Mali I Zi: Diskutohet Bashkepunimi Me Gjykaten Nderkombetare
A do te filloje me ne fund Podgorica te bashkepunoje me gjykaten per krime lufte?
Mali I Zi: Diskutohet Bashkepunimi Me Gjykaten Nderkombetare
A do te filloje me ne fund Podgorica te bashkepunoje me gjykaten per krime lufte?
Arrestimi dhe ekstradimi i te akuzuarve per krime lufte ne Malin e Zi duket se do te shnderrohet ne nje drame te dhimbeshme dhe te gjate.
Me heret kete muaj, Haga ka shpallur kater akuza ndaj figurave ushtarake te implikuara ne krime lufte te kryera gjate sulmit Malazez ndaj Dubrovnikut dhjete vjet me pare.
Ky hap ka ardhur pasi Podgorica nuk ka arrestuar kater te akuzuarit, gjeneralin ne pension Pavle Strugar, zevendes admiralet ne pension Miodrag jokiq dhe milan Zec dhe kapitenin e ushtrise Jugosllave Vladimir Kovaceviq.
Akuzat ndaj tyre i ishin dorezuar te mbyllura shefit te policise MalazezeVukasin Maras, dhe per kete ishte njoftuar edhe Presidenti Millo gjukanoviq. Por pavaresisht deklarimeve zyrtare te Podgorices per bashkepunim me Hagen, asgje nuk eshte bere.
Policia Malazeze ka thene se Jokiq, Zec dhe Kovaceviq jane larguar te gjithe per ne Beograd, por Strugar jeton ne Podgorice dhe zyrtaret lokal nuk kishin bere asnje perpjekje per ta arrestuar qe prej sjelljes se mandatit ndaj tij, me 1 Mars.
"Ne kemi arritur ne perfundimin se nuk po zbatoheshin premtimet e dhena per bashkepunim me gjykaten. Autoritetet nuk i kane arrestuar personat e akuzuar. Kjo ka bere qe ne ti shpallim publikisht emrat e personave te akuzuar," ka thene zedhenesja e gjykates, Florence Hartman.
Sapo keto akuza jane bere publike, Strugar ka njoftuar se ai do te dorezohet ne gjykaten e Hages me deshiren e tij. Sipas burimeve te IWPR-se, kjo eshte vendosur pas bisedimeve me qeverine Malazeze.
Pas deklarates se Strugar, Kryeministri Filip Vujanoviq ka premtuar publikisht te ndihmoje gjeneralin ne cdo menyre dhe ka njoftuar gjithashtu se qeveria do te nderhyje prane gjykates ta lere ate te lire deri kur te filloje gjyqi ndaj tij.
Vezhguesit thone se qeveria ka hezituar per te arrestuar Strugar sepse ai mund te perbeje nje deshmitar shume te rrezikshem. Se bashku me personat e tjere te akuzuar - te njohur si "te katertit e Dubrovnikut" - ai ka marre pjese ne pergatitjet sekrete per "clirimin" e Dubrovnikut, ka dijeni per strukturen e komandimit dhe si pasoje mund te inkriminoje edhe shume persona te tjere.
Kjo eshte vecanerisht e rrezikshme, sepse Haga tashme ka deklaruar se ka ne plan te zgjeroje hetimet per ceshtjen e Dubrovnikut edhe ndaj disa politikaneve ne Podgorice dhe Beograd.
Meqenese shume prej atyre qe jane sot ne pushtet kane pasur pozicione te larta drejtuese edhe gjate periudhes se fushates ndaj Dubrovnikut, autoritetet do te jene edhe me pak te interesuara per te bashkepunuar ne fazen e dyte te hetimeve.
Megjithate, ndersa Mali i Zi ka disa kohe qe ka humbur perkrahjen qe gezonte ne Perendim, duket se nje fare ndihme do te jepet, meqenese qeveria nuk deshiron te perkeqesoje edhe me teper pozitat e saj.
Me 9 Tetor, haga ka njoftuar se edhe 15 persona te tjere do te vendosen nen hetim per krime te kryera ne Kroaci. Ketu perfshihen dy ish zyrtare te larte Malazez: momir Bulatoviq dhe Branko Kostiq.
Ne Podgorice jane shtuar fjalet rreth personave te cilet do te perfshihen ne ndonje liste te ardheshme te gjykates - dhe mbi te gjitha, nese Haga do te therrase edhe Presidentin Millo gjukanoviq.
Ne kohen e sulmit ndaj Dubrovnikut ne vjeshten e vitit 1991, Gjukanoviq ka qene kryeminister i Malit te Zi, dhe nje aleat i ngushte i Sllobodan Millosheviqit. Gjashte vjet me pas, Gjukanoviq u shkeput nga Millosheviqi, filloi te perdore nje gjuhe paqesore dhe u perpoq te krijonte ura me shtetet e tjera Ballkanike.
Ne vitin 1999, ai i ka kerkuar zyrtarisht falje Kroacise per sjelljen e ushtareve dhe forcave jo te rregullta Malazeze gjate sulmeve ndaj Dubrovnikut. Gjate fushates ne Kosove ne vitin 1999, zyrtaret Malazez kane shkuar ne Hage per te kerkuar akuzimin e atyre qe kane kryer krime, por ata jane treguar shume me pak aktiv ne nxjerrjen e krimineleve te luftes Malazez perpara drejtesise.
Strugar nuk eshte i vetmi qe ka levizur i pashqetesuar ne Mal te Zi. Millosheviq dhe presidenti Serb Milan Milutinoviq dihet se kane vizituar Malin e Zi disa here pas ngritjes se akuzave zyrtare ndaj tyre.
Edhe i akuzuari nga Haga Gjenerali Ratko Mladiq ka shijuar bregdetin e bukur Malaze pa terhequr vemendjen e policise. Tani, ministri i ri i policise Andrija Joviceviq insiston se te gjithe te akuzuarit qe gjenden ne territorin Malazez do te ekstradohen menjehere. Nese kjo deklarate perben nje deshire te re per bashkepunim me gjykaten apo me teper nje retorike boshe, kjo mbetet per t'u pare.
Milka Tadiq Mijoviq eshte redaktore e projektit te IWPR-se, dhe redaktore e revistes se perjaveshme monitor, qe botohet ne Podgorice.