BULLGARËT E PASIGURTË MËSOJNË TË INVESTOJNË

Pasi u dogjën nga skemat piramidale dhe mashtrimet e tjera, bullgarët kanë filluar të humbin frikën nga bursa.

BULLGARËT E PASIGURTË MËSOJNË TË INVESTOJNË

Pasi u dogjën nga skemat piramidale dhe mashtrimet e tjera, bullgarët kanë filluar të humbin frikën nga bursa.

Aneta Dimitrova dhe vazja e saj Maria janë duke zgjedhur veturën e re. Asnjëra nuk kanë pasur aq të holla më parë, por këtë vit ato kanë fituar mjaft.


Në janar, Aneta investoj 7,500 leva bullgare, rreth 4.650 dollar amerikan, në një fond të përbashkët dhe deri në korrik kursimi i saj ishte ngritur për rreth 60 përqind, dhe ajo fitoj rreth 4.550 leva.


Fitimi do të thotë se ajo tani mund të blej veturën e dytë për familjen dhe të lë anash ca të holla për investim të sërishëm. Vitin e ardhshëm, ajo gjithashtu mund të blejë një veturë për vajzën e saj.


Tregimi i Dimitrovas nuk do të ishte i pazakontë në vendet ku njerëzit janë mësuar të bëjnë investime spekulative.


Por në Bullgari kjo është një shenjë e një ndërrimi rrënjësor në klimën e investimeve, pas viteve të shumta ku njerëzit kursenin të hollat vetëm në bankë.


Rritja e tregut në fonde të përbashkëta (apo truste) dhe truste të investimeve në pronë të patundshme kanë ndërruar qëndrimet e njerëzve.


Të ardhurat e dhjetë fondeve të përbashkëta bullgare kanë shënuar rritje prej 142 përqind që nga nëntori i vitit 2004.


Shtatë truste të licencuara të investimit pronësor janë krijuar që nga maji i vitit 2003. E teta, Elana Farmland Opportunity Fund, filloj punën me 20 qershor, duke specializuar në prona bujqësore.


Sikur vendet e tjera post-komuniste, Bullgaria kaloj nëpër një tranzicion të vështirë nga një ekonomi e planifikuar e tregut pas vititin 1989 dhe kjo përvojë ka lënë në shumë njerëz një dyshim të thellë në skema të kursimit.


Një numër i bankave falimentuan, si rezultat i së cilës 3.5 bilion dollar në kursime humbën, dhe shumica e këtyre kursimeve ishin të holla të njerëzve të rëndomtë nga depozitet në banka.


Në të njejtën kohë, skemat piramidale dhe aktivitete të tjera mashtruese dolën në skenë. Në fund të kësaj, inflacioni arriti 578 përqind në vitin 1997.


Kaosi financiar bëri njerëzit të dyshonin në sistemin bankar, dhe brengat e tyre për humbjen e kursimeve mbajti aktivitetin e investimeve në nivel të ulët.


Një faktor tjetër ishte të ardhurat e kufizuara në shumicën e shtëpive. Në pamundësi për të mbuluar shpenzimet e zakoshme të ushqimit dhe llogarive, pak njerëz kishin të holla të investonin.


Tani situata po ndërron. Bursat në Bullgari janë stabil dhe indeksi i këmbimit të aksioneve, SOFIX, ka përjetuar rritje të fuqishme.


Për pesë vite me rradhë, ekonomia ka përjetuar rritje vjetore stabile prej pesë përqind.


Ndryshimet ligjore gjithashtu kanë ndihmuar në ndërtimin e besimit. Ligji për Kompani Investuese me Qëllim Special dhe Ligji për Ofrim Publik të Sigurisë ofrojnë koncensione të taksave në të ardhura nga investimet në fonde.


Sipas Estat, një agjensi hulumtuese, shumica e bullgarëve ende preferojnë të investojnë të hollat e tyre në llogari bankare, pasi nuk janë të njohur me indeksin e aksioneve, sigurive, bondeve apo derivateve. Vetëm gjashtë përqind të njerëzve në një sondazh të fundit nga Estat deklaruan se ata konsideronin aksionet si investimi më i mirë i kapitalit.


Por në të njejtën kohë qëndrimet e njeërzve po ndërrojnë. Sondazhi i njejtë tregoj se 21 përqind e njerëzve do të blenin akcione nëse do të kishin të holla.


Një nga shenjat se tregu i kapitalit po përmirësohet është se kompanitë investuese në Bullgari po lulëzojnë, që dëshmohet nga krijimi i tetë firmave investuese.


Sipas Anna Brandiiska nga Elana, investimet e tanishme në fonde të përbashkëta kanë arritur rreth 70 milion leva (rreth 43 milion dollar). Por ekpertët vlerësojnë se shifra mund të arrijë 850 milion dollar deri në vitin 2009.


Potenciali për rritje është i çartë, pasi Bullgaria gjindet prapa shumë tregjeve më të zhvilluara.


Desislava Kaliskova, drejtoreshë për mardhënieve me investorë në Capman Capital, vlerëson se të ardhurat nga llogaritë e fondeve të përbashkëta arrijnë vetëm 0.27 përqind të kursimeve të përgjithshme të bullgarëve. Kjo mund të krahasohet me shtatë përqind në vendet e reja të BE-së si Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria.


Por ekspertët ndihen të sigurtë se deri në vitin 2009, dy vjetë pas anëtarësimit në Bashkim Evropian, bullgarët do të investojnë përqindje të përafërt të kursimeve të tyre.


Trustet e Invesimeve në Pasuri të Patundshme, REIT, si Elana, janë duke u rritur në popullaritet. Ata arrijnë profite përmes blerjes, ndërtimit, dhënjes me qira dhe shitjes së pronave atraktive të patundshme, dhe fitimit të kapitalit në bursë.


Profiti vjetor i REIT arrinë rreth 15 përqind, duke i dhënë investorëve shumë më shumë të ardhura se fitimet e ofruara nga ratat e kamatave në banka prej afër pesë apo shtatë përqind.


REIT po rritet sa i përket popullaritetit në Bullgari, ku çmimet e pronave të patundshme pritet të vazhdojnë rritjen. Vendorët i pëlqejnë ata, gjithashtu, pasi ata tradicionalisht kanë vlerësuar pronat e patundshme si investim solid.


Ndërrimet e fundit në ligjin lidhur me blerjen e fermave gjithashtu janë duke rritur aktivitetin e investimeve. Këtë vit, parlamenti hoqi pengesat që pengonin qytetarët e BE-së për të blerë tokë. Këto ndërrime do të hynë në fuqi në janar të vitit 2007 dhe vetëm kanë nxitur interesin në blerjen e tokave bujqësore nga investorët vendor dhe të huaj.


Edhe para këtyre ndërrimeve, mjaft prona bujqësore ndërronin duart, dhe çmimet pritet të vazhdojnë të rriten. Në rajonet afër detit, çmimet mund të arrijnë 950 dollar për ari, edhepse kjo është gjysma e çmimit të tokave të ngjajshme në Poloni, Hungari apo Republikën Çeke.


Në prag të anëtarësimit të Bullgarisë në BE, më shumë e më shumë vendorë në mënyrë të pavetëdijshme kanë kuptuar qëndrimin e Alberrt Einstein – se “investimet afatgjate janë mrekullia e tetë e botës.”


Kalina Boykova është gazetare e lirë në Sofje.


Africa
Frontline Updates
Support local journalists