MALI I ZI: PENGESA SERIOZE PER REFORMEN NE MEDIA

Kane filluar mosmarreveshje ne lidhje me perberjen e keshillit te krijuar per mbikqyrjen e sherbimit te ri publik te transmetimeve ne vend.

MALI I ZI: PENGESA SERIOZE PER REFORMEN NE MEDIA

Kane filluar mosmarreveshje ne lidhje me perberjen e keshillit te krijuar per mbikqyrjen e sherbimit te ri publik te transmetimeve ne vend.

Parlamenti i Malit te Zi ka miratuar javen e kaluar nje ligj i cili shnderron median elektronike ne pronesi te shtetit ne nje sherbim publik te paanshem.


Por nje ligj i cili detyron me teper se 400 organizata jo qeveritare, OJQ, te zgjedhin nga rradhet e tyre nje komision te perbere prej 11 anetaresh - i quajtur Keshilli per Radio Televizionin e Malit te Zi - te cilet do te percaktojne politiken redaksionale duket se do te shkaktoje nje kaos te vertete. Per shkak te ndarjeve te thella qe ekzistojne ne shoqeri, eshte e veshtire te imagjinohet qe ata do te arrijne nje konsensus ne zgjedhjen e ketyre njerezve.


Vendimi per transformimin e mediave eshte marre me 12 Nentor, vetem disa jave pasi koalicioni i presidentit Malazez Millo Gjukanoviq, i cili bashkon Partine Demokratike te Socialisteve, DPS, dhe Partine Social Demokrate, SDP, ka fituar zgjedhjet e parakoheshme parlamentare te Tetorit.


Perpjekjet per transformimin e mediave shteterore kane filluar nje vit me pare, kur autoritetet kane filluar pergatitjen e tre ligjeve per radion, TV dhe median ne pergjithesi. Eksperte te komunikacioneve jane thirrur per te dhene keshillim per keto ligje, dhe i gjithe procesi eshte zhvilluar nen mbikqyrjen e Keshillit te Europes, Nenit 19, dhe Institutit Europian per Median si edhe OJQ-ve te vendit.


Pas 11 muaj pune dhe rishikime te vazhdueshme, ligjet kane siguruar miratimin e Keshillit te Europes dhe jane paraqitur qeverise per miratim. Por ne kete pike procesi u ndal pasi partite pro Jugosllave ne opozite morren ne dore kontrollin mbi parlamentin ne muajin Mars, me mbeshtetjen e Aleances Liberale, LS, dikur aleate e qeverise.


Ligjet e reja per mediat u miratuan, por zbatimi i tyre u vonuar per gjashte muaj dhe gjate kesaj kohe shumica e re parlamentare emeroi njerez te afert te saj ne krye te mediave shteterore, duke shpresuar se nje gje e tille do ti siguronte fitoren ne zgjedhjet e Tetorit.


Ne fakt, Gjukanoviq doli fitimtar me nje shumice absolute dhe ligjet per mediat u vune menjehre ne zbatim. Ne baze te ketyre ligjeve kerkohet krijimi i menjehereshem i Keshillit per Radio dhe Televizionin e Malit te Zi i cili do te drejtoje transmetuesit si nje sherbim publik, do te zgjedhe nje bord drejtues dhe do te aprovoje emerimin e nje drejtori.


OJQ nga te gjitha fushat - te cilat perfshijne arsimin, kulturen, gazetarine, te drejtat e njeriut, sportin, turzimin, ekologjine dhe mbrojtjen e te drejtave te femijeve dhe pakicave kombetare - duhet te zgjedhin perfaqesuesit e tyre ne keshill.


Anetaret e keshillit nuk duhet te jene politikane te zgjedhur, keshilltare lokal, zyrtare te qeverise, apo persona te tjere anetaresimi i te cileve mund te perbeje nje konflikt interesash me punen e tyre.


Por OJQ-te veshtire se mund te arrijne nje konsensus per keto emerime. Tanime, dy nga tre organizmat te cilat perfaqesojne gazetaret, Shoqata e Gazetareve dhe Shoqata e Gazetareve Profesioniste, kane thene se ato kerkojne qe te zgjidhen anetare nga rradhe te tyre.


Sindikata e punetoreve te pavarur ka leshuar sinjale se ajo nuk eshte e gateshme te bashkepunoje me koleget e saj pro qeveritare. Drejtuesja e sindikates, Vesna Pejoviq, ka thene ne nje tryeze te rrumbullaket te organizuar per ligjin e ri per mediat me 4 Nentor se anetaret e saj do ta kene shume te veshtire te bien dakort per nje perfaqesues te perbashket.


Ne rastet kur nuk mund te arrihet konsensus, parlamenti ka te drejten te perzgjedhe kandidatin i cili gezon mbeshtetjen me te madhe.


Ndersa ligji i jep OJQ-ve vetem 30 dite per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne keshill, pak kohe mbetet per zgjidhjen e ketyre mosmarreveshjeve.


Duke parashikuar probleme per perzgjedhjen e anetareve, Stevo Muk, drejtor i Qendres per Zhvillimin e OJQ-ve, mund te nise nje inisiative te tij per te arritur nje marreveshje ndermjet grupeve te ndryshme per perzgjedhjen e perfaqesuesve.


Shteti ka thene se ai nuk do te nderhyje. Abaz Xhafiq, koordinator i komitetit parlamentar per pergatitjen e ligjeve te reja dhe ndihes sekretar per informimin, ka thene se tanime kjo eshte detyre e sektorit jo qeveritar.


"Tani shoqeria civile duhet te bjere dakort," ka thene ai. "Nese ata arrijne nje gje te tille, fat tem bare. Keshilli do te filloje te funksionoje sa me shpejt pasi te jene zgjedhur dy te tretat e anetareve".


Boris Darmanoviq eshte redaktori koordinues i IWPR ne Podgorica.


Frontline Updates
Support local journalists