Simeon po Vonohet
Kryeministri i ri bullgar nuk duket se është duke përmbushur premtimet e tij para-elektorale.
Simeon po Vonohet
Kryeministri i ri bullgar nuk duket se është duke përmbushur premtimet e tij para-elektorale.
Pak muaj pasi deklaroi qëllimin e tij për 't'u përfshirë' në politikë ish-mbreti bullgar Simeon II është bërë monarku i parë i përmbysur që zgjidhet kryeministër në ish mbretërinë e tij.
Vëzhguesit e brendshëm dhe ndërkombëtarë që kishin shprehur hapur çudinë e tyre se si biznesmeni 64-vjeçar, i cili flet një bullgarishte të saktë, por pak të çuditshme, mund të arrinte qëllimin e tij 'për ta çuar Bullgarinë në Shekullin e 21-të', u befasuan në qershor kur votuesit i dhanë lëvizjes së tij kombëtare një fitore të dukshme.
Me një goditje Simeon, i cili kishte kaluar 50 vjetë të jetës së tij jashtë vendit dhe që faturohej nga një vëzhgues i huaj si një 'anakronizëm historik', u ngrit në yjet e politikës.
Ylli i tij vazhdoi të ngrihej: kur qeveria e tij u betua më 24 korrik disa anketues e vunë popullaritetin e tij 77 për qind më shumë se cilido tjetër në politikën bullgare.
Megjithatë edhe disa nga përkrahësit më të ashpër të Simeonit e kanë vënë re se aktet e ish-mbretit kanë qënë shumë ndryshe nga fjalët e tij.
Pasi ka mbështetur një 'moral të ri' në politikë, qeveria e tij prëfshin disa figura në hije të lidhura me atë që populli e ka cilësuar si 'Mafia e brendshme'. Duke u betuar se do të promovonte demokracinë, statutet e lëvizjes së tij kombëtare - e cila ende nuk është bërë një parti politike - bën që ai të ketë të drejtën t marrë ose të pushojë sipas dëshirës së tij.
Duke premtuar se do të përmirësonte në mënyrë të dukshme fatin e bullgarëve të thjeshtë "brenda 800 ditëve", ai nuk ka dhënë shumë shenja se si ka ndërmend të zbatojë reformat ekonomike të përpiluara nga këshilltarët e tij ekonomikë.
Lista vazhdon më tej: duke premtuar të tërheqë njohuri proesionale dhe ekspertësh Simeoni e ka rrethuar veten me persona krejtësisht të panjohur që fillojnë që nga aktorë e deri në juristë provincialë, mësues shkollash e madje edhe magjistarë. Pak prej tyre kanë përvojë në politikë.
Ish-mbreti ka thënë se ai do të mbështetet në lidhjet e tij me botën arabe për të thithur investime nga Arabia Saudite, ndërmjet të tjerash. Megjithatë pasi u bë kryeministër ai caktoi Soloman Pasi si ministër të jashtëm, i cili, si një hebre, nuk ka të ngjarë të ketë pritje të ngrohtë nga qeveria saudite.
Zëvendësi i Simeonit është një anëtar i Partisë Socialiste Bullgare, trashëgimtare e komunistëve, që kreu referendumin e vitit 1947 që ndaloi monarkinë në Bullgari. Një zgjedhje e çudithme për një ish-monark që thotë se është i angazhuar për një qeveri liberale të qendrës së djathtë - e pastaj cakton dy anëtarë të PSB-së në qeverinë e tij. Kjo gjë ka bërë që Simeoni të ketë fërkime edhe brenda partisë.
Fitorja e Simeonit dhe manovrat që shoqëruan formimin e qeverisë së tij kanë shkaktuar njëfarë tërmeti në Bullgari. Forcat e Bashkuara që qeverisnin më parë janë në momente dyzimi, të ndara midis atyre që duan të hyjnë në aleancë me Simeonin dhe atyre të drejtuar nga ish-kryeministri Ivan Kostov që preferojnë të qëndrojnë në opozitë.
Edhe partia më e vogël e qeverisë së re, Lëvizja Turke për të Drejtat dhe Lirinë, është e pakënaqur, sepse udhëheqësit të saj Ahmed Dogan nuk iu dha një post i lartë në administratë.
Analistët në Sofje kanë qënë të shpejtë të theksojnë ngjashmëritë midis sjelljes së Simeonit dhe asaj të babait të tij Mbretit
Boris III, i cili gjatë viteve 1930-të nxori mënjanë partitë politike të vjetra dhe krijoi sundimin e tij autoritar.
Ndërkohë që duket e pamundur që Simeoni t'i referohet metodave të tilla, ndryshimi midis fjalëve të ish-mbretit dhe veprave të kryeministrit të tanishëm i bëjnë parashikimet të vështira. Mbi të gjitha Simeoni është ekuivok lidhur me çështjen nëse ai do të kërkojë të rivendosë monarkinë. Gjatë të gjithë viteve të tij në mërgim ai gjithnjë i është referuar vetes si Mbret të Bullgarëve.
Gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme ai këmbënguli se rivendosja nuk ishte një prioritet, duke mos mohuar ndonjëherë se mund të jetë një qëllim afatgjatë. Më 24 korrik ai u betua para kushtetutës republikane bullgare, por nuk tha nëse kjo do të thoshte se ishte fundi i ambicjeve të tij monarkiste. Kjo i shtyu vëzhguesit si në vend ashtu edhe jashtë vendit të skërmiten se rivendosja e monarkisë në Bullgari është vetëm një çështje kohe.
Antoni Xhorxhief është një kontribues i IWPR-së.