GJENERALET JUGOSLLAVE KUNDERSHTOJNE REFORMEN NE USHTRI
A do te kene fuqi dhe deshiren e nevojeshme kryeministrat e Serbise dhe Malit te Zi per te reformuar forcat e armatosura?
GJENERALET JUGOSLLAVE KUNDERSHTOJNE REFORMEN NE USHTRI
A do te kene fuqi dhe deshiren e nevojeshme kryeministrat e Serbise dhe Malit te Zi per te reformuar forcat e armatosura?
Kryeministrat e Serbise dh Malit te Zi do te marrin se shpejti ne dore kontrollin e forcave te armatosura te Jugosllavise, duke shtuar mundesine per reformimin e nje organizmi te perfshire nga korrupsioni i institucionalizuar.
Kryeministrat do te marrin ne kontroll ushtrine ne muajin Shkurt, kur federata ish Jugosllave do te shperbehet duke u zevendesuar nga nje bashkim i ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi.
Ndryshimet shtojne shpresat se kryeministri i Serbise, Zoran Gjingjiq, dhe kolegu i tij Malazez, Milo Gjukanoviq, do te fillojne te punojne per zbatimin e reformave ne institucionin e fundit i cili nuk eshte reformuar ende qe prej rrezimit te Sllobodan Millosheviq.
Pas rrezimit te Millosheviq ne Tetor 2000, ushtria u morr nen mbrojtje dhe drejtimin e presidentit te ri Jugosllav, Vojisllav Koshtunica. Ai me pas nuk zevendesoi asnje prej drejtuesve te larte te kohes se Millosheviqit duke siguruar besnikerine e tyre ne luften e tij per pushtet me rivalin politik, Gjingjiq.
Por marreveshja e arritur me ndermjetesimin e Bashkimit Europian per te krijuar nje bashkim te ri ndermjet Serbise dhe Malit te Zi do te thote qe Koshtunica tanime nuk do te jete president federal, duke i hequr atij autoritetin dhe kontrollin ndaj institucionit te vetem shteteror nen kontrollin e tij, ushtrise.
Qeveria e re mendon te emeroje Zoran Zivkoviq, zevendes kryetar i Partise Demokratike te Gjingjiq, DS, ne postin e ministrit te mbrojtjes.
Zivkoviq, i cili tani eshte minister i policise, eshte nje figure teper i vendosur dhe nuk do te mendohet dy here perpara se te zevendesoje mbeshtetesit e Koshtunices nga postet me te larta te ushtrise. Ai konsiderohet gjithashtu edhe si nje njeri i cili mund te jete ne gjendje te perballet me interesat e rendesishme dhe te fuqishme, te lobeve anti perendimore, te gjeneraleve, te cilet pritet te luftojne deri ne fund.
Nje leter e pafirmosur nga ushtria e botuar ne mediat e Beogradit ne muajin Janar ka terhequr vemendjen mbi nivelin kundershtimit me te cilin ministry i ri mund te perballet. Ne leter thuhej se ushtria kundershtonte emerimin e Zivkoviq dhe kerkonte caktimin e nje figure "me kompetente" ne krye te ministrise se mbrojtjes.
Pervec marrjes ne kontroll te ministrise se mbrojtjes, ndryshimet kushtetuese do ti japin Gjukanoviq dhe Gjingjiq kontroll te plote mbi institucionin teper te rendesishem per kontrollin e aparatit ushtarak, Keshillit te Larte te Mbrojtjes, VSO.
Burime te aferta me autoritetet Serbe mendojne se qeveria e re e bashkimit do te veproje me shpejtesi per te shkarkuar shefin e sigurimit te ushtrise, Gjeneral Aco Tomiq dhe bashkepunetoret e tij, te cilet kane vepruar ne bashkepunim me keshilltaret e Koshtunices per te shkaktuar konfrontime me Gjingjiq.
I njejti fat mendohet se do te prese edhe nje numer oficeresh te sigurimit te ushtrise te cilet kane punuar nen Millosheviqin per te shkaktuarnje lufte civile ne Malin e Zi, duke nxitur perplasjen e Batalionit te 7 te policise ushtarake me policine Malazeze.
