Autonomia Perseri Ne Axhende

Gjate fushates se bombardimeve te NATO-s, Hungarezet e Vojvodines kane qendruar teper urte. Tani ata kane ngritur perseri ceshtjen e autonomise se tyre.

Autonomia Perseri Ne Axhende

Gjate fushates se bombardimeve te NATO-s, Hungarezet e Vojvodines kane qendruar teper urte. Tani ata kane ngritur perseri ceshtjen e autonomise se tyre.

Katoliket ne qytetin e vogel Temerin ne Vojvodina, pjesa me e madhe e te cileve jane Hungareze, shmangen procesionin e tyre tradicional te se Premtes se Mire kete vit per respekt te fqinjeve te tyre Ortodokse.


Me Jugosllavine ne lufte, ata nuk deshironin t’i jepnin shumices Serbe ne vend nje shkak per te kthyer vemendjen edhe nga ata.


Partia Demokratike e Hungarezeve te Vojvodines nderpreu te gjitha aktivitetet politike gjate diteve te para te bombardimeve per te njejten arsye.


Kjo bashki me perberje etnike te perzier, prane kryeqytetit te provinces Novi Sad, udhehiqet nga Partia Radikale Serbe e nacionalistit ekstrem Vojislav Seselj dhe Hungarezet frikesohen se pakujdesia me e vogel mund te jete fatale.


Megjithese te gjithe 26 kombesite e ndryshme te Vojvodines kane pasur te njejten frike gjate bombardimeve te NATO-s, ky emocion ka qene me prezent ne mes te Hungarezeve etnik, te cilet me nje numer me te madh se 300,000 perbejne komunitetin me te madh jo-Serb.


Ne ndryshim me grupet e tjera etnike te Vojvodines, Hungarezet ne province jane te mire organizuar politikisht dhe kane bere te qarta kerkesat e tyre. Fakti qe Hungaria, vendi i tyre ame, ju bashkua aleances se NATO-s vetem pak dite perpara fillimit te fushates se bombardimeve ishte edhe nje arsye me teper per friken e tyre.


Laszlo Joza, Zevendes President i Aleances per Hungarezet e Vojvodines, partia politike etnike Hungareze me me influence ne rajon, thote se ai kishte pasur frike se Serbet do ti konsideronin Hungarezet lokale si pjese te nje “kombi agresor”.


Menjehere pas renies se bombave te para, programet televizive nga Hungaria dhe Kroacia u hoqen nga sateliti i televizionit ne qytetet me popullsi te perzier etnike te Vojvodines, megjithese e njejta gje nuk ndodhi me CNN apo me “stacione te tjera televizive agresore”.


“Ne nje rast, nje bombe eshte hedhur ne oborrin e kishes Katolike ne nje fshat te bashkise se Jasa Tomic,” thote Joza. “Megjithese frika ishte ne nivele te larta, incidentet me te medha ishin vetem te bertitura te thjeshta.”


Ne fakt, Joza beson se marredheniet ne mes te Serbeve dhe Hungarezeve nuk jane demtuar edhe aq teper dhe se presioni psikologjik mbi Hungarezet e Vojvodines ka qene me i madh tete vjet me pare kur filloi lufta me Kroacine.


Hungarezet e Vojvodines nuk ishin te vetmit qe ndoqen nje kurs me paqesor gjate fushates se bombardimeve te NATO-s. Edhe qeveria u tregua e kujdeseshme te mos perkeqesonte tensionet nder etnike.


Zyrtare te qeverise kane vizituar komunitetet e perziera etnikisht gjate luftes dhe i kane shpjeguar jo-Serbeve se ata ishin te mirepritur dhe nuk duhet te largoheshin. Ne te njejten kohe, partite politike te Hungarezeve etnik jane kujdesur te mos merren me “ceshtjet sensitive”.


Por qe prej perfundimit te luftes, Hungarezet kane rifilluar aktivitetet politike dhe perfaqesuesit e tyre politike kane ringritur ceshtjen e autonomise.


Partia Demokratike e Hungarezeve te Vojvodines tani po kerkon autonomi personale per Hungarezet. Ky propozim parashikon zgjedhjen e nje keshilli kombetar te Hungarezeve me fuqine per te vendosur mbi ceshtjet e shkollimit, kultures dhe medias, dhe, akoma me e rendesishme, kontrollin e buxhetit Serb qe normalisht do te shkoje per keto qellime.


Josef Kasa, udheheqesi i Aleances per Hungarezet e Vojvodines, e vetmja parti parlamentare Hungareze,shkon edhe nje hap me teper: Ai ka thene publikisht se nje ekip i perbashket ekspertesh nga partia e tij dhe qeveria Hungareze ka pergatitur nje dokument ku parashikohet nje plan me tre faza per autonomi.


Ky dokument parashikon autonomi personale per Hungarezet e Vojvodines; rikthimin e autonomise te cilen Vojvodina e ka humbur nje dekade me pare; dhe autonomi territoriale per Hungarezet, qe do te thote krijimi e nje lloj ( rrethi Hungarez).


Detajet precize te ketij propozimi nuk jane bere publike, por Kryeministri Hungarez Victor Orban ka kerkuar ne menyre te perseritur rivendosjen e autonomise se Vojvodines dhe eshte shprehur per nevojen e sigurimit te mbeshtetjes nga Perendimi per kete koncept. Ai gjithashtu u ka bere thirrje te gjitha partive politike Hungareze ne Vojvodine per te mbeshtetur kete model te autonomise.


Hungarezet ne kete rajon e kane mirepritur gjeresisht kete thirrje per bashkim, meqenese partite e tyre politike kane nje reputacion per te qene te percare. Ata gjithashtu kane vene re nje deklarate te koheve te fundit te bere nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Javier Solana ne Budapest sipas te ciles NATO do te ndjeke me vemendje rrjedhen e ngjarjeve ne Vojvodine.


Megjthate, Hungarezet, frikesohen nga nje kunder reagim i mundshem nga ana e regjimit dhe nga media, sepse pothuajse cdo kerkese per autonomi deri me tani eshte interpretuar si separatizem. Ata gjithashtu nuk ndihmohen edhe nga irredentizmi i partive nacionaliste ne Hungari.


Istvan Curka i partise se vogel te Se Vertetes dhe Jetes Hungareze mbeshtet aneksimin e zones veriore te Vojvodines, duke filluar nga Sombor deri ne Kikinda, Hungarise. Megjithese partite politike kryesore Hungareze ne te dyja anet e kufirit e kane denuar kete, Hungarezet e Vojvodines frikesohen se Beogradi mund ta perdore kete per t’i akuzuar ata per “ separatizem”.


Zuzana Serences eshte nje gazetare e pavarur nga Novi Sad.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists