SHBA DUKET SE DO TË JAPË ULTIMATUM NË LIDHJE ME ARRESTIMIN E MLLADIQ

Kongresi mund të bllokojë ndihmën për Serbinë nëse i dyshuari kryesor për krime lufte nuk dërgohet në gjykatën e Hagës.

SHBA DUKET SE DO TË JAPË ULTIMATUM NË LIDHJE ME ARRESTIMIN E MLLADIQ

Kongresi mund të bllokojë ndihmën për Serbinë nëse i dyshuari kryesor për krime lufte nuk dërgohet në gjykatën e Hagës.

Tuesday, 6 September, 2005

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mendon të miratojë një ligj i cili do të ndërpriste ndihmën për Serbinë nëse ish shefi i ushtrisë së serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiq nuk dorëzohet pranë gjykatës për krime lufte në Hagë.


Senati amerikan pritet të kërkojë që pagesat e ndihmës për Serbinë të ndërpriten duke filluar nga 1 Mars 2004, nëse Mlladiq nuk arrestohet.


Kjo kërkesë ka ardhur në formën e një amendamenti të një ligji për veprimet jashtë vendit, të cilin senati e ka paraqitur fillimisht në muajin korrik, dhe që autorizon ndihmat e dhëna nga SHBA për vendet e huaja gjatë vitit 2004.


Ndryshimi i ligjit mund të ketë pasoja tepër të rënda për Serbinë, sepse dhuruesit e tjerë si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore mund të ndjekin veprimin Amerikan dhe të ndërpresin ndihmat e tyre.


Njeriu i cili qëndron pas kësaj nisme është senatori Patrick Leahy, përfaqësuesi më i lartë i partisë demokratike në komisionin e fuqishëm të senatit.


Ai ka thënë për IWPR se SHBA i ka mbaruar durimi ndaj refuzimit të Beogradit për të dorëzuar Mlladiq.


"Është dicka e pafalshme që Ratko Mlladiq, i cili ndoshta më tepër se cilido tjetër përvec Millosheviq është përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve të pafajshëm, nuk është arrestuar ende," ka thënë ai. "Në bazë të amendamentit të paraqitur nga unë, ndihma amerikane për Serbinë gjatë vitit të ardhëshëm do të bllokohet deri sa autoritetet ta dorëzojnë atë tek prokurorët e Hagës".


Mlladiq është përmendur në mënyrë të vecantë në një listë kushtesh të cilat duhet të plotësohen për të lejuar vazhdimin e ndihmës.


Këto kushte janë vendosur në një projekt ligj të senatit me numër S.1426.


Ligji lejon pagesat e ndihmës pas datës 1 mars vetëm nëse Serbia "bashkëpunon me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish Jugosllavinë, përfshirë lehtësira për hetuesit e kësaj gjykate, dhënien e dokumentacionit të kërkuar prej tyre, dhe dorëzimin e transferimin e të gjithë të akuzuarve, përfshirë Ratko Mlladiq, ose ndihmë në arrestimin e tyre".


Projekti i parë i ligjit nuk përmbante emrin e Mlladiq. Përfshirja e tij ka ardhur për shkak se senatorët janë të zemëruar nga fakti që ai është ende i lirë.


Në mënyrë që amendamenti të shndërrohet në ligj, ai duhet të miratohet fillimisht nga senati. Më pas dhoma tjetër, dhoma e përfaqësuesve, duhet të miratojë projekt ligjin. Ky proces nuk mendohet të përfundojë përpara fundit të nëntorit.


Senati është pothuajse e sigurtë që do ta miratojë projekt ligjin, sepse si demokratët ashtu edhe republikanët e mbështesin atë fuqimisht.


Vëzhguesit thonë se projekt ligji do të miratohet edhe nga dhoma e përfaqësuesve. "Mesa shoh unë dhoma e përfaqësuesve është edhe më e vendosur se sa senati për cështjen e krimeve të luftës," ka thënë Dr. James Lyon i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, një institut studimor jo qeveritar.


Kjo lëvizje është një tregues i qartë se qëndrimi amerikan ndaj Beogradit po ashpërsohet, pas tre vjet bisedime të pasuksesëshme në lidhje me dorëzimin e Mlladiq dhe të dyshuarve të tjerë. Në vitin 2002, dhe përsëri këtë vit, kongresi ka pranuar që Beogradit ti jepet më tepër kohë për të arrestuar të akuzuarit për krime lufte.


Tani, mesa duket, Uashingtonit i ka mbaruar durimi. Më 10 tetor, sekretari i shtetit Colin Poëell ka dhënë një konferencë për sthyp së bashku me kryeprokuroren e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, gjatë së cilës ai ka thënë: "Ne jemi vecanërisht të interesuar për arrestimin e dy peshqve të mëdhenj - Mlladiq dhe Karaxhiq - të cilët deri më tani kanë mundur ti shpëtojnë arrestimit".


E gjithë kjo ndodh në një moment kur Del Ponte ka shtuar presionin ndaj Serbisë dhe Kroacisë për dorëzimin e të akuzuarve.


Ndërprerja e ndihmave financiare e parashikuar në projekt ligj do të ketë fuqi vetëm mbi Serbinë, dhe jo mbi Kosovën apo Malin e Zi. Edhe një program i financuar nga SHBA në Serbi për forcimin e demokracisë në pushtetin lokal do të përjashtohet nga ndërprerja e ndihmave financiare.


Njoftimi për projekt ligjin është mirëpritur nga vëzhguesit ndërkombëtarë. "Përsëri mesa duket duhet të mbështetemi tek amerikanët për ndërmarrjen e veprimeve të fuqishme," ka thënë konsulenti për cështjet e mbrojtes me qendër në Londër, Duncan Bullivant, një ish zyrtar i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të OKB në Bosnje. "Ky veprim u tregon të gjithëve që proceset gjyqësore ndaj krimeve të luftës janë dicka e rëndësishme".


Tani pritet të shihet se si do të veprojë Beogradi. Zgjedhjet po afrohen dhe qeveria nuk dëshiron të armiqësohet me nacionalistët, gjë e cila do të jetë e pashmangëshme nëse Mlladiq arrestohet.


Shuma e ndihmës financiare që Serbia përfiton nga SHBA nuk është shumë e madhe - rreth njëqind million dollarë në vit - por ndihma është e rëndësishme si një tregues për institucionet e tjera financiare. Pasi marrëveshjet e Dejtonit i dhanë fund luftës në Bosnje, qeveria amerikane ka vazhduar të mos japë asnjë ndihmë për Serbinë, dhe Banka Botërore e Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë pasuar vendimin e qeverisë amerikane. Ka shumë mundësi që këto institucione financiare, dhe Bashkimi Europian, të ndërpresin ndihmat financiare për Serbinë nësë Ëashingtoni merr një vendim të tillë.


Tani vëmendja do të drejtohet edhe nga personi tjetër shumë i kërkuar, ish presidenti i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq.


Projekt ligji i ri amerikan nuk përmend Karaxhiq, por ka mundësi që NATO do të ndjehet nën presion për të kërkuar atë kudo që të jetë fshehur në Bosnje, me qëllim që të tregojë vendosmërinë e saj në lidhje me krimet e luftës.


"Si mundet komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë presion nda Serbisë nëse ai vetë nuk mund të arrestojë Karaxhiq?" ka thënë Bullivant. "Nëse ata që drejtojnë tani në Bosnje nuk mund të dorëzojnë Karaxhiq, si mund ti kërkohet Serbisë të dorëzojë të akuzuarit e saj".


Lyon mendon se ultimatumi amerikan mund të sjellë rezultat. Ai thotë se shumë fonde dhe ndihma mund të jepen nëse Beogradi bashkëpunon seriozisht me gjykatën e krimeve të luftës.


"Ekziston një gadishmëri e madhe për të ndihmuar Serbinë," ka thënë ai. "Por Serbia duhet të ndihmojë vetveten".


Chris Stephen është drejtues i projektit të IWPR në Hagë.


Frontline Updates
Support local journalists