MAQEDONI: RIVALET NACIONALISTE RINOVOJNE PAKTIN ELEKTORAL
Ndarjet etnike shtohen ndersa rivalet politik pergatiten per zgjedhjet e ardheshme politike
MAQEDONI: RIVALET NACIONALISTE RINOVOJNE PAKTIN ELEKTORAL
Ndarjet etnike shtohen ndersa rivalet politik pergatiten per zgjedhjet e ardheshme politike
Perkrahesit e linjes se ashper nga te dyja palet etnike ne Maqedoni po pergatiten te rinovojne koalicionet e tyre te tanishme dhe te lene me nje ane rivalitetin brenda komuniteteve te tyre gjate fazes pergatitore te zgjedhjeve parlamentare te planifikuara per me vone kete vit.
Kryetari i parlamentit Stojan Andov ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve per me 15 Shtator. Ai shpreson se keto zgjedhje do te zgjerojne procesin e paqes i cili i ka dhene fund konfliktit te pergjakshem vitin e kaluar ndermjet shumices Maqedonase ne vend dhe pakices Shqiptare. Nje marreveshje paqeje e arritur me ndermjetesimin e Perendimit ju ka dhene Shqiptareve te drejta me te medha ne fushen e perdorimit te gjuhes se tyre dhe nje perfaqesim me te madh ne sherbimet publike.
Votuesit ne Maqedoni votojne pergjithesisht per partite nga grupi i tyre etnik. Beteja kryesore zhvillohet zakonisht brenda komuniteteve. Kete here partite kryesore Maqedonase dhe ato Shqiptare duket se gezojne mbeshtetje te paket ne rradhet e zgjedhesve te tyre dhe po kerkojne ndihmen e njera tjetres.
Ne krahun Maqedonas, kryeministri VMRO-DPMNE e Ljupcko Gjeorgjevskit po konkuron kunder partise kryesore te opozites SDSM. Nga 120 vendet ne parlament 91 ose 92 zakonisht fitohen nga partite Maqedonase.
Ne anen tjeter, Shqiptaret, ne shumice do te zgjedhin ndermjet Partise Demokratike te Shqiptareve, PDSH, te Arben Xhaferit dhe partise te sapo krijuar te Bashkimit Demokratik per Integrim, BDI, te perbere nga ish luftetare te UCK-se dhe te drejtuar nga ish drejtuesi i levizjes se armatosur Ali Ahmeti.
Partite Shqiptare do te perpiqen te fitojne sa me shume prej 28 deri 29 vendeve ne parlament. Ahmeti, pavaresisht se kaluares se tij si luftetar, tani mbeshtet thithjen paqesore te Maqedonise ne familjen Europiane.
Meqenese ka mundesi qe asnje parti te mos fitoje nje shumice absolute ne parlament, qeveria e ardheshme do te jete nje koalicion. Xhaferi dhe Gjeorgjevski kane deklaruar tashme se nese fitojne votat e mjaftueshme ata do te lidhen perseri per te krijuar nje qeveri.
"Une mendoj se Gjeorgjevski nuk eshte as me mire dhe as me keq se ndonje (politikan tjeter Maqedonas), ka thene Xhaferi javen e kaluar ne nje interviste per Revisten Forum. Ai i eshte pergjigjur zerave qe e akuzojne se po lidhet me personin i cili po permbush nje "program te ashper anti Shqiptar".
Kjo gje ka shkaktuar reagimin e Petar Gosev, anetar i parlamentit nga Partia Liberal Demokrate e opozites. "Ky koalicion Gjeorgjevski - Xhaferi eshte shume i natyrshem. Ata kane prodhuar se bashku luften, dhe po vjedhin vendin ne bashkepunim. Te dy kane ide te cmendura rreth spastrimit etnik dhe ndarjes se vendit, keshtu qe nuk eshte per tu habitur nese ata bashkohen per te mbrojtur veten nga ndeshkimi qe do te vije pas zgjedhjeve," ka thene ai per IWPR-ne.
I perballur me nje mbeshtetje te dobet ne rradhet e votuesve, VMRO-DPMNE ka njoftuar nje politike te forte pro nacionaliste Maqedonase. PDSH ka shpallur nje qendrim te ngjashem te linjes se ashper pro Shqiptar. Te dyja partite e shohin kete si te vetmen menyre per te terhequr me teper mbeshtetje nacionaliste dhe per te frikesuar perkrahesit e opozites duke i mbajtur ata larg kutive te votimit.
Tani ceshtja shtrohet se si dy partite me politika kaq te ndryshme nacionaliste mund te bashkohen dhe te krijojne nje koalicion. Vezhguesit thone se, sapo te perfundojne zgjedhjet dhe ata te kene fituar, VMRO-DPMNE dhe PDSH mund te zbusin qendrimin e tyre dhe te perqendrohen ne drejtimin e vendit sipas interesit te tyre. E njejta gje ka ndodhur edhe pas zgjedhjeve te kaluara dhe VMRO-DPMNE dhe PDSH do te perserisin te njejten gje nese kane mundesi pas ketyre zgjedhjeve.
Dhuna ka qene nje karakteristike ne shumicen e zgjedhjeve te mbajtura ne vend qe prej 10 vjetesh kur Maqedonia fitoi pavaresine. Por analistet thone se kete here ka mundesi qe dhuna te ndodhe brenda dy komuniteteve dhe jo ndermjet tyre. Rajonet e krizes ne veri-perendim te Maqedonise jane aq te prekura nga lufta dhe dhuna saqe ne disa vende do te jete e veshtire te mbahen zgjedhjet.
Analistet paralajmerojne se ekziston edhe rreziku i fallsifikimit te rezultatit. Nese kihen para sysh zgjedhjet e mepareshme ne Maqedoni, periudha menjehere pas tyre mund te jete shume e veshtire. Shpesh nevojiten jave per publikimin e rezultateve dhe ato shpesh kundershtohen nga pala humbese. "Ka mundesi qe do te kete perseri kercenime dhe mashtrime per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve," thote Edward Joseph, nje analist i vjeter i Grupit te Krizave Nderkombetare, ICG, per IWPR-ne.
Zyra e OSBE-se per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e njeriut, ODIHR, do te filloje te vendose nje numer te madh misionesh vezhguese afat gjata. "Ne shpresojme qe prezenca masive e vezhguesve te huaj do te kontribuoje ne nje sjellje te duhur ne keto zgjedhje te rendesishme dhe ne shtimin e besimit te publikut ne votim," ka thene ambasadori i ODIHR Gerard Shtudman pas nje vizite ne Shkup. "Por natyrisht i takon qeverise, autoriteteve dhe partive politike per te siguruar mbajtjen e nje procesi te ndershem elektoral.
OSBE/ODIHR planifikon te vendose deri 750 vezhgues afatgjate dhe mbi 50 vezhgues afat mesem per te mbikqyrur procesin e votimit, numerimit dhe llogaritjes. Partite e opozites kane mirepritur prezencen e tyre, por kane paralajmeruar se monitoret levizes nuk do te ishin aq efektiv sa ata statike. Rreth 400 ekipe prej dy njerezish do te mbulojne mbi 3,000 qendra votimi. Analistet kane theksuar se vezhguesit e zgjedhjeve nuk kane fuqi per te ndaluar parregullsite apo per te nderhyre ne raste mashtrimi.
Ana Petruseva eshte bashkepunetore e rregullt e IWPR-se nga Shkupi.