PATUNDSHMËRITË NË BULLGARI DHE RUMANI STABILIZOHEN

Edhepse ende askush nuk ka parashikuar një falimentim në tregun e patundshmërive, në muajt e fundit është vërejtur një rënie e dallueshme në shitje.

PATUNDSHMËRITË NË BULLGARI DHE RUMANI STABILIZOHEN

Edhepse ende askush nuk ka parashikuar një falimentim në tregun e patundshmërive, në muajt e fundit është vërejtur një rënie e dallueshme në shitje.

Thursday, 6 October, 2005

Pas disa viteve të rritjes spektakulare, tregu i patundshmërive në Bullgari dhe Rumani gradualisht ka filluar të ngadalsohet derisa për herë të parë me vite të tëra furnizimi ka përmbushur kërkesat.

Numri i blerësve në të dy vendet është zgovëluar që nga fillimi i vitit 2005, edhepse shtëpi të reja shpejtë janë duke u ndërtuar. Kjo ka shpier në uljen e inflacionit të çmimeve të shtëpive nga shkalla më e lartë e vitit të kaluar dhe spekulimeve të tregut të blerësve.

Edhepse interesi i të huajve mbetet i lartë, analistët pohojnë se rënia e numrit të blerësve vendor spjegon zhvillimet e fundit.

Nën regjimin socialist, familjet e mëdha janë detyruar të ndajnë apartamentet e vogla derisa vetëm individët e konsideruar në nevojë urgjente për strehim kanë pasur ndonjë mundësi të fitimit të pronës më të madhe.

Kur më në fund u liruan nga restrikcionet e tilla pas rënies së komunizmit, bullgarët dhe rumunët me entuziazëm hynë në tregun e patundshmërive. Shumë blenë shtëpitë e anëtarëve të tyrë të familjes, dhe trendi vazhdoj të rritej në dy vitet e fundit me ofertat për hipotekë për njerëzit e rëndomtë. Por kërkesa e blerësve vendor tani kryesisht është përmbushur, dhe kjo ka rezultuar në ngadalsim.

Kjo do të thotë se çmimet kanë arritur kulmin, posaçërisht në lagjet më të popullarizuara të Sofjes dhe Bukureshtit. Por Strakhil Ivanov, udhëheqës kryesor i agjensisë për patundshmëri Yavlena, një nga kompanitë më të mëdha në Bullgari, nuk ka paraparë një rënie të shpejtë të tregut të patundshmërive.

“Nuk mund të ketë kolaps vetëm pasi furnizimi po ngadalsohet me kërkesë,” ai tha, duke paraparë një rritje prej 15 përqind të çmimit të shtëpive bullgare në muajt e ardhshëm. Kjo mund të krahasohet me rekordin e arritur në vitin 2004 kur të dhënat nga agjensitë bullgare për patundshmëri treguan se çmimet u ngritën për 35 përqind, derisa në pjesët më të mira të Sofjes deri në 50 përqind.

Në Rumani, rritja gjithashtu ishte spektakulare vitin e kaluar me ngritje mesatare të çmimeve në Bukuresht prej 40 përqind, sipas Yonut Bordei, menaxher në departamentin e shitjeve në agjensinë Jurisco-Romania. Vetëm ndërtesat bullgare nga koha e socializmit, të ndërtuara gjatë të shtatëdhjetave dhe tetëdhjetave dhe në nevojë të riparimit, kanë pësuar rënie në çmim, dhe analistët fajësojnë ndërtimin e banesave të reja për rënien e popullaritetit të tyre.

Tregu bullgar i patundshmërive gjithashtu u përforcua nga prezenca e hipotekave, të cilat deri vonë ishin të pamundura. Organizata bullgare Industry Watch pohoj se ofrimi i hipotekave pësoj rritje më të larte se çdo lloj i kredisë në vend vitin e kaluar, derisa numri i kredive të ofruara u rritë për 150 përqind në krahasim me vitin e kaluar.

“Para dy viteve hipotekat nuk kanë ekzistuar në Bullgari,” tha Valentin Suykov, menaxher i degës së Federatës Ndërkombëtare për Patundshmëri në Bullgari.

Të huajt të cilët gjithashtu kanë hyrë në tregun e Evropës lindore kanë kontribuar në rritjen e çmimeve. Edhe pse lirë sipas standardeve të Evropës perëndimore, 900 euro për metër katror për shtëpitë e reja në Sofje dhe qytetet përgjatë bredgetit të Detit të Zi si Varna dhe Burgasi, kjo është mjaft shtrejtë për bullgarët të cilët marrin paga mujore prej rreth 150 euro në muaj.

Ndërtesat më shtrejta kushtonin 1500 euro për metër katror dhe asgjë nuk kishte më ulët se 500 euro.

Analistët parashohin se tregu i patundshmërive në Rumani dhe Bullgari, të cilat janë në rend për anëtarësim në BE, do të ndjekin modelin e vendeve të tjera të Evropës lindore të cilat së voni u anëtarësuan dhe gradualisht do të stabilizohen.

“Duhet të mbajmë në mend përvojën e vendeve si Polonia, Republika Çeke, apo Hungaria të cilat mbijetuan “shokun” e vetëpërmbajtjes pasi parashikimet për rritje të çmimeve nuk u treguan të vërteta pasi ato u anëtarësuan në BE,” tha Simeon Mitev, menaxher ekzekutiv i agjensisë bullgare për patundshmëri SHANS-96.

Emilian Lilov është bashkëpunëtor i IWPR/BIRN.

Frontline Updates
Support local journalists