Kosove: Vjen 'Dora E Forte' E Okb
Serbet dhe Shqiptaret mund ta kene te veshtire te kuptohen me shefin e ri te OKB-se per Kosoven.
Kosove: Vjen 'Dora E Forte' E Okb
Serbet dhe Shqiptaret mund ta kene te veshtire te kuptohen me shefin e ri te OKB-se per Kosoven.
Emerimi i njeriut te ashper Mikael Steiner ne postin e shefit te ri te OKB-se ne Kosove ka shkaktuar nje ndjenje pakenaqesie dhe shqetesimi ne rradhet e Shqiptareve dhe Serbeve ne province. Te dyja palet kane frike se ata mund ta kene te veshtire te fitojne ndaj diplomatit teper te vendosur Gjerman. Te gjitha gjasat jane qe ata te kene te drejte.
Deri me tani Steiner, nje ish keshilltar i kancelarit Gjerman, Gerhard Shroder, nuk ka shprehur publikisht pikpamjet e tij rreth pavaresise se Kosoves nen nje qeveri etnike Shqiptare apo kthimin e saj nen Beogradin.
Sekretari i pergjitheshem i OKB-se Kofi Anan e ka perzgjedhur ate si nje personalitet te forte i afte per te perballuar presionet nga te dyja palet dhe per te marre persiper administrimin e perditeshem te Kosoves ne gjendjen e tanishme te vakumit institucional.
Pas mberritjes se trupave te NATO-s ne veren e vitit 1999, dhe miratimit te rezolutes 1244 te OKB-se, Kosova ka mbetur zyrtarisht pjese e Jugosllavise por praktikisht eshte shnderruar ne nje protektorat nderkombetar.
Kur Hans Hakerup dha doreheqjen nga posti i administratorit te OKB-se per Kosoven per aresye personale ne Dhjetor, ka pasur dy rryma diplomatike se kush duhet ta zevendesoje ate.
Nje grup eshte rreshtuar me Shqiptaret dhe mendonte se pasuesi i tij duhet te jete nje burokrat i ngarkuar vetem me detyren e zbatimit te rezultatit te zgjedhjeve te pergjitheshme te Nentorit ne Kosove, dhe te transferonte pushtetin politik tek nje qeveri e re vendase.
Ne zgjedhje, Shqiptaret kane fituar shumicen e vendeve ne parlament por me pas kane filluar mosmarreveshjet ndermjet tyre ne nje shkalle saqe ata ende nuk kane qene ne gjendje te emerojne nje president apo nje qeveri.
Si rrjedhoje, fitoi pikpamja e dyte diplomatike, emerimi i dikujt i cili mund te merrte vendime te rendesishme per drejtimin e provinces. Komuniteti nderkombetar ka kuptuar se Steiner mund te kryente kete rol dhe e ka emeruar ne postin e shefit te UNMIK-ut me 21 Janar, 2002.
Steiner, 52 vjecar, ka nje eksperience te madhe ne Ballkan. Ne fillim te viteve 1990, ai ka drejtuar zyren humanitare Gjermane ne Zagreb. Ne vitet ne vazhdim, ai eshte perfshire ne perpjekjet per ti dhene fund konfliktit ne Bosnje.
Qe nga viti 1994 ne 1995, Steiner ka sherbyer si i derguari i Gjermanise ne grupin e kontaktit per vendosjen e paqes ne Jugosllavi. Pas marreveshjes se Dejtonit, ai ka sherbyer si zevendes perfaqesuesi i larte i komunitetit nderkombetar ne Bosnje.
Gjate kohes qe ka qendruar ne Bosnje, Steiner ka bere perpjekje te shumta per pajtimin e tre grupeve me te medha etnike, dhe ka ndihmuar ne sjelljen ne pushtet te se moderuares Biljana Plavshiq ne Republika Srpska.
Gjate tre vjeteve te qendrimit ne postin e keshilltarit te Kancelarit Shroder, Steiner ka shfaqur nje aftesi per te punuar ne menyre te pavarur dhe per te marre persiper pergjegjesi te medha. Njerezit te cilet e njohin thone se si Hakerup, ai nuk do te toleroje asnje perpjekje te Shqiptareve per ta shmangur nga vendim marrja.
Miqte e tij thone se ai veshtire se do te perulet edhe para Serbeve te Kosoves, te cilet shpresojne te rivendosin sovranitetin e Beogradit mbi provincen tani qe ish presidenti Sllobodan Millosheviq eshte larguar nga pushteti.
Disa nga drejtuesit Shqiptare kane frike se ai mund te ndaloje ambiciet e tyre per te ulur rolin e OKB-se ne province. Ata jane gjithashtu te shqetesuar se politikanet Serbe kane lidhje te ngushta me koleget e tyre Gjermane - per shembull kryeministri Serb Zoran Gjingjiq, eshte takuar disa here me Steiner - duke menduar se nje gje e tille mund te coje ne vazhdimin e politikes se koheve te fundit te Hakerupit per bashkepunim me Beogradin.
Disa Serbe, megjithate, kane frike se Steiner mund te heqe dore pjeserisht nga marreveshja e OKB-se e arritur me drejtuesit Serbe perpara zgjedhjeve te Nentorit ne Kosove, sipas se ciles Hakerup premtoi te lejonte nje influence me te madhe te Beogradit ne jeten politike ne Kosove nepermjet grupeve te perbashkta te punes me UNMIK.
Eshte e qarte se shefi i ri i OKB-se do te vendoset nen presionin e te dyja paleve, por njohja e tij mbi ceshtjet e rajonit dhe familjariteti me "menyren Ballkanike" te berjes se gjerave mund ta ndihmojne ate te kryeje ne menyre me efikase punen se parardhesi i tij.
Svetlana Djurdjeviq-Lukiq eshte nje gazetare e se perjaveshmes NIN ne Beograd. Nikola Zivkoviq eshte korrespondent i NIN dhe Glas javnosti ne Beograd. Ai eshte gjithashtu nje analist politik per disa gazeta Gjermane.