HETIMI PER TRAFIKUN NE QENDER TE VEMENDJES
Artikulli ivenstigativ i IWPR ka nxitur një debat të gjerë në rajon në lidhje me plagën e trafikut.
HETIMI PER TRAFIKUN NE QENDER TE VEMENDJES
Artikulli ivenstigativ i IWPR ka nxitur një debat të gjerë në rajon në lidhje me plagën e trafikut.
Një artikull investigative i IWPR mbi trafikun e qenieve njerëzore në ballkan ka shkaktuar një diskutim të madh për këtë cështje.
Raporti, Tregtia me Fatkeqësi Njerëzore, është pasuar nga një sërë diskutimesh dhe ka pasur një mbulim të madh nga mediat në rajon, duke nxjerrë në plan të parë një krim për të cilin deri pak kohë më parë nuk është folur shumë.
Në vijim të raporti, Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, ka mbajtur një konferencë për trafikun e qenieve njerëzore në Kosovë dhe gjykatësit në Shkup i kanë kërkuar IWPR të organizojë një seminar të nivelit të lartë i cili do të përqëndrohet në marrëdhëniet ndërmjet mediave dhe sistemit të drejtësisë në Maqedoni.
Tregtia me Fatkeqësi Njerëzore, i botuar fillimisht në faqen e internetit të IWPR në muajin shtator, është përgatitur me informacione të mbledhura nga bashkëpunëtorë në tetë vende në rajon dhe është koordinuar nga stafi në Londër dhe Rumani.
Gazetarët kanë vizituar bare, hotele, dhe shtëpi publike si edhe kanë folur me trafikantë, protektorë, zyrtarë të qeverive dhe viktima të trafikut të qenieve njerëzore, duke arritur kështu të paraqesin një pamje të qartë të rrjetit ndërkombëtar të bandave i cili është përgjegjës për këtë skllavëri të kohëve moderne.
Raporti është ribotuar i plotë në disa dhjetra gazeta dhe revista në të gjithë ballkanin dhe është përmendur në shumë të tjera.
Ky raport gjithashtu ka shërbyer si pikënisje për një sërë debatesh të hapura, të organizuara nga IWPR në Serbi, Rumani, Kosovë dhe Maqedoni gjatë muajit shtator. Diskutimet janë përqëndruar në trafikun e qenieve njerëzore dhe mënyrën e mbulimit të këtij fenomeni nga mediat.
Ndër zyrtarët e lartë të cilët kanë marrë pjesë në këto takime kanë qenë edhe Dushan Zlokas, koordinator i një ekipi të krijuar nga ministria e brendëshme e Serbisë për luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore, dhe gjeneral Dan Valentin Fatuloiu, zëvendës drejtor i Inisiativës së Bashkëpunimit të Europës Juglindore, SECI, për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogave. Në këto takime kanë marrë pjesë edhe gazetarë, avokatë dhe përfaqësues nga një numër organizatash jo qeveritare të cilat veprojnë në rajon.
Takimet kanë tërhequr një mbulim të madh nga mediat lokale, dhe shumë gazeta, stacione radio e agjensi lajmesh kanë dhënë njoftime mbi to.
Takimi i Prishtinës është njoftuar nga televizioni RTK, i cili transmeton në të gjithë Kosovën; ai në Shkup është mbuluar nga një sërë televizionesh dhe radiosh të Maqedonisë, përfshirë Televizioni A1, kanali më i madh në vend; ndërsa ai në Bukuresht është njoftuar në emisionet e lajmeve të cilat televizioneve në rajon.
Diskutimi publik dhe mbulimi në media që ka shkaktuar raporti investigative i IWPR ka bërë që një organizatë e madhe ndërkombëtare dhe zyrtarë vendas të sistemit të drejtësisë të organizojnë diskutime të tjera.
Më 22 tetor, një muaj pas takimit të organizuar nga IWPR në Prishtinë, OSBE ka organizuar një konferencë në Kosovë për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore. Një sërë rekomandimesh të cilat janë dhënë gjatë diskutimit po përfshihen në një plan veprimi për të luftuar problemin në të gjithë rajonin.
“Diskutimi i nisur nga IWPR ka qenë shumë i dobishëm dhe në kohën e duhur. Shumë shpesh botohen raporte dhe artikuj por që nuk sjellin ndonjë diskutim apo ndonjë masë për të synuar zgjidhjen e problemeve. Pjesët investigative kanë nxjerrë në qendër të vëmendjes problemin e trafikimit në nivel rajonal, por ajo që është më e rëndësishme në atë njerëzor, thotë Sven Lindholm, zëdhënës i OSBE në Kosovë.
Përfaqësues nga sistemi gjyqësor maqedonas kanë kontaktuar IWPR me sugjerimin për organizimin e një seminari mbi marrëdhëniet ndërmjet gjykatave dhe mediave dhe transparencën e procesit gjyqësor, në lidhje me rastet e trafikimit.
Gjykatësja hetuese, Hilda Meskova, ka thënë për IWPR se takimi i organizuar në Shkup ka shkaktuar një debat të fortë në rradhet e gjykatësve dhe ka theksuar nevojën për të kuptuar më mirë procedurat gjyqësore dhe legjislacionin i cili vepron mbi mbulimin e rasteve të trafikimit nga mediat.
“Ne përballemi me shumë raste të trafikimit dhe kemi pasur disa raste kur njoftimet e mediave kanë ndikuar për keq në përfundimin e këtyre rasteve duke publikuar identitetin dhe dëshmitë e viktimave apo dëshmitarëve të përfshirë në këto raste,” ka thënë Meskova.
Ajo ka thënë se ka një interes të madh për një diskutim të mëvonëshëm, i cili do të organizohet nga IWPR dhe Shoqata e Gjykatësve të Maqedonisë, i cili pritet të organizohet në fillim të vitit të ardhëshëm.