Skip to main content

Maqedoni: Kthesa Kushtetuese

Maqedonasit etnik nuk mbajne premtimet per te ndryshuar kushtetuten e vendit.

Maqedoni: Kthesa Kushtetuese

Maqedonasit etnik nuk mbajne premtimet per te ndryshuar kushtetuten e vendit.

Te derguarit e larte te Europes jane larguar nga Shkupi te zemeruar javen e kaluar, duke akuzuar qeverine se nuk po mban nje premtim te forte per te ndryshuar kushtetuten brenda tre diteve nga perfundimi i carmatimit te kontrolluar nga komuniteti nderkombetar, i luftetareve te Ushtrise Clirimtare Kombetare.


Ata kane anulluar nje konference donatoresh te planifikuar per kete muaj, e cila do te jepte miliona dollare Amerikan per shtetin e falimentuar si nje shperblim per zbatimin e paketes se ndryshimeve kushtetuese te arritur me ndermjetesimin e BE-se ne qytetin e Ohrit me 13 Gusht.


Marreveshja e Ohrit ka pasur per qellim dhenien fund te rebelimit te armatosur te Shqiptareve etnik ne perendim te republikes qe ka filluar kete pranvere, i cili thuajse e zhyti Maqedonine ne nje lufte civile ne shkalle te gjere.


"Eshte krejtesisht e paimagjinueshe qe konferenca e donatoreve te mund te mbahet me 15 Tetor," ka thene Komisioneri i Bashkimit Europian per Punet e Jashteme, Kris Paten, duke u larguar nga Shkupi. "Ne keto rrethana, une nuk do te mund t'u kerkoj donatoreve te mbushin ceqe te medha me qellim qe te mbeshtesim nje marreveshje politike e cila nuk eshte pranuar ende dhe nuk ka filluar zbatimi i saj".


"Solana dhe Paten jane larguar nga Shkupi te fyer dhe te zhgenjyer," ka njoftuar media Maqedonase pas largimit te dy miqve te rendesishem Europiane. Perfaqesuesi i Larte i BE-se per Politiken e Perbashket te Jashteme dhe te Sigurise, Havier Solana, thuhet se ka qene kaq i zhgenjyer saqe ka anulluar nje konference per shtyp , te planifikuar per tu mbajtur pas bisedimeve te tij me zyrtaret Maqedonas, pa dhene asnje shpjegim.


"Mungesa e Z. Solana ne konferencen per shtyp ka treguar nivelin e zemerimit te tij," ka thene nje perfaqesues i stafit te Solanes ne Bruksel per gazeten Maqedonase Dnevnik.


Gjenerali Gunar Lange, komandant i operacionit te carmatimit te kontrolluar nga NATO, te quajtur Operacioni Korrja e Qenesishme, ka njoftuar perfundimin e misionit me 26 Shtator dhe ka thene se te gjitha armet qe UCK-ja kishte thene se do ti dorezonte ishin mbledhur. Ne total, Shqiptaret etnik kane dorezuar 3,200 pushke automatike, 483 mitraloze, 161 mortaja, 17 sisteme mbrojtjeje ajrore dhe 4 mjete te blinduara.


Me 27 Shtator, drejtuesi i UCK-se, Ali Ahmeti, ka njoftuar se organizata e tij guerrilase eshte shkrire. Duke folur ne nje konference per shtyp ne qendren e UCK-se ne Shipkovice, ai ka shtuar se policia e rregullt Maqedonase do te lejohej te hynte ne fshatrat te cilet kane qene nen kontrollin e UCK-se nese ne rradhet e ketyre njesive te policise do te kishte edhe police Shqiptare. Fjalet e tij jane konfirmuar nga komandanti ushtarak i UCK-se, Gezim Ostreni. "UCK-ja nuk ekziston me," ka thene ai per nje stacion TV te Shkupit.


Megjithate, ndersa militantet Shqiptare dhe komuniteti nderkombetar kane permbushur premtimet e tyre, parlamenti Maqedonas nuk e ka bere nje gje te tille. Ne fkat, kryetari i parlamentit, Stojan Andov, nje kundershtar i rendesishem marreveshjes se 13 Shtatorit, ka paraqitur nje sere pretekstesh per te shtyre ndryshimet e kushtetutes.


Fillimisht, ai ka bere me faj per vonesen ekzistencen e postoblloqeve te luftetareve ne rruge. Ai me pas ka cituar probleme te krijuara nga demonstratat anti marreveshjes perpara nderteses se parlamentit. Pas kesaj ai ka bere nje kerkese qe te gjithe civilet e rrembyer nga UCK-ja te liroheshin.


