Rikthimi i Serbeve Te Kosoves Ne Dyshim
Ata gezojne mbrojtje nderkombetare por a ka te ardhme per Serbet te cilet po rikthehen ne Kosoven veriperendimore?
Rikthimi i Serbeve Te Kosoves Ne Dyshim
Ata gezojne mbrojtje nderkombetare por a ka te ardhme per Serbet te cilet po rikthehen ne Kosoven veriperendimore?
I ulur prapa tryezes se tij ne nje shkolle fillore gjysem te djegur, Serbo Kosovari
Gojko Gjuriq hedh hirin e cigares se tij ne nje kanoce te zbrazur birre dhe flet me krenari se si kishte ndihmuar ish-bashkefshataret te riktheheshin ne shtepite e tyre ne verilindje te provinces.
Gjuriq, 42 vjec, ish postier, u kthye ne fshatin Osojane me 13 Gusht se bashku me 82 Serbe te tjere. Ata u shqetesuan me ate qe pane. "Ishim te lodhur, pak te frikesuar por shume te emocionuar," thote nje i rikthyer ne moshe. "Pritem deri ne agim te shihnim shtepite dhe kopshtet tona… por ajo qe gjetem ishte vec shkaterrim."
Vete Gjuriq nuk u habit nga ajo qe gjeti. Komisioneri i Larte i Kombeve te Bashkuara per Refugjatet, UNHCR, kishte organizuar vizita per disa nga 119 familjet Serbe te cilat kishin jetuar aty para shperthimit te konfliktit, duke perfshire dhe Gjuriqet.
Megjithate, pavaresisht nga biseda mbi rikonstruksionin dhe bashkejetesen ne harmoni me Shqiptaret ekziston nje ndjenje frike dhe mosbesimi. Ende te shqetesuar per situaten, Gjuriqet i kane lene femijet e tyre ne Mitrovice tek te afermit e tyre. Ata nuk i bind as prania e trupave Spanjolle te KFOR-it te cilet ndodhen ne fshat per t'i mbrojtur ata.
Gjuriq kujton se si ata u larguan drejt Serbise ne panik dhe rremuje ne Qershor 1999, ne nje vargan makinash, kamionesh dhe traktoresh. "Largimi ishte i veshtire. Nuk ia uroj askujt. Ne kemi vuajtur shume," thote ai.
"Kjo eshte shtepia ime, prona ime. Nuk kemi rrugezgjidhje tjeter por te jetojme ketu… me Shqiptaret," vijon Gjuriq, me nje ndjenje te perzier vendosmerie dhe besimi.
Qeveria Amerikane ka insistuar ne rikthimin e refugjateve qe nga fillimi i vitit 2000 dhe Osojane u mendua te futej ne nje projekt pilot. Shpresohej qe suksesi i ketij misioni do t'i inkurajonte Serbet e tjere te riktheheshin. Por planet e Amerikaneve u sabotuan nga Shqiptaret dhe te huajt ne terren.
"Eshte e veshtire te mbeshtesesh te rikthyerit ne kete kohe," thote i derguari i UNHCR Dennis McNamara ne pranveren e vitit te kaluar.
Ceshtja eshte nese koha ka sheruar plaget e shkaktuara nga vitet e shtypjes dhe konfliktit ne province. "Deri me tani Kosovaret kane qene pro kthimit te afro 80% te Serbeve ne shtepite e tyre. Ajo qe vlen te theksohet eshte se autoritetet bashkiake kane reaguar pozitivisht," thote Simon Haselock, zedhenes i UNMIK.
Fatmir Limaj, zedhenes i PDK, Partia Demokratike e Kosoves, dhe ish - komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves e mbeshtet kete. "Ne jemi per kthimin ne shtepite e tyre te te gjithe qytetareve Kosovare, pavaresisht nga kombesia e tyre. Te gjithe qytetaret e Kosoves kane vuajtur nen regjimin e meparshem Jugosllav".
Por, dy milje me tutje nga rruga qe te con ne Osojane, ne fshatin me popullsi dominuese Shqiptare te Gjurakovacit, pronari i nje kafeneje Jeton Kabashi
jep arsyet e tij pse Serbet duhet te mendohen mire para se te kthehen. "Ata kane kryer krime, kane vrare dhe kane djegur dhe nuk i takojne ketij vendi. Ky eshte nje provokim."
Veshtiresia nuk lidhet vetem me friken e hakmarrjes nga ana e Shqiptareve por edhe nga rivalitetet ekonomike. "Ekonomia eshte e shkaterruar," thote Limaj. "Shumica e Serbeve para luftes kane punuar ne organet qeverisese apo ne kompanite shteterore te cilat nuk ekzistojne me."
Ndaj dhe Limaj beson se e ardhmja duket e pashprese per komunitetin Serb dhe se perpjekja e komunitetit nderkombetar per rikthimin e tyre eshte nje rast "i mbajtjes se premtimeve politike ne rajon."
Nje punonjes nderkombetar ne Kosove i tha IWPR se ceshtja duhej pare me skepticizem. "Ndonjehere komuniteti nderkombetar i kushton me teper rendesi anes politike sesa jeteve njerezore," thote ai. "Rast ne fjale eshte rikthimi i Serbeve ne Osojane."
Shume Serbe mendojne se perpjekjet per rikthim nuk behen me deshire te plote. Duke folur per te rikthyerit e Osojanes Milan Ivanoviq, anetar i Keshillit Kombetar Serb ne Mitrovice, beson se projekti ne fjale eshte nje show ne publik i UNMIK-ut dhe se politika e ndjekur nuk eshte serioze. Ai mendon se me keto ritme mund te duhen "100 vjet" qe refugjatet te kthehen ne shtepite e tyre.
Ndersa Gjuric krenohet me numrin e te rikthyerve, mbetet per t'u pare se sa prej tyre do te qendrojne aty. Eshte e vertete se nje numer Serbesh po ndihmojne njeri tjetrin ne ringritjen e shtepive te shkaterruara por te tjeret jane te zhgenjyer.
Fshataret thone se UNHCR u kishte premtuar para per ringritjen e shtepive te tyre. Per Srgjan Repanoviqin, 21vjec, kjo ishte shpresa e fundit per sa i takon nje rikthimi te mundshem.
"Do te kthehem ne Serbi. Nuk me pelqen te qendroj ketu. Nuk dua te marr para dhe kjo eshte nje situate e pakendshme," thote ai.
Agim Fetahu eshte redaktor i projekteve speciale te IWPR-se dhe nje trajnues me pervoje per Kosoven dhe Maqedonine.