Serbet e Bosnjes Kundershtojne Pajtimin
Tensionet e ringjallura ne Banja Luka rrezikojne pajtimin ne Republiken Serbe te Bosnjes.
Serbet e Bosnjes Kundershtojne Pajtimin
Tensionet e ringjallura ne Banja Luka rrezikojne pajtimin ne Republiken Serbe te Bosnjes.
Gjashte vjet pas marreveshjes se Dejtonit duket se udheheqja e Serbeve te Bosnjes eshte bindur apo detyruar te pranoje rregullat baze te demokracise, bashkejetesen paqesore dhe tolerancen.
Problemi eshte se disa nga ata qe i ndoqen pas gjate viteve te luftes e kane te veshtire ta pranojne nje gje te tille.
Kjo u duk qarte ne 18 Qershor kur nje ceremoni e riprogramuar per te shenuar fillimin e projektit per rindertimin e Xhamise Ferhadija, me e vjetra dhe me e bukura ne Bosnje, u prish nga dhuna nderetnike.
Pamjet televizive si dhe fotot e policeve te mbuluar nga gjaku si dhe te demonstruesve qe shperndaheshin me pompa uji dhe gaz lotesjelles u bene te njohura ne mbare boten. Keto skena i bene mjaft njerez te dyshojne nese do te arrihet ndonjehere pajtimi ne Bosnje.
Gjate ceremonise se pare ne 7 Maj demonstruesit mposhten forcat e keq-organizuara te policise lokale dhe goditen me gure besimtaret Muslimane. Nje prej tyre vdiq nga plaget disa dite me vone.
Gjate ceremonise se dyte policia, snajperet e NATO-s te vendosur ne maje te godinave dhe turma gazetaresh qe prisnin fillimin e trazirave rrethuan xhamine nen nje shi te rrembyeshem. Dukej si nje skene absurdi. "Me shkaktonte te ngjethura ne trup," thote nje reporter nga nje kanal televiziv lokal.
Por kete rradhe policia lokale ishte organizuar me mire. Mbi dy mije forca policore te pajisur me mjetet e duhura, pompa uji dhe bomba me gaz lotesjelles rrethuan vendin.
Kur filloi ceremonia rreth 2,000 demonstrues levizen drejt policicse. Filluan perleshjet qe sollen plagosjen e 15 policeve. Rreth njeqind demonstrues - shume prej te cileve te rrahur po aq keq - u arrestuan. Pavaresisht nga incidentet guri i themelit u vendos.
Mehmet Hrniq, nje Musliman 70 vjeçar banues ne Banja Luka ishte midis atyre qe u sulmuan gjate incidentit te pare. Disa dite me vone ai u rrah ne mes te dites nga nje "patriot" Serb i Bosnjes.
"Nuk e kam frike vdekjen por jam shume i moshuar per ta pesuar per here te dyte nje gje te tille," tha ai duke komentuar mospjesemarrjen ne ceremonine e dyte per rindertimin e xhamise Ferhadija.
Rigjallerimi i dhunes nderetnike ne Banja Luka gjashte vjet pas perfundimit te luftes ve pikepyetje mbi mundesine e pajtimit.
Optimistet vene ne dukje se dy mije demonstrues krahasuar me çerek milion banore te qytetit nuk reflektojne opinionin e vertete publik. Ata theksojne se ne te dy incidentet protestuesit ishin me teper refugjate, veterane lufte dhe ekstremiste.
Optimistet argumentojne se trazirat ne Banja Luka nuk jane me te ashpra se ato te vena re ne disa vende "normale" te Perendimit. Ata thone se Bosnja ka arritur mjaft brenda nje periudhe te shkurter kohore duke sjelle si shembuj bashkepunimin kulturor, ekonomik, politik ndermjet pjeseve te ndryshme te vendit.
Pesimistet theksojne se pavaresisht nga kjo, banoret e Banja Lukes qe nuk moren pjese ne demonstrate kritikuan policine Serbe te Bosnjes per mbrojtjen qe i beri Muslimaneve dhe rrahjes se protestuesve.
Por optimistet kundervihen duke theksuar se sjellja e disa figurave kryesore te udheheqjes se Serbeve te Bosnjes jep shpresa per te ardhmen.
Mirko Sarovic dhe Dragan Cavic, perkatesisht president dhe zevendes president I Republikes Serbe te Bosnjes dhe anetare te famekeqes Partia Demokratike e Serbeve, SDS, moren pjese ne te dyja ceremonite e inagurimit.
Ne nje thirrje drejtuar banoreve te Banja Lukes Caviq vuri ne dukje se "Republika Serbe do te mbroje me vendosmeri vlerat e nje shoqerie demokratike, duke perfshire te drejten per shprehjen e lire te bindjeve fetare".
Megjithate mbetet e paqarte nese te tilla ndjenja perfaqesojne nje ndryshim te lavderueshem ne qendrim apo thjesht nje pergjigje ndaj presionit nderkombetar.
Pas trazirave te 7 Majit agjencite nderkombetare dhe qeverite Perendimore kercenuan me vendosje te sanksioneve ekonomike ndaj Republikes Serbe nese nxitesit nuk viheshin perpara drejtesise dhe nese nje ceremoni e dyte nuk organizohej.
Pas ketyre paralajmerimeve Caviq theksoi se udheheqja e Republikes Serbe nuk do te toleronte perseritjen e trazirave te 7 Majit pasi kjo rrezikonte te ardhmen e vendit. Nese keto deklarata te Caviq jane rrjedhoje e tolerances etnike kjo mbetet per t'u pare ne muajt ne vijim kur do te mbahen ceremoni te tjera per ringritjen e xhamive dhe kishave katolike te shkaterruara gjate luftes.
Nderkaq 50 police Serb te Bosnjes sigurojne ruajtjen e vendit ku do te ngrihet xhamija Ferhadije.
Gordana Katana eshte korespondente ne Banja Luka e te perditshmes Oslobodjenje te Sarajevos.