RUMANIA HARRON FSHATARËT E GODITUR NGA VËRSHIMA

Derisa qeveria është e përqendruar në betejat rreth reformave të BE-së, kritikët thonë se ajo po harron obligimet parësore ndaj viktimave të fatkeqësisë natyrale.

RUMANIA HARRON FSHATARËT E GODITUR NGA VËRSHIMA

Derisa qeveria është e përqendruar në betejat rreth reformave të BE-së, kritikët thonë se ajo po harron obligimet parësore ndaj viktimave të fatkeqësisë natyrale.

Fshatarët në vendet e vërshuara në Rumaninë perëndimore thonë se telashe e tyre po injorohen derisa qeveria përqendrohet në reformat lidhur me Bashkimin Evropian.


Rreth 4500 njerëz në komunat Timis dhe Caras në Rumaninë perëndimore janë duke jetuar në baraka dhe tenda qe disa muaj, pasi vërshimi shkatërroj shtëpitë e tyre.


Ata kanë humbur gati gjithçka në katastrofë, përfshirë shtëpitë, të mbjellurat dhe mobiljet.


Më e keqja ende nuk është kaluar, pasi qeveria ende nuk ka filluar planet për ndërtimin e shtëpive të reja.


“Njerëzit kanë pak shpresa se do të kenë shtëpi të reja deri në vjeshtë,” tha Cristian Pavel, një prift nga Timisoara, i cili punon me departamentin e Kishës Ortodokse për shërbime sociale.


"Ndërtimi i shtëpive është shumë më i rëndësishëm për ata se sa ndëgjimi i premtimeve të qeverisë se si jeta do jetë më e mirë brenda Bashkimit Evropian.”


Rreth 600 kilometra larg, në Bukuresht, qeveria pohon se po merret me problemet e të evakuuarve në disa komuna të Rumaninë, perëndimore, qendrore dhe lindore.


Vërshimat ishin rezultat i kohës së lagësht verore, derisa metereologët raportojnë rreshje më të mëdha në 50 vitet e fundit.


“Ne jemi duke monitoruar situatën dhe kemi marrur të gjitha masat e nevojshme për të ndihmuar njerëzit,” pohoj deklarata për shtyp e qeverisë.


Por injorimi i popullatës së pastrehë në Timis dhe Caras i ka ofruar opozitës një mundësi për të akuzuar qeverinë se ajo ka prioritete të gabuara.


“Qeveria po përqendrohet në gjëra të pakuptimta si zgjedhjet e parakohshme në vend të ofrimit të ndihmës për njerëzit në rajonet e goditura nga vërshimat,’ tha ish presidenti Ion Iliescu me 12 korrik.


"Zgjedhjet e parakohshme do të thotë shpenzim i kotë i të hollave, të cilat në fakt duhej të shkonin tek njerëzit,” shtoj Iliescu, i cili është gjithashtu lider i opozitës Partisë Socialdemokrate, PSD.


Iliescu ka kërkuar që Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes së vendit të diskutoj situatën.


Zgjedhjet u ngritën në agjendën e qeverisë me 8 korrik kur kryeministri Calin Popescu Tariceanu deklaroj se administrata e koalicionit gjashtë muajsh do të duhet të jap dorëheqje pasi Gjykata Kushtetuese bllokoj një pako të ligjeve të drejtuara ndaj ndryshimit të gjyqësisë sipas normave të BE-së.


“Reformat gjyqësore tani janë bllokuar,” ai tha. “Zgjedhja është të kthehemi tek votuesit për të pritur vendimin e tyre.”


Qeveria insistoj se 17 ligjet e saja të reformave, të cilat caktonin moshën për pensionim dhe vendosja e rregullave rreth emërimit në gjykata, ndër çështjet e tjera, ishin në përputhje me kërkesat e BE-së .


Shumë analistë politikë thanë se dorëheqja e qeverisë mund madje të vonoj procesin e anëtarësimit të Rumanisë.


“Tani mundësia për shtyerjen e anëtarësimit në BE është 50 përqind,” kompania Standard & Poor pohoj në një deklaratë të fundit. “Koha e caktuar për përfundimin e reformave është reduktuar, si rezultat i zgjedhjeve të pritura, të planifikuara për këtë vjeshtë.”


Investorët gjithashtu janë të brengosur. “Dorëheqja e qeverisë do të dëmtoj klimën e biznesit sepse periudha e tensionuar që do të pasoj do të ngadalsoj ritmin e vendimeve ekonomike,” tha një biznismen vendor. Qeveria tani po mundohet të gjejë dalje nga kjo dilemë. Me 12 korrik, Tariceanu deklaroj se ai mund të rishqyrtoj vendimin e tij të jap dorëheqje pasi Presidenti Traian Basescu kërkoj nga parlamenti të gjejnë mënyra për të aprovuar ligjet mbi reformat.


Basescu kërkoj nga parlamenti që të riformuloj disa nene në ligjet e propozuara, në mënyrë që masat të aprovohen në kohë për anëtarësimin e Rumanisë në BE në 2007. Dy dhomat e parlamentit aprovuan disa reforma gjyqësore këtë javë, por Tariceanu tha se kjo nuk do të mjaftoj për të siguruar se vendi të anëtarësohet në BE sipas planit – dhe ai tani planifikon të largohet javën e ardhshme.


Por në ndërkohë, njerëzit në rajonet e goditura nga vërshimat në perëndim dhe qendër të Rumanisë ndihen të harruar, dhe thonë se Evropa duket të jetë shumë larg.


Ata ende presin për ndihma të cilat ata thonë se i takojnë atyre. Familja Romanet nga Foeni në komunën Timis ka pesë fëmijë – njëri nga të cilët ka virusin HIV.


Shtëpia e tyre ishtë shkatërruar në mars kur një lum u vërshua pas disa ditësh të të reshurave të rënda. Tani ata kanë filluar të ndërtojnë një shtëpi të re, por pa ndihmën e shtetit. “Për ne, integrimi në BE është një ëndërr e largët,” tha një anëtar i familjes. “Ne po presim ndihma nga qeveria e cila na ka premtuar, por ato ende nuk kanë arritur.”


Cristina Liberis është gazetare me kompaninë publike televizive TVR.


Frontline Updates
Support local journalists