Te njejtat burime mendojne se nje aresye tjeter per shkarkimin e tyre do te jete edhe presioni i komunitetit nderkombetar per ceshtjen e pazgjidhur te ish drejtuesit ushtarak te Serbeve te Bosnjes, Ratko Mlladiq.
Perendimi kerkon ekstradimin sa me te shpejte te Mlladiq dhe drejtuesit te tij politik Radovan Karaxhiq per gjykimin e tyre ne gjykaten e Hages. Mlladiq dyshohet se fshihet ne Serbi, dhe se mbeshtetet nga alemente anti perendimore ne sherbimet sekrete te ushtrise.
Ceshtja e ekstradimit ka demtuar marredheniet me Perendimin dhe ka rrezikuar ndihmen financiare dhe ekonomike te SHBA si edhe anetaresimin e Jugosllavise ne programin Partneritet per Paqe te NATO-s dhe ne organizmat e tjere nderkombetare.
Prova per vendosmerin e qeverise se re per cuarjen perpara te reformave ne ushtri do te jete jo vetem deshira e tyre per te bere ndryshimet ne personel por edhe miratimi i ligjeve dhe rregulloreve per afrimin forcave te armatosura me standartet nderkombetare.
Vemendje vecanerisht e madhe do ti kushtohet shkrirjes se departamentit te sigurimit te ushtrise, sepse ekzistenca e tij konsiderohet si nje shenje e nje shteti autoritarist i cili persekuton disidentet ne rradhet e ushtrise.
Analistet ushtarak perendimore do te ndjekin me vemendje edhe perpjekjet e qeverise per te shkaterruar lobin financiar te ushtrise, i cili kundershton vendosjen e ushtrise nen kontrollin civil. Oficeret e afert me kete lob ende kontrollojne pozicionet kryesore ne ministrine e mbrojtjes dhe departamentet e finances ne shtabin e pergjitheshem, megjithese keto pozicione jane gjithnje ne duart e civileve ne vendet Perendimore.
Fakti qe keto poste kontrollohen ende nga ushtaraket ne Jugosllavi perben nje rrezik te madh korrupsioni dhe konflikti interesash, sepse keto poste kane te bejne me kontakte direkte per miliona dollare te caktuar per mbrojtjen.
Zevendesimi i tyre me eksperte civile do te kundershtohet ashper nga lobi financiar i ushtrise, i cili ne te kaluaren nuk eshte kontrolluar asnje here ne marreveshjet e tij financiare.
Burime ushtarake thone se korrupsioni financiar eshte shume i gjere ne te gjitha nivelet e ushtrise Jugosllave - duke filluar nga tenderat per blerjen e ushqimeve per ushtaret deri ne blerjen e armeve te shtrenjta dhe teknologjise se re ushtarake.
Disa incidente te koheve te fundit kane nxjerre ne pah shkallen e ketij korrupsioni. Per kete aresye eshte arrestuar ish drejtuesi i zyres financiare te shtabit te pergjitheshem, Zivorad Vujiciq, per mashtrime; dhe disa hetime kane filluar mbi blerjet e parregullta te pajisjeve per nje spital modern ushtarak, vrasjen e ish ministrit te mbrojtjes Pavle Bullatoviq, dhe shitjen e pajisjeve ushtarake Irakut.
Pervec nevojes per te spastruar rradhet, administrata e re do te perballet edhe me problemin e shkurtimit te numrit te oficereve te larte. Jugosllavia ka nje numer shume te madh gjeneralesh, 53. Izraeli per shembull ka vetem 22.
Por disa burime te NATO-s parashikojne nje kundershtim te ashper nga i ashtuquajturi lobi i gjeneraleve, i cili eshte i vendosur te ruaje statusin e tanishem i cili ka ekzistuar ne te gjithe bllokun e lindjes.
Gjeneralet nuk pranojne kontrollin civil dhe nuk deshirojne te shkurtojne numrin e oficereve apo te trupave ne pergjithesi, i cili tani eshte ne rreth 70,000, megjithese shume njesi mbahen me te vetmin qellim per te justifikuar numrin e madh te gjeneraleve.
Nese Gjingjiq dhe Gjukanoviq do te konfrontohen haptazi me interesat e ushtarakeve, ata do ti tregojne botes se ata jane vertete te vendosur per te zbatuar reformat ne gjirin e forcave te armatosura.
Daniel Sunter eshte redaktor koordinues i IWPR ne Beograd.