MAQEDONI: RINDIZET DEBATI PER VRASJEN E PAKISTANEZEVE

Shperthimi i bombes ne konsullaten e Maqedonise ne Karaci ka shtuar zerat per hetimin e vrasjes se disa shtetasve Pakistaneze nga policia Maqedonase vitin e kaluar.

MAQEDONI: RINDIZET DEBATI PER VRASJEN E PAKISTANEZEVE

Shperthimi i bombes ne konsullaten e Maqedonise ne Karaci ka shtuar zerat per hetimin e vrasjes se disa shtetasve Pakistaneze nga policia Maqedonase vitin e kaluar.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje sulm me bombe ne konsullaten Maqedonase ne Karaci me 5 Dhjetor ka rindezur debatin dhe kerkesat per hetime ndaj vrasjes se gjashte Pakistanezeve vitin e kaluar ne nje prite nga policia Maqedonase, e cila ka deklaruar se ata ishin terroriste. Komentatoret Perendimore dhe ata Maqedonas kane perseritur mendimin e tyre se viktimat e kesaj prite nuk kane qene aspak terroriste por emigrante te varfer te cilet ishin ne rruge per te gjetur pune ne Greqi.


Ljubomir Frckovski, ish minister i jashtem i Maqedonise dhe professor i se drejtes nderkombetare, ka thene per median se "Ashtu si ne kerkojme hapjen e nje hetimi te plote nga autoritetet Pakistaneze, edhe ne duhet te hetojme per vrasjen e emigranteve Pakistaneze ne Maqedoni.


"Nese ne nuk e bejme nje gje te tille, nuk kemi te drejte te kerkojme nga autoritetet e Pakistanit hetimin e plote te shperthimit te bombes ne Karaci".


Nje diplomat i larte perendimor ne Shkup e pranon nje gje te tille: "Pavaresisht nese keto dy ngjarje kane lidhje me njera tjetren apo jo, vrasja e atyre te shtateve duhet te hetohet. Nese nuk behet nje gje e tille, atehere reputacioni i Maqedonise ne komunitetin nderkombetar do te demtohet rende dhe do te duhen shume vite per permiresimin e tij".


Tre njerez kane vdekur ne sulmin ne Karaci, asnje prej te cileve nuk ka qene Maqedonas. Ministria e jashteme e Shkupit ka deklaruar menjehere se shperthimi i bombes ishte i lidhur me rrjetin al-Qaeda te Osama Bin Laden.


Ne nje deklarate te ministrise se jashteme te Maqedonise thuhej se "Sipas informacioneve jo zyrtare, organizatori i mundeshem i ketij sulmi mund te kete qene nje celule e rrjetit te al-Qaeda ne Pakistan".


Policia e Karacit ka thene se viktimat e shperthimit te se Enjtes kane qene nje roje dhe dy persona te paidentifikuar, te cilet mendohet se jane vrare perpara shperthimit te bombes. Asnje Maqedonas nuk punonte ne zyrat e konsullates.


"Ky eshte natyrisht nje akt terrorizmi, por ne nuk kemi asnje te dhene ne lidhje me fajtoret," ka thene nje zyrtar i policies Pakistaneze. Njoftohet se ne hetimin e kesaj ngjarjeje jane perfshire edhe anetare te sherbimeve sekrete Amerikane dhe Britanike ne Karaci.


Zedhenesja e ministrise se jashteme Santa Argirov ka thene se konsulli i Maqedonise, Bilal Ahmed Qureshi, nje biznesmen i njohur Pakistanez nga nje familje me influence, ka thene se bomba mund te kete pasur lidhje me nje proteste te koheve te fundit ne Karaci nga familjet e gjashte Pakistanezeve te vrare ne nje prite ne Maqedoni me 2 Mars, 2001.


Asnje grup nuk ka marre persiper pergjegjesine per sulmin ne Karaci, por zyrtaret Maqedonas thone se nje mesazh i gjetur ne muret e konsullates paralajmeronte se "Ne jemi anetare te al-Qaeda ne Pakistan. Ne do ti trajtojme te pafete ashtu si na trajtojne ata neve".


