Millosheviq i Lidhur Direkt me Krimet e Luftës

Dëshmitë e një dëshmitari të mbrojtur tregojnë se Millosheviq ka urdhëruar krimet e kryera në Kroaci.

Millosheviq i Lidhur Direkt me Krimet e Luftës

Dëshmitë e një dëshmitari të mbrojtur tregojnë se Millosheviq ka urdhëruar krimet e kryera në Kroaci.

Tuesday, 22 February, 2005

Pas 15 muajsh gjyq, prokurorët më në fund kanë paraqitur atë që shpresojnë të jetë “prova e sigurtë” ndaj Sllobodan Millosheviq.


Një dëshmitar ka paraqitur dëshminë e parë sipas të cilës ish drejtuesi Serb ka urdhëruar njerëzit e tij të persekutojnë mijëra civilë.


Deri më tani, gjyqi ndaj Millosheviq ka nxjerrë prova të bollshme për krimet e luftës të kryera në luftërat në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë – por asnjë provë e cila të provonte se këto krime janë urdhëruar nga ish presidenti Serb.


Kjo ka ndryshuar në mëngjesin e 28 Prill në sallën numër Një të gjykatës së Hagës.


Dëshmitari i mbrojtur, C-48, një ish drejtues në një kazino, ka thënë për gjykatën se Millosheviq ka mbajtur një takim sekret në Mars 1993 në të cilin është paraqitur politika Serbe e spastrimit etnik në Kroacinë lindore.


Ai ka thënë se Millosheviq, të cilin të tjerët e quanin “Bosi”, ka kërkuar hollësi për dëbimet masive në Sllavoninë lindore.


“I pandehuri (Millosheviq) ka parë në drejtim të Stanishiq i cili ka thënë se cdo gjë po shkonte sipas planit dhe se kjo pjesë ishte spastruar nga Kroatët,” ka thënë C-48 për gjykatën. “I pandehuri ka thënë: ‘shumë mirë, kështu keni përmbushur pjesën kryesore të detyrës,”.


C-48 ka thënë se kur Millosheviqit i thanë se nuk kishin mbetur më Kroatë në Sllavoninë lindore, ai është kënaqur pa masë dhe ka thënë “Unë tani po pres të shikoj se si do ta kërkojnë Kroatët Krajinan kur shumica e popullsisë të jetë Serbe,”.


Më pas, Millosheviq është kthyer nga një anëtar i Partisë së tij Socialiste Serbe, SPS, Mihajl Kertes, i mbiquajtur Bracika, dhe i ka thënë: “Ju dhe Frankie (Simatoviq, komandant i komandove Berretat e Kuqe) vazhdoni në këtë mënyrë. Deri tani keni bërë një punë të mirë”.


Në një ditë dëshmish të rëndësishme, dëshmitari, i quajtur vetëm si C-48, ka thënë se takimi nuk është mbajtur në Beograd por në zyrat private të Casino Royal në Novi Sad, kryeqyteti i provincës veriore të Serbisë.


Ky vend është përzgjedhur nga njerëzit e afërt të Millosheviq në shërbimet sekrete.


Millosheviq është takuar me shefine policisë sekrete Jovica Stanishiq, Kertes, Milorad Vuceliq, drejtuesin e televizionit shtetëror, RTS, Marko Kekoviq, drejtorin e TV Novi Sad dhe Radovan Pankov, kryetarin e SPS ne Vojvodina.


Takimi eshte organizuar nga Veselin Vukotiq, pronari i kazinosë.


Vukotiq, një vrasës për llogari të shërbimeve sekrete Jugosllave para luftës, është mburrur para pjesëmarrësve se ka vrarë Enver Hadriu, një dissident të njohur Shqiptar i Kosovës, në Bruksel në Shkurt 1990, ka thënë C-48.


Dëshmitari, edhe vetë një informatory i shërbimeve sekrete, ka thënë se ai ishte në takim për të organizuar dhënien e ëhiskyt dhe pijeve të tjera pjesëmarrësve. Por ai ka dëgjuar cdo gjë që është biseduar në takim dhe më pas i ka hedhur kujtimet e tij në një ditar që mbante.


Ditari, të cilin më pas e ka humbur ndërsa është larguar nga Serbia, ka qenë temë e një mosmarrëveshjeje të ashpër ndërmjet dëshmitarit dhe të pandehurit gjatë seancës së pyetjeve.


Dëshmitari ka thënë se ai ka marrë shënime për përmbajtjen e ditarit ndërsa është përgatitur për një intervistë me hetuesit e gjykatës në Maj 2002. shënimet, të cilat janë paraqitur si prova, janë një “fabrikim” ka thënë më pas Millosheviq. Megjithatë, C-48, ka ngulur këmbë duke thënë se ato kanë qenë të bazuara në shënimet origjinale të tij në ditar të cilat ai i kishte hedhur vetëm pak ditë pas takimit.


Roli i Simatoviq është përshkruar nga dëshmitari më pas në detaje më të hollësishme.


Dëshmitari ka qenë në makinë me të dhe Darko Asanin, një figurë e njohur e botës së krimit, gjatë udhëtimit për në Erdut, kryeqyteti i Serbëve të Kroacisë, për një takim me Goran Haxhiq, president i entitetit kryengritës së Republika Srpska Krajina në Prill 1993.


Gjatë rrugës së kthimit për në Beograd, Simatoviq është ankuar për drejtuesit e Serbëve të Bosnjes, të cilët në atë kohë nuk kishin pranuar një plan paqeje të përgatitur nga të dërguarit ndërkombëtar Cyrus Vance dhe Lord David Oëen.


“Ne i kemi dhënë atij cdo gjë, dhe tani ai hiqet si shumë i zoti,” ka thënë Simatoviq për Radovan Karaxhiq, presidentin e entitetit Serb të Bosnjes, Republika Srpska, RS. Ai ka thënë se në ndryshim nga ai, Haxhiq ka qenë i bindur.


Në takimin e Novi Sad, ka vazhduar dëshmitari, Millosheviq ka vlerësuar lart xhelatët e tij dhe ka premtuar se ai do të siguronte armët e nevojëshme për vazhdimin e punës së tyre të tmerrshme. “Për sa i përket materialeve, vetëm hapni gojën dhe kërkoni,” ka thënë ai.


Millosheviq më pas i është kthyer temës së komandantit paraushtarak famëkeq, Zheljko “Arkan” Raznatoviq.


Në atë kohë, Tigrat e Arkanit po terrorizonin Kroatët dhe Muslimanët. “A është nën kontroll Arkan?” ka pyetur Millosheviq Kertesin, ka thënë C-48. “Shumë mirë. Shumë mirë. Vazhdoni ta mbani nën konroll. Ne kemi nevojë për njerëz si ai tani, por askush nuk duhet të mendojë se ata janë më të fuqishëm se shteti”.


Për prokurorët, kjo dëshmi, nëse pranohet nga gjykatësit, do të tregojë se forcat e Arkan kanë qenë nën drejtimin e Millosheviq – dicka të cilën ai e ka kundërshtuar vazhdimisht.


Millosheviq u ka thënë njerëzve të tij se synimi ishte krijimi i “një shteti të vetëm Serb”, i cili do të përfshinte RS, Republika Srpska Krajina, Malin e Zi dhe Serbinë.


Duke dominuar dy shtetet e vogla në Bosnje dhe Kroaci, Millosheviq shpresonte gjithashtu të siguronte kontrollin edhe në Malin e Zi i cili ishte rebeluar. “Do të jetë më e lehtë të mbajmë nën kontroll Malin e Zi në rast se ata fillojnë të bëjnë ndonjë trazirë,” ka thënë ai në takim.


Dëshmitari ka treguar se kazinoja është përdorur si një vend ku mblidheshin komandantë paraushtarak, shefat e shërbimeve sekrete, kontrabandistët e drogës dhe drejtuesit e televizioneve të cilët, sipas tij, përbënin elitën e korruptuar të Serbisë së Millosheviqit.


Këtu, bosët e luftës mburreshin për tmerret që u kishin shkaktuar njerëzve në Bosnje dhe Kroaci. “Në atmosferën që mbizotëronte, krimet ndaj civilëve Kroatë dhe Muslimanë konsideroheshin si një formë prestigji,” ka thënë ai.