Manovra me e fundit e Andov eshte nje propozim qe ndryshimet kushtetuese te debatohen dhe te miratohen me pjese, dhe jo si nje pakete e tere, sic kane kerkuar partite etnike Shqiptare. Kryetari i parlamentit ka thene se vetem gjashte nga 15 ndryshimet per te cilat eshte rene dakort ne Oher do te paraqiteshin ne nje sesion te parlamentit me 9 Tetor.


Partite Shqiptare etnike kane denoncuar kete hap si nje tradheti dhe tani kercenojne se do te bojkotojne parlamentin. Zevendes kryetari i parlamentit, Iljaz Halimi, nje zyrtar i larte i Partise Demokratike te Shqiptareve, partia me e madhe e Shqiptareve etnik, ka thene per nje televizin te shkupit me 7 Tetor se partia e tij nuk do te pranoje kurre kete ndryshim. "Nese kryetari i parlamentit nuk paraqet te 15 amendamentetet, ne nuk do te marrim pjese ne punimet e parlamentit," ka thene ai.


Partia e dyte me e madhe Shqiptare, Partia per prosperitet Demokratik, ka thene se ajo do te bashkohet me kercenimin per bojkot. "Te gjitha amendamentet duhet te paraqiten menjehere dhe te miratohen pa asnje ndryshim," ka thene Abdullahid Vejseli, nje deputet i parlamentit.


Bllokimi me i madh eshte ndryshimi i propozuar per preambulen e kushtetutes. Ne Oher, partite kane rene dakort per te zevendesuar nje fraze e cila thote se sovraniteti eshte i "popullit Maqedonas" me nje renditje te re fjalesh qe e ben te qarte qe sovraniteti eshte i te gjithe qytetareve ne territorin e Maqedonise.


Ky ndryshim eshte i vogel por i rendesishem. Shqiptaret etnik e konsiderojne formulen e tanishme si diskriminuese ndaj tyre, sepse ajo u jep vetem Maqedonasve etnik te drejten e sovranitetit. Si rezultat, ata kane bojkotuar miratimin e kushtetutes, kur Maqedonia shpalli pavaresine ne vitin 1991.


Maqedonasit etnik po ashtu e konsiderojne kete pike si shume te rendesishme. Ata kane frike se ndryshimet demografike mund te krijojne nje shumice te Shqiptareve ne vend, dhe per kete aresye jane te vendosur te ruajne idene e tyre per shtetesine ne kushtetute.


Ndryshimi i tekstit ka shkaktuar kundershtime te medha nga deputetet ne parlament, shtetaret me te vjeter, si ish [presidenti Kiro Gligorov, nje sere institucionesh kulturore, perfshire edhe Akademine e Shkencave dhe Arteve te Maqedonise, MANU, dhe organizmat shkencore.


Te gjithe ngulin kembe se eleminimi i termit "popullit Maqedonas" nga parathenia e kushtetutes do te perbente nje hap te rrezikshem drejt asaj qe disa e quajne "shperberja e shtetit".


Parathenia e kushtetutes eshte vendosur ne qender te debateve deri ne ate pike qe nese fraza "populli Maqedonas" eshte lene me nje ane, ndersa 14 amendamentet e tjera do te miratohen ndoshta me nje perpjekje tjeter.


Dosta Dimovska, zevendes presidente e partise kryesore nacionaliste te koalicionit Organizata Maqedonase Revolucionare, VMRO-DPMNE, ka thene per radion shteterore se koleget e partise se saj do te kene veshtiresi te pranojne amendamentet nese fraza "populli Maqedonas" hiqet nga kushtetuta. "Nese mund te gjejme nje gjuhe te perbashket ndryshimet e tjera kushtetuese do te behen menjehere," ka thene ajo.


Ekziston edhe nje ide per ta rimenduar kete ceshtje ne nivel Europian. Sipas Doris pak, kryetare e delegacionit te Parlamentit Europian per Europen juglindore, e cila ka vizituar Shkupin me 6 Tetor, BE nuk eshte kunder ndryshimeve relativisht te vogla te marreveshjes se Ohrit.


"Nese te gjitha pjeset e tjera te Marreveshjes Kuader pranohen pervec parathenies ne si parlamentare Europiane jemi te gatshem te fillojme nje diskutim te ri ne parlamentin europian per nje kompromis," ka thene Pak, "duke pasur parasysh aspiratat historike te popullit Maqedonas per te pasur nje shtet dhe nje te ardhme te tyren".


Por Europianet do te mbeshtesnin ndryshimet e marreveshjes vetem nese Shqiptaret etnik mund te pranojne ato. Deri me tani nuk ka asnje shenje per nje gje te tille. Perkundrazi, perpjekjet e Maqedonasve per te rihapur ceshtjen duket se do te perballen me kundershtime te forta nga partite e Shqiptareve etnik.


Autori eshte nje gazetar i revistes Forum ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists