteti të SCG për anëtarësim në BE, negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit, SAA, megjithate do të vonohen – kryesisht për shkak të punës së pakryer me Hagën. “Ne jemi duke vuajtur pa fajin tone,” një burim i DPS-it i tha IWPR-së.


Kryeparlamentari malazez, Ranko Krivokapic, i tha ambasadorit gjerman me 28 shkurt se iniciativa e Podgoricës meritonte mbështetje.


Fakti se BE-ja vetëm kishte pranuar nevojën e të ashtuquajturës qëndrim të “rrugës së dyfishtë” rreth anëtarësimit të SCG-së në BE konfirmoj se Mali i Zi dhe Serbia kishin dy sisteme te ndara ekonomike, ai tha.


“Gatishmëria e Malit të Zi për të përfunduar marrëveshjet për anëtarësim në Organizatën Tregtare Botërore në kohë shumë të shpejtë tregon potencialin e Malit të Zi, nëse e përshpejton procesin e anëtarësimit në Evropë si shtet i pavarur,” Krivokapic shtoj.


Svetozar Jovicevic, udhëheqës i OJQ-së Grupi për Ndryshime, kritik i fuqishëm i Gjukanoviqit, gjithashtu është i pajtimit se një union i ardhshëm i shteteve të pavarura ofron një zgjidhje reale për krizen në marrëdhëniet në mes Malit të Zi dhe Serbisë.


“Përparësia qëndron në atë se ky propozim ofron një rrugëdalje për liderët e BE-së,” tha ai për IWPR. “BE-ja do të jetë në gjendje të thotë se ka mbajtur Serbinë dhe Malin e Zi në një lloj unioni duke iu shmangur betejës së vështirë rreth kushteve të referendumit, gjë të cilën ata nuk e dëshirojnë,” ai tha.


Në takimin e 3 marsit në mes Gjukanoviqit dhe Javier Solanës, përfaqësuesi i lartë i BE-së theksoj përkushtimin e unionit ndaj Marrëveshjes së Beogradit dhe Kartës Kushtetuese, duke thënë se rruga drejt Evropës për Serbinë dhe Malin e Zi do të jetë më e mirë dhe më e shpejtë së bashku se sa ndaras.


Më herët, Christina Gallach, zëdhënësja e Solanës, tha se Brukseli frikohej vetëm se propozimi i fundit mund të ndalë ritmin e reformave politike dhe ekonomike që nevojiten për afrimin e Serbisë dhe Malit të Zi drejt Evropës.


Megjithate, Mali i Zi duket se do të insistojë me iniciativën e re. Presidenti Vujanovic i tha mediave se ky propozim përbënte modelin më të mirë për bashkëpunim.


Analistët besojnë se propozimi i Podgoricës është një tentim kryesisht për ti treguar Brukselit se kjo republikë është e gatshme të bëjë kompromis me Beogradin.


Drasko Djuranovic, analist i javorës Monitor, tha se Mali i Zi ka ditur se propozimi do të kundërshtohej nga Serbia; qëllimi ishte që Koshtunica, e jo Gjukanoviq, të prezentohej si problemi në këtë çështje.


“Refuzimi i Serbisë do të jetë arsyetim i mirë për Malin e Zi për të shkuar drejt rrugës së referendumit dhe perëndimi nuk do të ndaloj një gjë të tillë, sikurse ka bërë në të kaluarën,” Djuranovic shtoj.


Nedjeljko Rudovic është gazetar me gazetën Vijesti.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists