Qello I Pari, Jeto Me Gjate

Ushtaret Jugosllave qe po kthehen tregojne per brutalitetin, kurajon dhe deshperimin ne fushat e luftes per te shpetuar Kosoven.

Qello I Pari, Jeto Me Gjate

Ushtaret Jugosllave qe po kthehen tregojne per brutalitetin, kurajon dhe deshperimin ne fushat e luftes per te shpetuar Kosoven.

Wednesday, 21 July, 1999

Stergjyshi i Dragan ka luftuar kunder Gjermaneve ne Luften e Pare Boterore. Gjyshi i tij eshte perballur si me Nazistet ashtu edhe me Komunistet gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne 1991 i jati i tij rezervist i ushtrise u urdherua te luftonte kunder Kroateve, ne mes te te cileve ai kishte edhe shume miq.


Babai i tij u kthye ne nje karrike me rrota, dhe me nje pension per invaliditet lufte prej rreth 30 Marka Gjermane ne muaj. Pastaj ishte rradha e Dragan, kete here ne luften ne Kosove, kunder guerrilasve Shqiptare te Kosoves dhe forcave ajrore te NATO-s. Ky konflikt perfundoi muajin e kaluar, por lufta e 24 vjecarit Dragan nuk ka marre fund me te.


Ai eshte bere pjese e grupit te rezervisteve te nxehur te cilet perdoren makinat e tyre te blinduara per te bllokuar qytetin qendror te Serbise Kraljevo. Ata protestonin ndaj refuzimit te shtetit per te paguar ata per javet qe kane kaluar larg nga shtepite e tyre, familjeve dhe puneve te tyre te zakoneshme, por shkaqet e zemerimit te tyre jane me te thella se mungesa e parave.


“Ne njesitin tim te ushtrise ne Kosove kishte 20 vete, pjesa me e madhe punetore dhe fshatare,” thote Dragan. “Ne nuk kemi shkrehur asnje arme, ndersa pese nga shoket e mi vdiqen nga nje bombe e NATO-s dhe dy te tjere nga snajperat Shqiptare.


“Ne u terhoqem nga Kosova, duke lene lamtumiren ne mes te mallkimeve te civileve Serb te cilet ne duhet te mbronim, por qe i lame si qen te rrahur. Ne u larguam si prostituta. Ketu u pershendetem nga TV i Miloshevicit. Ata na thane se ne kishim fituar. Kunder kujt kemi fituar me te vertete?”


Sipas shifrave zyrtare, te kundershtuara nga shume banore lokale, Kraljevo me nje popullsi prej 50,000 banoresh, ka humbur 41 burra te vrare ne luftime gjate konfliktit, dhe 90 te tjere jane plagosur. Leskovac nje qytet akoma me i vogel ne Serbine Lindore, ka humbur 57 burra te vrare dhe me teper se 100 te plagosur.


Shifrat e verteta te viktimave ndoshta nuk do te merren vesh kurre, sepse si ushtria ashtu edhe qeveria jane shume te kujdeseshme per te dhene shifra. Kur perfunduan luftimet ne Qershor, Gjenerali Nebojsa Pavkovic, i cili komandonte ushtrine ne Kosove deri ne terheqjen e saj, tha se vetem 161 njerez kishin vdekur atje.


Te vraret ishin te paret qe u kthyen ne Kraljevo, pastaj te plagosurit, te ndjekur nga tanket e ushtrise Jugosllave, dhe me ne fund nga refugjatet, mbi traktore apo ne kembe, qe largoheshin nga hakmarrja e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Askush nga keta nuk ishte i kenaqur, bile as oficeret te cilet u dekoruan ne rrugen e kthimit. Por rezervistet kane aresye te vecante per te qene te nxehur. Ata lane pas shkaterrime ne Kosove; dhe ne shtepi gjeten perseri shkaterrime te cilat i pershendesin ata.


Kjo eshte aresyeja qe Dragan mallkon fatin e tij. Qe ne momentin qe u largua nga Kosova, thote ai, ai ka pasur vetem nje deshire: “Te largohet sa me shume nga Serbia dhe te kete femije ne nje bote tjeter, ku mund te sigurohem qe ata nuk do te kene te njejtin fat me mua.”


Darko, nje djale nga qyteti 18 vjecar dhe i apasionuar kompjuterash, u gjet ne fshatin Kosare ne Kosove, prane kufirit Jugosllavo-Shqiptar.


“Nje here nje predhe ra vetem gjysem metri nga vendi ku une po rrija,” kujton ai. “Une e pashe ate dhe po prisja qe te shperthente. Kur e pashe qe nuk do te shperthente, u ula ne gjunje dhe e putha. Faleminderit Mis, thashe, ti e di qe une nuk jam nje femije i keq…”


Ai thote se lufta i shnderroi njerezit ne kafshe, edhe ata te cilet normalisht nuk mund te vrisnin as nje mize. Vdekja e miqve i bente ata te merrnin hak ne menyre te tmerrshme ndaj Kosovareve. E vetmja rregull, thote Darko, ishte “qello i pari - jeto me gjate”.


Gjate betejave te ashpra me guerrilat e UCK-se, ai dhe shoket e tij ushtare premtuan se nuk do ti linin kurre shoket e plagosur prapa qe ti kapte UCK-ja. “Nje here rreth mesnates, nje bombe e NATO-s na goditi,” kujton ai.


“(Shoket e tij) Sasa dhe Dragan u vrane ne moment. Une ndjeva dhimbje te thella ne stomak dhe ne shpine. Mendova se do te vdisja. Une ju luta shokeve te mi qe me mire te me vrisnin se te me linin pas. Ata me mbajten per tre kilometra neper male, dhe shtigje te thepisura. Ata me shpetuan jeten time nga e cila une nuk kam asgje per te treguar, pervec ketyre pese plageve ne trup.”


Shume njerez mendojne se me teper ushtare jane vrare nga UCK-ja se sa nga bombat e NATO-s. Nje oficer i ri nga qyteti perendimor i Uzice ne Serbi beson se snajperet e UCK-se ishin me te rrezikshem se bombarduesit B-52 Amerikane.


“Me ndihmen e asaj fuqie ajrore, pilotet Serb do te kishin shkaterruar gjysmen e Europes Perendimore, thote ai. “Ndersa Amerikanet shkaterruan vetem pesembedhjete tanke, nja dy ura dhe disa fabrika--te cilat tani duhet ti rindertojne per Shqiptaret!”


Pjesa me e madhe e rezervisteve thone se ata kane vajtur me deshire ne Kosove, por nuk kane deshire te flasin per punen e tyre atje. Te pyetur rreth spastrimit etnik dhe vrasjeve ne mase te civileve Shqiptare, ata reagojne te zemeruar. “Lufta po behej atje,”thote Zoran L, nje mesues 30 vjecar nga Kraljevo, “por jo ajo qe dhane CNN apo BBC, apo ajo qe TV dhe radiot e Miloshevicit tregonin.


“Une jam baba i dy femijeve dhe disa here, kam shpetuar nena Shqiptare dhe femijet e tyre nga shtepite qe digjeshin,” thote ai. I pyetur per te treguar ata qe vinin zjarret, Zoran merr te njejtin pozicion te perseritur nga shume Serbe veterane te konfliktit.


“Ne Kosove, si ne asnje vend tjeter ne bote, ka nje ligj te pashkruajtur te marrjes se gjakut. Kur nje Shqiptar apo Serb vret dike, familja e viktimes duhet te marre hak per vrasjen e tij. Ne kemi qene deshmitare te gjakmarrjeve ndermjet Shqiptareve dhe Serbeve dhe kemi qene edhe viktima te tyre…


“Une nuk guxoja te ndaloja nje Serb qe merrte hak per vrasjen e te jatit te tij nga nje Shqiptar. Ai Serb kishte te drejte sipas “ligjit” te tij. Ne vetem se varrosnim te vdekurit dhe lusnim Zotin qe te mos qelloheshim nga bombat apo snajperat.”


Nje nga shoket e tij, i vendosur ne kufirin Shqiptaro-Jugosllav gjate konfliktit, shpjegon se si njesiti i tij gjeti nje Shqiptar te plagosur rende ne nje shtepi te djegur. Ai u mjekua dhe u largua nga kampi yne dhjete dite me vone.


“Te nesermen ne mengjes e gjetem te vrare. Vete Shqiptaret e kishin vrare ate dhe i kishin shkruajtur me thike fjalen “UCK” ne balle. Shqiptaret na urrejne kaq shume sa vrasin edhe njerezit e tyre po ti shpetojne Serbet.”


Rade D. nje rezervist tjeter i ushtrise nga Uzice ka kaluar dy muaj ne jug te Kosoves, perreth qytetit te Pejes. Ne kohe paqeje ai eshte fermer, pa ndonje eksperience ne ushtri, por megjithate ai eshte urdheruar te bashkohet me ushtaret ne kerkimin e forcave armike ne per zona te ndryshme.


Qekur eshte kthyer ai nuk mund te fleje, dhe mendon per efektet mendore te stresit post traumatik, ndonjehere e quajtur “sindroma e Vietnamit” per shkak te shume ushtareve Amerikane te cilet pesuan deme psikologjike nga eksperiencat e tyre te luftimit gjate luftes ne Vietnam.


“Snajperat Shqiptare na sulmuan nga catite dhe dy nga njerezit tane mbeten te vrare,” kujton ai. “Pastaj ne filluam te bombardonim shtepite. Shtepite digjeshin, grate dhe femijet Shqiptare vraponin neper rruge, ndersa burrat drejt pyjeve.


“Ne u vume ne ndjekje te tyre dhe kapem tre. Ne i pyetem se kush hapi zjarr dhe ata benin sikur nuk kuptonin. Ne i lidhem dhe i morrem me vete ne komande per ti pyetur, por Serbe lokale te Kosoves na dolen perpara patrulles tone dhe i vrane te tre ata.


“Pastaj ne u vume ne ndjekje perseri dhe per pak sa nuk vrame nje grup paraushtarakesh nga Serbia, te cilet ndjekin vetem rregullat dhe ligjet e tyre. Kjo nuk ishte nje lufte, kjo ishte nje cmenduri, ku cdo i cmendur mendonte se ishte gjeneral.”


Paraushtaraket ishin te pameshirshem ndaj atyre qe kapnin, dhe nuk i kushtonin vemendje rezervisteve. “Nje here ne donim te lironim nje grup burrash, Shqiptare,” thote Rade. “Paraushtaraket erdhen dhe thane se ata njihnin ne mes tyre dy anetare te UCK-se. Ata na mallkuan neve, dhe na quajten “partizane budallenj te Titos”. Ata i morren Shqiptaret dhe u zhduken ne drejtim te paditur.”


Disa paraushtarake nuk e kane pelqyer kete eksperience. Boban, 32 vjec, nje veteran i lufterave ne Kroaci dhe Bosnje, eshte rreshtuar vete si vullnetar. “Une shkova ne Kosove jo sepse e dua Miloshevicin, apo se urrej Shqiptaret, por vetem per te perdorur eksperiencen time ushtarake per te ndihmuar Serbet e Kosoves te mbronin shtepite e tyre.


“Por ndersa ne mbronim fshatrat e tyre, ata shkonin ne shtepite fqinje duke vjedhur dhe bastisur shtepite e Shqiptareve!” thote ai. “Une nuk mund ta besoj se si televizori i nje Shqiptari do te thoshte me shume se sa vete jeta e tyre per keta Serbe!”


Ai nuk mund te kuptonte as edhe Shqiptaret e Kosoves. “UCK-ja ka vrare me shume njerez te tyre se ne. Ata i vrisnin ata vetem se punonin ne fabrikat e Serbeve dhe ne nje fare menyre konsideroheshin si besnike te regjimit Serb.”


Nje rezervist tjeter nga Kraljevo ka pare ti vriten gjashte shoke, dhe 20 te plagosur. “Kur ne futeshim ne veprim, me pare bombardonim shtepite. Nje here ne goditem gabimisht nje shtepi Serbe,” thote ai. “Ne nuk e njihnim terrenin. Serbet vendas ishin shume te zene duke u hakmarre ndaj fqinjeve te tyre apo duke vjedhur ndonje makine te bukur, dhe nuk kishin kohe te na drejtonin ne.


“Po tani cfare? Familja e shokut tim qe u vra ne beteje merr vetem 25 Marka Gjermane ne muaj perfitim nga shteti. Kam frike se i gjithe shteti se bashku me Miloshevicin nuk vlejne me shume se aq!”


Artikullshkruesi eshte nje gazetar ne Serbi emri i te cilit nuk behet publik.


Frontline Updates
Support local journalists