KOMENT: RAUNDI TJETER NE RREZIK

Shqiptaret paralajmerojne se autoritetet maqedonase mund te leshojne nje ofensive te re menjehere pasi NATO te carmatose njesite e luftetareve shqiptare.

KOMENT: RAUNDI TJETER NE RREZIK

Shqiptaret paralajmerojne se autoritetet maqedonase mund te leshojne nje ofensive te re menjehere pasi NATO te carmatose njesite e luftetareve shqiptare.

Tuesday, 4 September, 2001

Zbatimi i marreveshjes se Ohrit do te kerkoje vullnet te forte, ndershmeri dhe transpqarence si nga maqedonasit ashtu edhe nga shqiptaret. Por qendrimet e ndryshme ndaj konfliktit si dhe marreveshjes ngrene dyshime serioze mbi qendrueshmerine e procesit te paqes.


Ne fakt, te dyja palet e konfliktit ne Maqedoni po ripozicionohen per perplasje te reja, pavaresisht nga perkushtimi ndaj disa kerkesave te marreveshjes, - duke rrezikuar misionin e Natos per mbledhjen e armeve nga luftetaret shqiptare.


Shqiptaret shqetesohen se autoritetet maqedonase mund ta shfrytezojne carmatimin dhe se presin nje largim te trupave te Aleances per te ndermarre nje ofensive tjeter ne fund te vjeshtes ndaj nje kundershtari tashme te dobesuar.


Nga ana e tyre, maqedonasit shqetesohen per mundesine e krijimit te grupimeve te reja me iniciale te reja apo me te tjera armatime nga ana e shqiptareve per te vazhduar luften e tyre per me teper leshime politike pervec atyre te rena dakort ne marreveshjen e Ohrit.


Shqiptaret gjejne mjaft aresye per te mos i zene bese maqedonasve. Pas vrasjeve te civileve, sipas shqiptareve, ne fshatin Ljuboten ne fillim te gushtit, ata e konsiderojne mungesen e deshires nga ana e autoriteteve maqedonase per kryerjen e nje hetimi te plote dhe nxjerrjen e pergjegjesve per ngjarjen si mbeshtetje e qeverise maqedonase per masakren.


Pas "spektaklit" te kryeministrit Ljubco Georgievski, i cili doli jashte salles se nenshkrimit te marreveshjes kur udheheqesi shqiptar Arben Xhaferi u foli gazetareve ne shqip, veshtire te mendohet se parlamenti do te aprovoje perdorimin e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare, sic parashikon marreveshja.


Ndryshimet e tjera ne kushtetute jane ende ne dyshim.


Sipas raporteve te fundit, pas nenshkrimit te marreveshjes se paqes, Shkupi ka ringjallur lidhjet me Ukrainen, Rusine si dhe vende te tjera per blerjen e armeve te reja. Kjo rrit dyshimet mbi angazhimin e qeverise maqedonase per t'i ofruar konfliktit nje zgjishje paqesore. Sulmet ndaj ushtareve te Natos, sic mendohet te jene kryer nga maqedonasit, si dhe vrasja e nje ushtari britanik ne oret e para te vendosjes se trupave vecse rrisin shqetesimet.


Kerkesat e ekzagjeruara te maqedonasve per sasine e armeve qe shqiptaret duhet te dorezojne si p.sh. 80.000 s'ishin gje tjeter vecse perpjekje per te ngrire marreveshjen e paqes. Ndonese Nato caktoi nje shifer prej 3.300 armesh per tu dorezuar pritet qe te kete akoma pakenaqesi.


Nderkaq bllokimi i pikes se kalimit kufitar te Bllaces nga Kosova konsiderohet nga shqiptaret si perpjekje te paramenduara, njelloj si ato per te penguar rikthimin e shqiptareve ne shtepite e tyre ne Bitola dhe Prilep.


Te gjitha keto sinjale tregojne se qeveria maqedonase po pergatitet per nje ofensive te re pasi UCK te carmatoset. Shqiptaret mendojne se kjo do te jete nje rikthim i strategjise per te mos njohur asnje lloj kompromisi.


Nje qendrim i tille nga politikanet maqedonas mund te rezultoje naiv dhe i rrezikshem. Kur nenshrkuan marreveshjen e paqes shqiptaret ishin te bindur se pas dislokimit te Natos trupat e saj nuk do te terhiqeshin nga vendi brenda 30 diteve te parashikuara.