Dëshmitari ka thënë se gjatë kohës që ka shërbyer në kazino, ai ka dëgjuar se zyrtarë të lartë të policisë kanë përdorur bandat kriminale për të organizuar shitjen e sasive të mëdha të heroinës trafikantëve të drogës në Kroaci. Asanin ka qenë përgjegjës për operacionet e tilla, por dëshmitari ka thënë se ky operacion është kryer me lejen e Stanishiq.


“Ai kishte detyrën e organizimit të trafikimit të sasive të mëdha të heroinës në Kroaci. Qëllimi ka qenë dobësimi i moralit të të rinjve Kroatë për të luftuar. Unë kam qenë i tmerruar dhe shumë i tronditur pasi këto veprime kriminale ishin të ngjashme me ato të Nazistëve,” ka thënë C-48.


Droga qarkullonte lirisht në kazino. “Ne u jepnim narkotikë disa anëtarëve të shërbimeve sekrete shtetërore të cilët në këtë mënyrë relaksoheshin,” ka vazhduar dëshmitari.


Kazinoja gjithashtu ofronte edhe prostituta. “Ato punonin si shoqëruese,” ka thënë ai. “ato përdoreshin për – si ta them – kënaqjen e nevojave të politikanëve dhe njerezve të tjerë që vinin në kazino”.


Dëshmitari ka filluar të punojë si një informator në Qershor të vitit 1992. Detyra e tij ishte të spiunonte Kroatët vendas, disa prej të cilëve miq të tij, dhe në këtë mënyrë është shpërblyer duke u afruar në rrethin e ngushtë të Millosheviqit.


“Për të qenë i ndershëm, në kohën që pranova ofertën (nga policia sekrete), mendova se do të dërgoja vetëm ndonjë informacion të përgjithëshëm. Tani ndjehem i turpëruar. Kam abuzuar me besimin që kishin tek mua njerëz dhe miq të afërt. Si të gjithë të rinjtë unë jam gënjyer nga paga e lartë dhe mundësia për një jetë të mirë,” ka thënë ai në sallën e gjyqit.


C-48 ka thënë në sallën e gjyqit se kontakti i tij ishte një person me emrin Milan Popivoda, i cili ka qenë shefi i shërbimit sekret në Novi Sad, dhe një mik i ngushtë i Stanishiq. “Ai ka qenë gjithashtu edhe shef i shërbimit sekret të RSK, në Sllavoninë lindore,” ka thënë dëshmitari.


Njerëzit nën urdhërat e Popivodas kanë qëndruar në rajon në fshehtësi, pasi rajoni i është kthyer Kroacisë në Nëntor të vitit 1995. Në një bisedë në Korrik 1996, Popivoda i ka thënë dëshmitarit se agjentët e tij do të punonin në rajon si anëtarë të administratës së përkohëshme të OKB-së, UNTAES.


C-48 ka thënë se Berretat e Kuqe, njësitë e zgjedhura të shërbimeve sekrete Serbe, janë krijuar në fund të vitit 1991 për shkak se Stanishiq kishin nevojë për një forcë speciale të besueshme. “Ka pasur shumë njësi që vepronin atje ose nën kontroll të plotë por edhe jashtë kontrollit të qeverisë,” ka thënë ai. “Ata kishin nevojë për të njësi me një organizim të fortë ushtarak, të cilit mund ti besonin”.


Berretat e Kuqe janë shndërruar më pas në një prej njësive më të frikëshme të Serbisë. Një ish komandant i tyre, Simatoviq, është në burg dhe shefi i tyre i fundit, Milorad Lukoviq, tani fshihet, sepse të dy janë akuzuar për përfshirje ne vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq. Berretat e Kuqe janë shpërbërë muajin e kaluar.


Millosheviq i ka kundërshtuar të gjitha këto akuza, duke thënë para gjykatës se ai nuk ka qenë në Novi Sad në muajin Mars të vitit 1993, “Unë kam qenë atje më vonë gjatë fushatës elektorale të vitit 1993, por jo në muajin Mars”.


Megjithatë, deri më tani ai nuk ka paraqitur një alibi se ku ka qenë në atë kohë.


Chris Stephen dhe Emir Suljagiq janë drejtues i projektit të IWPR dhe gazetar në Hagë.


Frontline Updates
Support local journalists