MAQEDONI: MOSMARREVESHJA PER PASAPORTAT RREZIKON ZGJEDHJET
Mosmarreveshjet rreth perdorimit te gjuhes Shqipe ne pasaportat Maqedonase mund te rrezikojne mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
MAQEDONI: MOSMARREVESHJA PER PASAPORTAT RREZIKON ZGJEDHJET
Mosmarreveshjet rreth perdorimit te gjuhes Shqipe ne pasaportat Maqedonase mund te rrezikojne mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Tensionet etnike po rriten si pasoje e nje mosmarreveshjeje mbi perfshirjen e gjuhes Shqipe ne pasaportat e reja te Maqedonise.
Marreveshja e Ohrit, e cila i dha fund gjashte muaj konflikti te armatosur ndermjet komuniteteve etnike vitin e kaluar, ka vendosur qe gjuha Shqipe te perfshihej ne te gjitha dokumentat e udhetimit.
Megjithate, Kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE kane bllokuar ligjin pas presioneve te ashpra nga publiku Maqedonas dhe nga partite e opozites.
Partia Demokratike e Shqiptareve, PDSH, ka kerkuar qe gjuha Shqipe te perdorej ne dokumenta dhe tani zevendes kryetari i partise, Menduh Thaqi, ka pralajmeruar se partia e tij mund te bojkotoje zgjedhjet parlamentare te cilat pritet te mbahen me 15 Shtator.
"Nese ligji i pasaportave nuk aprovohet, do te jete e veshtire per ne te marrim pjese ne zgjedhje," ka thene Thaqi per IWPR-ne pas nje takimi me Presidentin Boris Trajkovski.
Ai ka thene se kater partite me te medha politike te vendit dhe komuniteti nderkombetar kishin arritur me pare nje marreveshje sipas se ciles, nese PDSH mbeshteste ligjet e reja elektorale, te gjitha partite e tjera do te mbeshtesnin propozimet per pasaportat.
Ata qe mbeshtesin perdorimin e gjuhes Shqipe ne pasaporta kerkojne "modelin Slloven", ku dokumentat printohen jo vetem ne Sllovenisht dhe Anglisht por edhe ne Italisht dhe Hungarisht per te kenaqur te gjitha pakicat qe jetojne ne vend.
Drejtuesi i PDSH-se, Arber Xhaferri ka paralajmeruar se nese nuk pranohet forma e re e pasaportave, kjo mund te rrezikoje stabilitetin e vendit.
"Nese ligji nuk miratohet sipas modelit Slloven, atehere marreveshja e Ohrit dhe bashkejetesa e grupeve te ndryshme etnike ne Maqedoni do te rrezikohet," ka thene Xhaferi ne nje konference per shtyp ne Tetove me 25 Qershor.
Xhaferi ka deklaruar se kjo ceshtje mund te nxise kerkesat e Shqiptareve per ndarje territoriale. Ai ka theksuar se ndersa partia e tij eshte kunder kesaj, ata do te fajesonin Maqedonasit per cdo rritje tjeter te tensionit nder etnik.
"Ne do te konsiderojme pergjegjes per nje gje te tille presidentin Trajkovski dhe drejtuesin e Lidhjes Social Demokratike te Maqedonise, Branko Crvenkovski," ka thene ai.
Ali Ahmeti, ish drejtuesi politik i Ushtrise Clirimtare Kombetare, UCK, dhe tani drejtues i partise se re Bashkimi Demokratik per Integrim, BDI, i eshte pergjigjur ne menyre indirekte deklarimeve te Xhaferit te Shtunen e kaluar.
"Ne e kemi thene qe nje vit me pare se ne nuk do te pranojme asgje lloj ndarje territoriale sepse ne mendojme qe tashme nje zgjidhjeje te tille i ka ikur koha," ka thene Ahmeti para anetareve te partise se tij ne Shkup.
Gjeorgjevski ende nuk eshte shprehur haptazi dhe qarte per pozicionin e tij ne kete mosmarreveshje rreth pasaportave. Megjithate ai ka kundershtuar zerat se kjo ceshtje mund te sjelle kerkesa te reja per ndarje territoriale.
Nderkohe, drejtues te komunitetit nderkombetar kane shprehur shqetesimin e tyre per kete mosmarreveshje. Sekretari i pergjitheshem i NATO-s George Robertson, duke folur gjate nje vizite te tij ne Shkup javen e kaluar ka thene se te gjitha partite Maqedonase duhet te tregohen te matura dhe te perpiqen te shmangin tensionet e reja nder etnike.
Zedhenesi i BE-se per marredheniet me jashte, Chris Patten ka bere gjithashtu thirrje politikaneve Maqedonas te sigurojne qe zgjedhjet e ardheshme parlamentare te mbahen ne nje atmosfere te qete dhe korrekte.
"Ne e mbeshtesim marreveshjen e Ohrit, e cila i jep popullit te Maqedonise mundesine per te jetuar si fqinj te mire dhe per t'u anetaresuar ne familjen Europiane," ka thene Patten.
Ai ka paralajmeruar se pa zbatimin e marreveshjes se Ohrit, Maqedonia perballet me alternativen e varferise dhe mungeses afatgjate te stabilitetit.
Arben Ratkoceri eshte redaktor i se perditeshmes Fakti te Shkupit e cila botohet ne gjuhen Shqipe.