Udheheqesit shqiptare Xhaferi dhe Imer Imeri shpresojne se forcat nderkombetare do te qendrojne deri ne arritjen e nje paqeje te qendrueshme. Sipas shqiptareve ne Maqedoni kjo do te perfshinte nje lloj protektorati nderkombetar si kudo ne rajon dhe nje mandat dhjetevjecar.


Por keto shpresa veshtire se permbushen. Komuniteti nderkombetar eshte i ngopur me pranine e gjere civile dhe ushtarake ne Bosnje Hercegovine dhe Kosove dhe heziton per te ndermarre nje tjeter. Marreveshja e Ohrit nuk eshte mbeshtetur zyrtarisht nga komuniteti nderkombetar apo ndonje institucion i vecante. Nuk parashikohen ndeshkime per palet qe nuk e respektojne marreveshjen. Ndonese shanset jane per nje zgjatje te mandatit 30 ditor, shpresa e shqiptareve per nje qendrim afatgjate te Natos duket jashte realitetit.


Shqiptaret mendojne se perendimi i ka braktisur ata qe ne Luginen e Presheves. Luftetaret shqiptare atje, pranuan te carmatosen ne shkembim te nje angazhimi per nje pjesemarrje me te madhe ne autoritetet veteqeverisese, ne polici si dhe te drejta te tjera per ta. Shqiptaret mendojne se komuniteti nderkombetar do te jete garancia e vetme. Shume vezhgues e konsiderojne Presheven si shembullin e nje procesi carmatimi. Por shqiptaret jane dyshues duke besuar se shume nga angazhimet per reforma nuk jane respektuar.


Kjo mund te shpjegoje fare mire edhe skepticizmin e shqiptareve mbi marreveshjen e Ohrit - dhe e ben me te besueshme daljen ne skene te Armates Kombetare Shqiptare, AKSH.


Ndersa UCK eshte angazhuar per zbatimin e marreveshjes se Ohrit, AKSH mund te perdoret per t'ju kundervene nje skenari si ai i Presheves, duke rrokur armet nese marreveshja nuk gjen zbatim. Por ne baze te komunikatave te saj te shtypit ajo nuk eshte nje organizate e mirefillte ushtarake pasi i mungon struktura, strategjia apo udheheqja e duhur politike.


Por duke pare rritjen me shpejtesi te vete UCK, e njejta gje mund te perseritet me AKSH. Perpjekjet e maqedonasve per te bllokuar marreveshjen vetem se do ta konsolidonin me teper AKSH. Cdo dhune e ushtruar ndaj shqiptareve -qofshin civile apo luftetare te carmatosur te UCK - do t'i shtonte rradhet e AKSH apo te cdo lloj tjeter formacioni qe mund te dilte ne skene ne te ardhmen.


Strategjia me e mire per te shmangur cdo lloj dhune do te ishte zbatimi i marreveshjeve te Lugines se Presheves dhe te Ohrit. Analistet ne Prishtine thone se konsolidimi i veteqeverisjes se shqiptareve ne Kosove dhe zgjidhja e statusit perfundimtar te saj do ta dobesonte influencen e grupeve te armatosura shqiptare.


Keto objektiva nuk mund te arrihen pa nje prezence afatgjate te perendimit. Carmatimi i UCK dhe terheqja pas kesaj e Natos do te conte ne me teper gjakderdhje. Rifillimi i dhunes do t'i jepte krahe grupeve te armatosura dhe politike radikale te shqiptareve, te cilet nuk perfundojne tek AKSH, dhe mund te conte ne perfshirjen ne konflikt te Lugines se Presheves.


Maqedonia ka nevoje per nje paqe te qendrueshme. Por eshte iluzion te presesh qe ata politikane, te cilet e sollen vendin fare prane luftes civile nga mungesa e deshires per te zgjidhur problemet nderetnike, te jene tashme te gatshem per te zbatuar marreveshjen e Ohrit. Zgjidhja perfundimtare e konfliktit nuk ka gjasa per tu arritur deri ne shfaqjen e nje brezi te ri politikanesh, te gatshem per te punuar per nje shoqeri civile dhe demokratike per te gjithe qytetaret.


Naim Maloku eshte nje analist ne Kosove. Ai eshte gjithashtu anetar i


presidences se Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), dhe ka qene nje nga


komandantet e UCK-se gjate luftes.


Frontline Updates
Support local journalists