MAQEDONI: 'KERCENIMI' I RI LUFTETAREVE
Retorika nacionaliste e partise ne pushtet mbi kercenimin e sigurise nga Shqiptaret mund te jete nje perpjekje per te permiresuar nivelin e saj ne anketimet e opinionit publik ne prag te zgjedhjeve.
MAQEDONI: 'KERCENIMI' I RI LUFTETAREVE
Retorika nacionaliste e partise ne pushtet mbi kercenimin e sigurise nga Shqiptaret mund te jete nje perpjekje per te permiresuar nivelin e saj ne anketimet e opinionit publik ne prag te zgjedhjeve.
I perballur me humbje ne zgjedhjet e pargjitheshme te Shtatorit, Kryeministri Maqedonas Ljupcko Georgievski duket se po luan karten e kercenimeve te reja nga ekstremizmi Shqiptar etnik.
Ne ate qe shume analiste e konsiderojne si nje perpjekje per te larguar vemendjen nga ceshtjet si korrupsioni dhe papunesia ne prag te zgjedhjeve te 15 Shtatorit, Georgievski ka shfrytezuar raportet e brendeshme te NATO-s te cilat flasin per nje "organizate te re ekstremiste" e cila e quan veten Ushtria e Republikes se Ilirides, URI.
"Idete e marrjes se territoreve dhe krijimit te 'Shqiperise se Madhe' nuk kane mbaruar ende," ka cituar Agjensia Maqedonase e Informimit kryeministrin me 1 Gusht.
Georgievski eshte cituar te kete thene se ai ka siguruar informacion zyrtar nga ambasadori i Maqedonise ne NATO, Nano Ruzin nje dite me pare sipas te cilave grupi i ri, ka ne perberjen e tij edhe ish politikanin Shqiptar Nevzat Halilin - ish kryetar i partise se pare Shqiptare ne Maqedoni, Partia per Prosperitet Demokratik, PPD - i cili kohet e fundit ka qene edhe ne listen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes si "terrorist".
Retorika e ashper anti nacionaliste e kryeministrit konsiderohet gjeresisht si deklarimi i pare ne kuadrin e nje fushate te nxehte elektorale e cila nuk duket shume premtuese per partine e tij. Ne fakt, nje anketim i opinionit publik i botuar me 15 Korrik tregonte se VMRO-DPMNE e Georgievskit do te humbase zgjedhjet ndaj SDSM ne raportin 3 me 1.
Sipas burimeve te IWPR-se ne Bruksel, nje raport i brendeshem i NATO-s i dates 26 Korrik thote se bazuar ne "burime te pakonfirmuara" URI mendohet se perbehet nga disa djem te rinj, te stervitur keq, te armatosur me arme te lehta personale, dhe te drejtuar nga disa luftetare te ish Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK.
Vleresimi i NATO-s perfundonte se megjithese ne territorin e Maqedonise ekzistojne disa pika stervitore te improvizuara si ne Kodra Fura ne afersi te kufirit Maqedoni-Kosove, mungesa e pajisjeve, stervitjes dhe mbeshtetjes lokale bejne qe kjo force te mos perbeje asnje kercenim per sigurine e vendit.
Ky rajon kufitar ka qene prej kohesh nje burim tensionesh, dhe autoritetet Maqedonase kane akuzuar misionin e drejtuar nga NATO ne Kosove se nuk po vepron me forcen e duhur ndaj grupeve te armatosura te militanteve Shqiptare qe veprojne ne ate zone.
Nano Ruzin, megjithate ka hedhur poshte mundesine e ndonje rreziku iminent. "Ekzistenca e nje organizate paraushtarake te ketij lloji nuk perben nje sfide serioze per paqen dhe stabilitetin dhe integritetin territorial te Republikes se Maqedonise," ka thene ai per IWPR.
Nje tjeter burim i IWPR-se nw shtabin e aleancws nw Bruksel, i cili ka kerkuar te mbetet anonym, e ka perkrahur kete pikpamje. "Keta njerez jane aventuriere dhe ata nuk perbejne asnje kercenim per stabilitetin e Maqedonise," ka thene ai.
Fragmentarizimi i grupeve terroriste Shqiptare, ka vazhduar ai, perben nje dobesim dhe jo nje forcim te levizjes, ndersa "Ushtria Clirimtare Kombetare po shperbehet".
Megjithate burime te sherbimeve sekrete Maqedonase thone se gjendja nuk eshte kaq e thjeshte. "CIA nuk do te kishte shtuar emrin e Halilit ne listen e presidentit Bush te personave qe ndihmojne terrorizmin pa pasur nje aresye te forte," thote nje prej tyre.
Ish politikani Shqiptar eshte perfshire ne "listen e zeze" muajin e kaluar. Nuk eshte dhene asnje shpjegim per kete veprim dhe ai ka shkaktuar habi.
I njejti burim nga sherbimet sekrete ka thene per IWPR-ne se Halili konsiderohet si krijuesi kryesor dhe figura me e rendesishme politike e URI, ndersa ish oficeri i Ushtrise Popullore Jugosllave Taljat Xhaferri mendohet te jete drejtuesi ushtarak. Ne kete organizate te re mendohet te jene perfshire edhe disa ish komandante te UCK-se. Sipas te njejtit butim, grupi financohet kryesisht nga komuniteti Shqiptar ne Zvicer.
Mw 2 gusht, kryetarja e grupit parlamentar Serb ne parlamentin e Kosoves Rada Trajkoviq ka akuzuar URI - e cila sipas saj e kishte qendren ne province - se ka organizuar sulmet e fundit ndaj fshatit Klokot prane Gjilanit, ne te cilin jane shkaterruar disa shttepi Serbesh dhe jane plagosur dy ushtare Amerikan, anetare te forces paqeruajtese KFOR te drejtuar nga NATO, te cilet mbronin fshatin.
Agron Buxhaku, zedhenes i partise Shqiptare, Bashkimi per Integrim Demokratik, BID, i drejtuar nga ish komandanti i UCK-se, Ali Ahmeti, ka thene se grupet "ekstremiste" veprojne nga Kosova dhe "ne nuk mund te kontrollojme veprimtarin e tyre prej ketej".
Ai i ka pershkruar ata si disa "ish politikane te deshtuar dhe te rinj te manipuluar", por ka insistuar se ata nuk gezojne asnje lloj mbeshtetjeje ne publik.
Georgievski, ne nje fjalim te koheve te fundit per te shenuar kryengritjen Maqedonase ndaj Perandorise Otomane ne vitin 1903, ka sumuar Perendimin se po "luan nje loje te felliqur" duke ofruar ate qe ai e sheh si nje inkurajim per keto grupe.
Kryeministri ka thene se fuqite perendimore kane mbeshtetur krijimin e nje Kosove te pavarur, dhe tani mund te mbeshtesin edhe nje "Kosove te Madhe" - aneksimin e zonave te banuara nga Shqiptaret ne Maqedoni, provinces se mbikqyrur nga OKB.
Gjate periudhes se luftimeve ndermjet luftetareve Shqiptare dhe forcavce Maqedonase te sigurimit vitin e kaluar, ka thene ai, "Maqedonia eshte gjendur perballe nje koalicioni shume te paprincipte interesash te industrive ushtarake te demokracive perendimore dhe atyre qe luftonin per krijimin e Kosoves se Madhe".
Saso Ordanoski eshte redaktor koordinues i IWPR ne Maqedoni.