TE RINJTE RUMUN PRE E HEROINES

Nje numer gjithnje e me i madh te rinjsh ne Rumani po bien viktime e droges, ndersa autoritetet e kane te veshtire te luftojne kete plage.

TE RINJTE RUMUN PRE E HEROINES

Nje numer gjithnje e me i madh te rinjsh ne Rumani po bien viktime e droges, ndersa autoritetet e kane te veshtire te luftojne kete plage.

Tuesday, 6 September, 2005

I parruar dhe me nje shikim te paqarte, 24 vjecari Laurentiu lyp pothuajse cdo dite ne stacionin qendror te trenave ne Bukuresht. Ai ka rreth dy vjet qe ben kete pune, dhe te gjitha parate qe siguron i shpenzon per te marre droge.


"Une kam filluar te tymos hashish kur kam qene 20 vjec, se bashku me shume shoke te mi," thote ai. Me kalimin e kohes, ai ka provuar droga te tjera me te forta, duke arritur tek heroina, te cilen tani e injekton ne damar.


Gjate vjeteve te fundit, ka pasur nje rritje dramatike ne perdorimin e drogave, ndersa vendi dhe shoqeria kane kaluar nje periudhe te veshtire tranzicioni nga komunizmi drejt shoqerise se ekonomise se tregut. Ne nje studim te koheve te fundit te kryer nga ministria e shendetesise ne qytetet me te medha te Rumanise, ka rezultuar se dhjete perqind e te rinjve te intervistuar kane provuar heroinen.


"Perdorimi i droges ne moshen 15 dhe 16 vjecare eshte shtuar me rreth 200 perqind, gjate tre vjeteve te fundit, ndersa autoritetet duken te pafuqishme ne luften ndaj kesaj plage," thote Dr. Adrian Streinu-Cercel, i cili ka koordinuar kete studim.


Laurentiu eshte derguar ne spital nga e ema e tij pasi ka filluar te vjedhe prej saj per te blere droge. Ai eshte pranuar ne nje qender rehabilitimi njembedhjete here, por asnjehere nuk ka qendruar per te perfunduar trajtimin. Tani ai eshte braktisur nga familja dhe jeton ne rruge. "Natyrisht une dua te heq dore, sepse e di se ku te con," thote ai. "Tre shoke te mij kane vdekur nga mbidoza, por cfare te bej?"


Tetorin e kaluar, autoritetet kane nisur nje program kombetar anti droges per te luftuar kete plage, e cila eshte perkeqesuar indirect nga pasojat e tjera te krizes ekonomike. Nje shkurtim i programeve sociale te financuara nga qeveria, si qendrat sportive dhe kulturore kane lene nje numer te madh te rinjsh te papune te sillen neper rruge, pikerisht ne momentin kur droga filloi te hynte ne vend.


Ne Bukuresht, heroina mund te gjehet lehtesisht ne klube, bare apo kudo ku mblidhen te rinjte. Me nje cmim prej pese dollare nje doze, ajo eshte gjithashtu relativisht e lire, duke bere qe te shnderrohet ne drogen e preferuar per shume perdorues droge. Te dhenat e policise tregojne se rreth 44 ton heroine jane bllokuar gjate nente muajve te pare te vitit te kaluar, nje rritje e ndjeshme ne krahasim me vitin 2000, kur jane bllokuar vetem 37 kilogram.


"Rumania eshte shnderruar ne nje qender tranziti dhe destinacioni per heroinen dhe hashishin e sjelle nga Turqia dhe republikat e Azise Qendrore," ka thene sekretari i shtetit ne ministrine e brendeshme, Gjeneral Pavel Abraham. Drogat sintetike, kryesisht te prodhuara per ne tregun Perendimor, kane filluar te vijne nga laboratoret ne Hungarine dhe Bullgarine fqinje.


Gjate dhjete vjeteve te fundit, policia ka arrestuar vetem 1,200 kontrabandiste, nje numer i vogel krahasuar me sasine e madhe te droges qe hyn ne vend. "Eshte shume e veshtire te kapesh keta trafikante kur ne nuk kemi asnje ligj per mbrojtjen e deshmitareve dhe ligji nuk lejon policine te punoje ne menyre te fshehte," thote Abraham.


Furnizimi eshte nje problem, por ekspertet thone se qeveria mund te beje me teper per te ulur kerkesen. "Autoritetet kane tendencen ta konsiderojne perdorimin e droges si nje ceshtje kriminale," thote Dr. Lucian Suditu, nje specialist i ceshtjeve te droges ne Bukuresht. "Njerezit mendojne se per shkak se drogat perdoren per kenaqesi, varesia nga to nuk eshte nje semundje. Ata e konsiderojne ate me teper nje perversitet, per te cilin keta njerez meritojne pasojat qe kane".


Edhe zyrtaret e shendetesise preferojne te trajtojne simptomat fizike te abuzimit te drogave pa sqaruar rrenjet e problemit te cilat jane sociale dhe psikologjike, thote ai. "Qeveria duhet te ndermarre nje ndryshim radikal ne qendrimin ndaj perdorimit te drogave. Qeveria duhet te edukoje femijet ne shkolla dhe te ndihmoje familjet e prekura nga ky problem. Vetem atehere mund te shpresohet ne ndonje sukses nga forcat e rendit ne kete drejtim".


Constantin Radu eshte nje gazetar i gazetes se perditeshme Realitatea Romaneasca.


Frontline Updates
Support local journalists