Gazeta Wall Street Journal ka njoftuar vitin e kaluar se gjashte shtetasit Pakistaneze dhe nje Indian i vrare me ta kane qene thjesht emigrante te paligjeshem te cilet po perpiqeshin te shkonin ne Greqi me shprese se do te gjenin pune ne prag te lojrave Olimpike. Disa gazetare kane thene se njerezit e vrare nuk kane pasur asnje lidhje me ndonje grupim ekstremist.


Policia Maqedonase, e cila ne ate kohe drejtohej nga ministri i brendeshem, perfaqesues i linjes se ashper, Ljube Boshkovski, ka thene se ky incident ishte mbyllur, dhe nuk kishte asgje per te hetuar. Ai eshte perpjekur te lidhe shtate njerezit e vrare me al-Qaeda dhe luftetaret Shqiptare etnik te cilet ishin perfshire ne konfliktin e armatosur ne Maqedoni ne fillim te vitit 2001.


Nicolas Biegman, ambasador i NATO-s dhe perfaqesuesi politik ne Shkup, ka komentuar ne lidhje me rastin e vrasjes se shtate shtetasve te huaj ne fillim te Nentorit, pas zgjedhjes se nje qeverie te re me te moderuar ne Maqedoni.


"Hetimet e kryera deri me tani tregojne se keta njerez kane qene nje grup njerezish te pafajshem te cilet po shkonin per te punuar ne Greqi, dhe nuk kane pasur asgje te perbashket me ekstremizmin e asnje lloji sic eshte deklaruar me pare," ka thene ai.


"Nese nje gje e tille provohet, atehere familjet e tyre meritojne nje kompensim te madh, dhe pergjegjesit duhet te denohen. Kjo nuk eshte nje ceshtje qe mund te zgjidhet vetvetiu, dhe Maqedonia do te vleresohej shume ne arenen nderkombetare nese do te merrte inisiativen per te zgjidhur kete ceshtje".


Ne kohen kur ka ndodhur vrasja e tyre, Boshkovski ka dhene si prove qe te vraret kane qene muxhahedine, disa uniforma te luftetareve Shqiptare dhe arme, te cilat sipas tij u ishin gjetur te vrareve, megjithese fuqite perendimore e kane kundershtuar gjithnje kete teori. Ministri i ri i brendeshem, Hari Kostov, ka premtuar te rihape kete ceshtje.


Disa diplomate perendimor ne Shkup kane shprehur dyshime se sulmi ne Karaci ka qene nje hakmarrje ndaj vrasjes se Pakistanezeve.


"Ne nuk kemi asnje informacion te qarte se kjo ka lidhje - por edhe asnje prove qe ta perjashtoje nje mundesi te tille. Eshte gjithashtu e mundur qe aresyeja mund te jete shume me e ndryshme," ka thene nje diplomat, i cili deshiron te mbetet anonim.


Autoritetet Maqedonase kane hezituar te lidhin sulmin ne Karaci me ngjarjen e vrasjes se shtate shtetasve. "Ne nuk e dime se cilat kane qene aresyet e ketij sulmi, dhe per momentin nuk kemi asnje aresye te themi se ai ka qene nje hakmarrje ndaj incidentit te muajit Mars," ka thene nje zyrtar i qeverise per IWPR.


Nje zedhenes i Departamentit Amerikan te Shtetit ka denuar sulmin ne Karaci dhe ka thene se nuk kishte ende asnje informacion ne lidhje me organizatoret.


Qe pas sulmit ne Karaci, Shkupi ka urdheruar shtimin e sigurise ne ambasadat e tij. "Ky sulm me ben edhe me te vendosur ne qendrimin tim qe ne duhet te jemi pjese e koalicionit anti terror," ka thene ministrja e jashteme e Maqedonise Ilinka Mitreva per gazetaret.


Saso Ordanoski eshte koordinator i projektit te IWPR ne Shkup dhe kryeredaktor i revistes Forum.


Macedonia, Pakistan
Frontline Updates
Support local journalists