Komandanti i SFOR-it Përpiqet të Qetësojë Nervat

Komandanti i SFOR-it në Bosnje thotë se shkurtimi i numrit të ushtarëve nuk do të dëmtojë misionin ndërkombëtar.

Komandanti i SFOR-it Përpiqet të Qetësojë Nervat

Komandanti i SFOR-it në Bosnje thotë se shkurtimi i numrit të ushtarëve nuk do të dëmtojë misionin ndërkombëtar.

Friday, 1 June, 2001
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Komandantët e NATO-s janë përpjekur të qetësojnë frikën e shkaktuar nga njoftimet për pakësimin e numrit të trupave të aleancës në Bosnjes dhe se ky pakësim i trupave do të dëmtojë efektivitetin e forcës paqeruajtëse.


Në një intervistë me IWPR-në, Gjenerali Maikëll Dodson, komandant i Forcës së Stabilizimit të drejtuar nga NATO, SFOR, ka thënë se një pakësim prej 15 përqind i numrit të ushtarëve të misionit gjatë muajve të ardhëshëm nuk do të ndikojë në aftësitë e tij për të përmbushur misionin e përcaktuar.


"Ne kemi filluar me 60,000 ushtarë dhe këto trupa tashmë janë rreth 20,000," ka shpjeguar gjenerali. "Unë mendoj se numri do të shkurtohet me rreth 15 përqind".


Deklarata e tij ka konfirmuar disa artikuj të kohëve të fundit në shtypin Amerikan të cilat kanë njoftuar se ambasadorët e NATO-s kishin rënë dakort të pakësonin forcën paqeruajtëse në Bosnje nga 21,000 trupa në 18,000.


Sipas këtyre njoftimeve, kontigjenti Amerikan prej 3,600 trupash në Bosnje do të pakësohej edhe me rreth 500 trupa të tjerë. Kontributi Amerikan për SFOR-in ka filluar në vitin 1995 me 20,000 trupa.


Javën e kaluar, sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld ka thënë se ai e konsideron detyrën e NATO-s në Ballkan të përfunduar dhe do të ngulë këmbë në tërheqjen prej andej të shumicës së trupave.


Gjenerali Dodson ka pranuar se misioni ushtarak i aleancës në Bosnje, i parashikuar në marrëveshjen e paqes së Dejtonit, në vija të përgjithëshme ishte përmbushur, por ka vlerësuar se ai ende duhet të ruante sigurinë e përgjithëshme dhe të lehtësonte rikthimin e refugjatëve.


Deklarata e gjeneralit Dodson ka shkaktuar një farë frike se tërheqja e parakohëshme e trupave Amerikane do të dëmtonte aftësitë e SFOR-it.


Dodson ka hedhur poshtë gjithashtu disa kritika të bëra ndaj punës së SFOR-it. Një rast që ka shkaktuar zeërim të veçantë ka qenë sulmi i tyre muajin e kaluar ndaj Bankës Hercegovacka në Mostar ku esktremistë Kroatë të Bosnjes kanë pasur fondet e tyre të jashtëligjëshme. Paqeruajtësit janë përballur me një turmë njerëzish të organizuar mirë e cila i detyroi ata të tërhiqeshin, pasi kanë dorëzuar edhe dokumenta të rëndësishme të konfiskuara.


Komandanti i NATO-s ka pranuar se njerëzit e tij kanë planifikuar keq këtë mision. "Ne nuk prisnim një kundërshtim të tillë," ka thënë ai. "Ne kishim menduar se aty do të kishte vetëm kalimtarë të rastit apo klientë të bankës". Një sulm i dytë ka qenë më i suksesëshëm dhe ka arritur të bllokojë fondet Kroate.


Kritika të tjera ka pasur në drejtim të SFOR-it për mungesën e aktivitetit të tij ndaj dhunës etnike në Banja Luka dhe Trebinje, ku diplomatë Perëndimor dhe qytetarë Muslimanë janë sulmuar dhe rrahur nga një grup i madh Serbësh të Bosnjes gjatë vendosjes së gurit të themelit të një xhamie.


Murat Badiq, një Musliman 61 vjeçar, është plagosur rëndë në Banja Luka dhe më pas ka vdekur në spitalin e Sarajevos.


Dodson ka insistuar se siguria publike në Trebinje dhe Banja Luka ka qenë përgjegjësi e policisë lokale, dhe jo ushtarëve të SFOR-it. "SFOR nuk mund të gjendet kudo, dhe nëse ne nuk kemi informacione të mëparëshme, apo të jemi njoftuar për një problem, ne nuk mund të veprojmë," ka thënë ai. "Nëse ne kemi dijeni për një ngjarje dhe nëse na kërkohet të ndërhyjmë aty, atëherë ne mund të bëjmë diçka".


Gjenerali ka thënë se ndërsa nnë Banja Luka kishte shpërthyer dhuna, ai ka marrë një telefonatë nga kryeministri i Republika Srpska Mladen Ivaniq i cili ka kërkuar që trupat e SFOR-it të mos përfshiheshin në këtë ngjarje.


"Ai më tha se ai dëshironte që me këtë çështje të merrej polica lokale," ka thënë Dodson. "Nëse SFOR do të kishte ndërhyrë, do të ishin diskredituar të gjitha autoritetet, përfshirë këtu edhe policiën lokale".


"Trupat Britanike të SFOR-it kanë qenë të gatëshme për të vepruar ppor komandanti në terren ka gjykuar se ndërhyrja e pakërkuar e tyre do të shkaktonte më tepër viktima në turmë. Unë mendoj se gjykimi i tij ka qenë i drejtë".


Dodson ka premtuar se herën tjetër kur të planifikohet ceremonia e vendosjes së gurit të parë të themelit për ndonjë xhami, SFOR do t'ua bëjë të qartë organizatorëve se çfarë duhet të bëjnë. Ai ka thënë se do ti kërkonte personalisht kryetarit të bashkisë së Banja Lukës dhe autoriteteve më të larta të klerit Ortodoks të jenë prezent në ceremoninë e ardhëshme.


Gjenerali ka hedhur poshtë gjithashtu zërat se SFOR-i nuk ka bërë sa deuhet për të arrestuar të dyshuarit për krime lufte. Gjatë vitit të kaluar, paqeruajtësit kanë arrestuar vetëm dy persona të akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.


Disa zyrtarë vendas dhe të huaj, përfshirë edhe kryeprokuroren e Hagës, janë ankuar se SFOR duket se ka qequr dorë nga ndjekja e kriminelëve të luftës.


"Ne nuk kemi hequr dorë por sa më tepër kohë që kalon, aq më e vështirë është ti arrestosh ata," ka thënë Dodson. "Ka mundësi që disa prej tyre të jenë larguar nga vendi. Përshtypja ime e përgjithëshme është se pjesa më e madhe e atyre që janë akuzuar, veçanërisht ata më të famshmit, janë në Republikën Federale të Jugosllavisë.


"Unë nuk dua të them se ata nuk vijnë në Republika Srpska, por problemi është si ti zbulosh ata dhe si të akvizosh forcat në momentin e duhur." Ai ka theksuar edhe një herë se autoritetet vendase dhe policia janë përgjegjëse për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte.


"Unë po bëj shumë presion ndaj Presidentit të Republikës Sërpska, zotit Sainoviq, që ai të ndërmarrë veprime, por unë jam shumë skeptik rreth mendimeve të tij," ka thënë Dodson.


Sead Numanoviq është zëvendës redaktor i së përditëshmes Dnevni Avaz që botohet në Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists