MAQEDONI: SHQETESIM NE LIDHJE ME KONTROLLIN MBI MEDIAN
Jane shtuar shqetesimet se blerjet e disa mediave nga WAZ do te krijojne nje monopol ne nje treg te dobet mediash.
MAQEDONI: SHQETESIM NE LIDHJE ME KONTROLLIN MBI MEDIAN
Jane shtuar shqetesimet se blerjet e disa mediave nga WAZ do te krijojne nje monopol ne nje treg te dobet mediash.
Gazetaret maqedonas kane mirepritur blerjen e tre gazetave me te medha nga gjigandi gjerman i mediave WAZ, duke thene se kjo do te krijoje me teper pavaresi politike per mediat - por disa analiste kane paralajmeruar se ky hap mund te coje ne krijimin e nje monopoli.
Me 28 Korrik, grupi mediatik WAZ me qender ne Essen, ka blere shumicen e aksioneve te gazetave Dnevnik, Vest dhe Utrinski Vest, tre te perditeshmet me qarkullim me te madh ne vend - te cilat mendohet se shesin se bashku rreth 120,000 kopje.
Te treja gazetat do te menaxhohen dhe shperndahen nga nje kompani e re e quajtur Media Print Macedonia, ne perpjekje per te ulur shpenzimet. Kompania do te drejtohej nga Srdjan Kerim, nje ish minister i jashtem i Maqedonise, i cili ka qene keshilltar special i ish shefit te Paktit te Stabilitetit, Bodo Hombach, i cili eshte tani njw nga drejtoret e WAZ.
Megjithese nuk jane publikuar hollesi mbi marreveshjen, IWPR ka mesuar se gjermanet kane blere 81.9 perqind te aksioneve te Dnevnik dhe 51 perqind te aksioneve te dy gazetave te tjera.
WAZ ka premtuar te mos nderhyje ne politiken redaksionale. Hombach se fundi ka thene per radion Deutsche Welle: "Ne jemi alternativa me e mire per gazetaret te cilet deshirojne te punojne te cliruar nga manipulimet dhe influencat.... Ne kemi partnere te fuqishem ne Maqedoni, dhe do te leme redaktoret te bejne punen e tyre".
Redaktoret dhe aksioneret e shohin kete blerje si nje hap pozitiv i cili do te rrise standartet profesionale dhe do te forcoje pavaresine e mediave nga presionet politike.
Dnevnik, nje gazete me tipare centriste dhe nacionaliste, dominon tregun e shtypit. Qe prej themelimit te saj ne vitin 1996, ajo ka ruajtur fizionomine e saj si gazeta me madhe e pavarur. Ne ate kohe, ajo ka qene e vetmja opozite ndaj mediave te kontrolluara nga shteti.
Kryeredaktori i saj Branko Geroski, thote se marreveshja me WAZ eshte nje gje e mire per gazeten e tij. "Ne sigurojme fitim dhe kemi nje qarkullim te madh, por duhet te kemi para sysh edhe pamjen e pergjitheshme," ka thene ai per IWPR. "Ne e kuptuam qe WAZ ishte nje partner strategjik serioz dhe natyrisht nuk mund te thoshim dot jo - duhet te mendojme se si mund te zhvillohemi ne te ardhmen".
Ai mendon se motivi per te siguruar fitim do te garantoje lirine redaksionale: "Duhet te punosh me fitim me qellim qe te ruash pavaresine sepse kur ke veshtiresi per te mbijetuar atehere je edhe i thyeshem para presioneve politike".
Goran Mihajlovski, kryeredaktor i gazetes tabloide Vest, ka thene se investimi gjerman do te sillte cilesi me te larte dhe kosto me te ulta, duke i bere gazetat me kompetitive. "Tani ne duhet te perqendrojme me teper vemendje ne permbajtje, sepse nuk do te kemi me nevoje te shqetesohemi per reklamen," shton ai.
Diplomatet jane shprehur optimist por ne menyre te kujdeseshme se WAZ do te ndihmoje median te behet me e pavarur dhe larg nderhyrjeve politike.
"Shtypi maqedonas ka nevoje per nje media te pavarur dhe te paaneshme ku gazetaret te shkruajne ne menyre objektive, dhe jo te perhapin konfuzion dhe pasiguri duke njoftuar zera te pakonfirmuar," ka thene nje diplomat perendimor i cili ka kerkuar te mos permendet me emer. "Shume shpesh veme re se disa gazetare marrin persiper rolin e politikanit".
Media ne Maqedoni eshte e brishte ndaj presioneve nga politikanet, dhe pjesa me e madhe e organeve te shtypit mbeshtesin nje force te caktuar politike. Qeverite te cilat kane pasuar njera tjetren gjate ketyre viteve te fundit kane ushtruar influence te madhe ndaj mediave duke perdorur presionet ndaj kompanive te cilat bejne reklame - per faktin se reklamat jane edhe burimi kryesor i fitimeve te mediave.
Gazetaret te cilet punojne per tre gazetat e perditeshme nuk kane pasur deshire te bejne komente mbi marreveshjen. Deri me tani nuk eshte njoftuar ndonje shkurtim i vendeve te punes per te ulur kostot.
Te tjere ne median maqedonase jane te shqetesuar se vendosja e tre gazetave me te medha nen kontrollin e gjermaneve te WAZ do te ngushtoje hapesirat e tregut te lire per gazetat. Ata kane frike se WAZ do te nxjerre jashte loje gazetat me qarkullim me te vogel duke thithur reklamat me cmime me te lira, dhe duke shtypur e shperndare gazetat me nje kosto me te ulet.
"Padyshim qe kjo blerje do te rrise standartet gazetareske dhe te aftesite profesionale te mediave," ka thene Ljupco Zikov, pronar i se perjaveshmes me teme ekonomike, Kapital. "Megjithate, ekziston nje problem per sa i perket gjendjes se monopolit ne tregun e botimeve, meqenese tani WAZ kontrollon mbi 80 perqind te tij".
Aco Kabramov, kryeredaktor i Televizionit A1, ka frike se kjo blerje do te ndikoje ne uljen e standarteve redaksionale: "Une mendoj se kjo marreveshje do te kete nje efekt negativ ne media sepse po vendoset nje monopol. Pavaresisht se sa e pavarur mund te duket politika redaksionale, ajo nuk do te kontribuoje ne profesionalizmin apo ne pluralizmin e ideve. Te tre gazetat do te jene nen nje kompani te vetme dhe ky fakt pa dyshim qe do te coje ne nje politike redaksionale pak apo shume te unifikuar".
Gazetari i IWPR-se eshte perpjekur disa here te marre komente nga avokatet e WAZ ne Shkup ne lidhje me shqetesimet e mesiperme, por i eshte thene se perfaqesuesit e kompanise nuk jane te gatshem per intervista.
Komiteti anti monopol i qeverise ende nuk ka shprehur ndonje ide nese blerja e gazetave nga WAZ eshte ne perputhje me ligjet dhe rregullat te cilat rregullojne pronesine.
Ne vende te tjera ne Ballkan, sipas disave, investimet e medha te WAZ kane ndryshuar rregullat e lojes ne tregjet edhe ashtu te dobeta.
Ne Bullgari dhe Kroaci, grupi WAZ ka vendosur nen kontroll praktikisht pjesen me te madhe te mediave te shkruara. Vitin e kaluar, grupi ka hyre edhe ne Serbi, duke blere 50 perqind te aksioneve te shtepise me te madhe botuese e cila ka ne pronesi edhe gazeten me te madhe te perditeshme, Politika.
Per momentin, ne Maqedoni nuk ekizton nje grup i fuqishem ne fushen e mediave, sepse shtepia botuese dikur e fuqishme, Nova Makedonija - nje monopol shteteror per pothuajse 60 vjet, me disa gazeta te perditeshme dhe shume tituj periodik - ka humbur pjesen me te madhe te influences se saj.
Gazetat me te medha te perditeshme ne vend, Nova Makedonija dhe Vecer tani gjenden ne veshiresi, me borxhe te medha dhe me nje qarkullim me te vogel se 1,000 kopje ne dite. Momentalisht, ne vend botohen tete gazeta te perditeshme, gjashte ne gjuhen maqedonase dhe dy ne gjuhen shqipe.
Klime Babunski, i Institutit per Studime Sociologjike, Politike dhe Ligjore, mendon se WAZ mund te vazhdoje te bleje. "Kjo nuk do te mbaroje me kaq," ka thene ai. "Nuk shikoj aresye qe WAZ te mos shtrihet edhe ne tregun e gazetave te perjaveshme. Ata kane burimet financiare, dhe interesin per ta bere nje gje te tille".
Ana Petruseva eshte redaktore koordinuese e IWPR ne Shkup.