Kroaci: Gazetari 'disident'

Gazetari i IWPR-se hap dosjen e tij sekrete te policise dhe sheh se regjimi i Tugjmanit e konsideronte ate si nje armik te shtetit.

Kroaci: Gazetari 'disident'

Gazetari i IWPR-se hap dosjen e tij sekrete te policise dhe sheh se regjimi i Tugjmanit e konsideronte ate si nje armik te shtetit.

Friday, 7 December, 2001

Kur me morren ne telefon, dyshimet e mija me ne fund u konfirmuan. Per nje kohe te gjate kisha dyshuar se policia sekrete e ish presidentit Franjo Tugjman me kishte kontrolluar per vite me rradhe. Tani nje punonjes i Ministrise se Brendeshme ishte ne linje ne telefon, dhe me pyet nese do te kisha deshire te shkoja dhe te shikoja dosjen e policise per mua.


Une isha nje nder gazetaret te cilet konsideroheshin "armiq te shtetit" nga rregjimi. Te rrethuar nga informatoret, posta jone hapej rregullisht dhe telefonat na pergjoheshin. Menjehere pasi partia e Tugjmanit, Bashkimi Demokrat Kroat, humbi ne zgjedhjet e Janarit 2000, ministri i ri i brendeshem Sime Lucin premtoi te hapte dosjet e policise per ata gazetare te cilet ishin spiunuar ne menyre te parregullt.


Muajin e kaluar, Lucin dha nje konference per shtyp ne te cilen ai tregoi se gjate periudhes se Tugjmanit te gjitha zyrat editoriale te disa revistave te perjaveshme ishin nen kontroll te vazhdueshem. Pikerisht tre jave me pas, se bashku me 125 gazetare te tjere, une u ftova te shikoja materialet qe sherbimet sekrete kishin mbledhur per mua gjate asaj periudhe.


Takimi ish ishte me 30 Nentor. Kur arrita ne ndertesen e madhe dhe te shemtuar te Ministrise se Puneve te Brendeshme, dy vajza te reja te policise me priten dhe me pershendeten. Njera prej tyre kishte me vete nje kuti kartoni te madhe me ngjyre blu dhe me shoqeroi nepermjet nje labirinti korridoresh ne nje zyre te vogel dhe te mobiluar keq.


"Kjo eshte dosja juaj," me tha njera prej tyre. "Perpara se ta shikoni, duhet te nenshkruani nje deklarate qe ju nuk do te perdorni asnje informacion te kesaj dosjeje kunder personave te trete, dhe nuk do te publikoni asnje informacion kompromentues mbi nje person te trete".


Ndersa ato filluan te nxirrnin pako me letra nga nje kuti e madhe kartoni me numrin tim te dosjes mbi te, une u ndjeve shume konfuz, per te mos thene me teper. Une do ta shihja veten ne driten e nje "armiku te shtetit", pra ashtu sic me konsideronte regjimi i Tugjmanit.


Dy zyrtaret e policise me shpjeguan se nuk me lejohej te mbaja asnje shenim. Ato u ulen ne nje vend nga ku mund te kontrollonin cdo levizje timen. Njera lexonte nje liber, tjetra nje gazete, por qe te dyja me kontrollonin mire.


Dokumenti i pare, i dates 16 Mars, 1995, dhe i shenuar si "shume sekret" me tronditi. Aresyeja e interesit te tyre per mua ishte regjistruar si "ekstremizem: Serb dhe Kroat". Ata kishin shenuar gabimisht se kisha kaluar nje periudhe kohe ne Irlande, ku kisha kontaktuar me perfaqesuesin e Amnesty International Pol Miller. E kam takuar Polin, por ne Londer, ku kam bere me te nje interviste te botuar me pas ne Feral Tribune. Nuk kam shkelur kurre ne Irlande.


Ne dosje thuhej se ne kemi diskutuar per te drejtat e njeriut dhe ato politike ne Kroaci, vecanerisht pozicionin e pakices Serbe. Ata mund ta kene lexuar nje gje te tille ne intervisten e botuar, apo duke me degjuar ndonje nga bisedat me koleget ne zyren e Feral Tribune ne Split. Ne fakt, une e kam kaluar gjysmen e dyte te vitit 1995 dhe gjysmen e pare te vitit 1996 duke punuar per Institutin e Raportimit te Luftes dhe Paqes ne Londer, por kam folur shpesh me koleget e mi ne Split dhe u kam derguar ndonjehere artikuj per botim.


Policia ishte gjithashtu e interesuar edhe per kontaktet e mia me Kristofer Benet, te cilin sipas tyre e kam takuar ne Osijek. Benet pershkruhet si nje gazetar i IWPR-se dhe nje njoftim "shume sekret" thote se ne kemi folur per ceshtje te politikes se brendeshme ne Kroaci, gjendjen e opozites dhe te drejtat e njeriut ne vend.


Me pas ishte permbledhja e bisedave te mija telefonike me Viktor Ivanciq dhe Heni Erceg, qe te dy redaktore te Feral. Policia kishte shenuar qe une kisha propozuar nje artikull rreth Kroateve te kerkuar nga Interpoli. Me pas ishte nje interviste qe une i kisha dhene revistes se Beogradit Duga ne Vukovar ne vitin 1997. Ata citonin shume pergjigjet e mia, vecanerisht ato pjese ku une thoja se cfare mendoja se do te ndodhte pas largimit te Tugjmanit ne Kroaci.


Per cudi, ne fund te vitit 1996 aresyeja per te me ndjekur mua kishte ndryshuar nga "ekstremizem: Serb dhe Kroat" ne "ekstremizem: Jugosllav, komunist" dhe "abuzim me organizmat e shoqerise civile".


Ata kishin bere edhe nje liste te kontakteve te mija me Helsinki Watch dhe pershkruanin bashkepunimin me fondacionin Sorros ne Kroaci. Ata kane qene vecanerisht te vemendshem kur mua mu propozua per anetaresim ne bordin ekzekutiv te Fondit te Shoqerise se Hapur Sorros. Bisedat telefonike ndermjet redaktorit tim dhe perfaqesuesit te organizates ne Nju Jork, Aryeh Neier zinin nje vend te rendesishem.


Nuk e di se sa njerez mund te kene degjuar keto telefonata, i kane analizuar dhe permbledhur ato. Duke shfletuar dosjen me raporte te policise sekrete, nuk gjeta dot asnje dokument te firmosur qe te autorizonte survejimin tim. A mund te thote kjo qe se bashku me te gjithe stafin redaksional te Feral - e cila konsiderohej si nje gjem ne shpinen e regjimit te Tugjmanit - une jam kontrolluar dhe survejuar pa nje aprovim te ministrit, apo te dikujt tjeter te rendesishem ne strukturat e pushtetit?


Ndoshta nuk do ta mesoj dot kurre.


Jam habitur kur kam pare qe dosja ime nuk permbante shenime per ceshtje personale. Gazetare te tjere te cilet kane lexuar dosjet e tyre jane habitur kur kane pare shenime te policise per problemet e tyre personale, deri edhe detaje intime. Jasna Babiq, nje gazetare e cila punon per revisten Nacional te Zagrebit ka thene per televizionin Kroat se ne dosjen e saj ka pasur edhe rezultate te vizitave te saj gjinekologjike. Dosja e gazetares se Globus, Gjurgjica Klancir ka pasur vleresime te policise per martesen e saj, ndersa zevendes redaktori Damir Butkoviq ka gjetur nje transkriptim te nje bisede telefonike ne te cilen nena e tij i ka dhene nje recete per pergatitjen e makaronave me kerpudha.


Policia sekrete e Tugjmanit ka krijuar gjithashtu portrete psikologjike per te gjithe gazetaret e survejuar, te cilat se bashku me analizat e shkruara te mediave te ndryshme, kane perbere pjesen me te madhe te materialeve te mbledhura. Dosjet e disa gazetareve permbajne keto portrete, dosjet e tjera - si e imja - jo.


Kur mbarova se lexuari cdo gje qe policia sekrete kishte mbledhur rreth meje gjate pese vjeteve te mi si "armik i shtetit", zyrtaret e policise me pyeten nese deshiroja qe dosja ime te shkaterrohej apo te ruhej. Une zgjodha ruajtjen - do te ishte nje humbje e madhe te shkaterrosh nje prove te tille kaq te hapur te natyres se regjimit te Tugjmanit.


Ajo gjithashtu mund te perdoret edhe per t'u paraqitur ne ceshtjen gjyqsore te cilen gazetaret e survejuar mendojne te hapin. Objektivi yne kryesor nuk eshte kompensimi, por ne kerkojme te largojme personat pergjegjes per kete survejim politik nga jeta politike ne Kroaci, vecanerisht dy ministrat e fundit te puneve te brendeshme te periudhes se Tugjmanit, Ivan Jamjak dhe Ivan Peniq. Ne momentin e shkrimit te ketij artikulli - te dy keta persona jane deputete te parlamentit Kroat.


Drago Hedl eshte redaktor koordinues i IWPR-se ne Kroaci dhe nje gazetar i Feral Tribune.


Croatia
Frontline Updates
Support local journalists