SERBET E BOSNJES ZGJEDHIN PRESIDENTIN

Banja Luka ka zgjedhur nje perfaqesues te ri - por sa mund te zgjase ai?

SERBET E BOSNJES ZGJEDHIN PRESIDENTIN

Banja Luka ka zgjedhur nje perfaqesues te ri - por sa mund te zgjase ai?

Tuesday, 6 September, 2005

Serbet e Bosnjes kane gjetur nje tjeter figure i cili do te perfaqesoje ata ne presidencen tre paleshe te Bosnjes - por zhurma qe ka rrethuar emerimin e tij tregon se ai mund ti kete ditet e numeruara.


Borislav Paravac, nje anetar i Partise Demokratike Serbe ne pushtet, SDS, eshte zgjedhur me 10 Prill per te perfaqesuar Serbet e Bosnjes ne presidencen shume etnike te Bosnjes.


Paravac zevendeson Mirko Saroviq, i cili ka dhene doreheqjen me 3 Prill pasi eshte gjendur nen nje presion te madh nderkombetar per shkak se ka lejuar nje kompani nga Republika Srpska, RS, Orao, te shese arme ne Irak.


Largimi i Saroviq nga posti i tij ka pasuar edhe zbulimin se ushtria e Serbeve te Bosnjes ka spiunuar agjensite nderkombetare, dhe se drejtuesit e kompanise shteterore te energjise te lidhur me SDS kane kryer shkelje te renda.


Emerimi i Paravac mund te largoje vemendjen nga keto skandale te koheve te fundit.


Por kredencialet e tij nacionaliste te linjes se ashper nuk paralajmerojne asgje te mire per stabilitetin ne Bosnjen shume etnike - por edhe ne qeverine e tij.


Vetem nje dite pas zgjedhjet se Paravac, anetari i SDS dhe president i RS, Dragan Caviq, ka shkaktuar zhurme te madhe kur ka deklaruar para gazetareve se ai do te rriste bashkepunimin me gjykaten e Hages - nje deklarate kjo e cila mund te kete impakt te drejt perdrejte ndaj Paravac.


Perfaqesuesit e linjes se ashper kane frike se gjykata, e cila tanime eshte ne gjurmet e parardhesit te Caviq si president i RS, Radovan Karaxhiq, mund te kete hedhur shikimin e saj nga Paravac.


Roli i tij gjate luftes - si kryetar i bashkise i qytetit te spastruar etnikisht te Doboj dhe njeri i afert i ministrit te mbrojtjes te RS, Milan Ninkoviq - ka shtuar zerat se ai mund te akuzohet per krime lufte.


Nese nje gje e tille do te ndodhte, gadishmeria e Caviq per te bashkepunuar me Hagen do ta conte ne nje perballje te ashper me nacionalistet ne gjirin e partise se tij, te cilet mbeten kundershtare te vendosur ndaj gjykates se krimeve te luftes.


Ky qendrim gjithashtu mund te shkaktoje probleme edhe me partneret e koalicionit te SDS ne qeveri, Partia per Progres Demokratik, PPD.


PPD - e cila konsiderohet si me pak nacionaliste, me nje orientim me civil ne koalicion - kishte paraqitur me pare kandidatin e saj per te zevendesuar Saroviq.


Megjithate, ne prag te emerimit, Petar Kuniq, kandidati i PPD per presidencen, eshte terhequr nga gara.


Partia e tij nuk ka dhene asnje shpjegim se perse kishte paraqitur nje kandidat per presidencen dhe perse e kishte terhequr ate me pas duke i hapur rrugen Paravac.


Megjithate, analistet thone se kandidatura e Kuniq eshte mbeshtetur nga elemente brenda koalicionit qeveritar te cilet kane menduar se ai do te ishte nje zgjedhje me e sigurte se Paravac, te cilin shume e konsiderojne si te rrezikuar nga nje akuze e mundeshme e gjykates se Hages.


Komentet e bera nga Milorad Dodik, drejtues i Aleances se Pavarur te Social Demokrateve, SNSD, te opozites, kane treguar se disa anetare te qeverise kane kundershtuar kandidaturen e Paravac deri ne momentin e fundit.


Dodik ka thene per IWPR se partia e tij kishte pranuar te mbeshteste kandidaturen e PPD, Kuniq, pas bisedimeve te mbajtura ne prag te caktimit te drejtuesit te PPD dhe ministrit te tanishem te jashtem te Bosnje Herzegovines, Mladen Ivaniq.


"Mesa duket, te gjitha shpresat qe Ivaniq ishte serioz ne perpjekjet e tij per te sqaruar marredhenien e tij me SDS kane qene te kota," ka thene Dodik pasi PPD ka terhequr kandidaturen.


Dodik ka thene se koalicioni qeveritar po shkon drejt nje krize, dhe zgjedhjet e parakoheshme duken shume prane. Nese ndodh keshtu, partia e tij mund te kete perfitime - SNSD ka pasur nje rezultat shume te mire ne zgjedhjet e Tetorit 2002.


Paravac ka marre detyren ne nje moment te veshtire, dhe qendrimi i tij ne kete detyre mund te jete i shkurter. Ai ne rradhe te pare do te duhet te perballet me ushtrine dhe perfaqesuesit e linjes se ashper, te cilet jane te pakenaqur me menyren se si i ka denuar komuniteti nderkombetar per krimet te cilat ata akuzohen se kane kryer.


Paravac do te duhet te balancoje zemerimin e tij nacionalist me presionin e vendeve te Europes perendimore per te cuar perpara reformat.


Disa nga keto reforma, te cilat jane rekomanduar pas skandaleve me te fundit, jane vecanerisht te dhimbeshme


Kushtetuta e Serbeve te Bosnjes eshte rishkruajtur, duke e vendosur ushtrine nen kontroll te plote civil dhe duke hequr te gjitha referencat mbi shtetin dhe sovranitetin. Per me teper, ushtria dhe sherbimet sekrete do te kontrollohen tani nga afer ne nivel shteteror.


Duke folur pas emerimit te Paravac, presidenti i RS Caviq ka pranuar se politika e Serbeve te Bosnjes po kalon nje faze te veshtire.


Caviq ka thene per gazetaret se nese shkaktohet nje krize, ai nuk do te hezitoje te perdore pushtetin e tij per te shperbere parlamentin, por gjithashtu, ai shpresonte se nje gje e tille nuk do te ndodhte - te pakten jo gjate kohes qe ai ishte ne pushtet.


Frontline Updates
Support local journalists