Shperthen Paqja E Dhuneshme Ne Kosove

Sulme me granata, vrasje misterioze, kercenime me bomba ndaj shtetasve Amerikane dhe paralajmerime zyrtare - te gjitha keto jane shenja te nje keqesimi te gjendjes se sigurise ne Kosove.

Shperthen Paqja E Dhuneshme Ne Kosove

Sulme me granata, vrasje misterioze, kercenime me bomba ndaj shtetasve Amerikane dhe paralajmerime zyrtare - te gjitha keto jane shenja te nje keqesimi te gjendjes se sigurise ne Kosove.

Thursday, 10 November, 2005

Dhuna eshte ne rritje ne Kosove, dhe pas nje serie incidentesh, kercenimesh dhe paralajmerime zyrtare per sigurine, Serbet, Shqiptaret dhe pjestaret e administrates nderkombetare ndjehen gjithnje e me te pasigurte.


Nje sulm me granate kete jave ne tregun e mbushur me njerez ne Fushe Kosove, disa milje larg Prishtines, shkaktoi numrin me te madh te viktimave ne nje incident te vetem gjate me teper se nje muaji.


Ne oret e vona te mengjesit te 28 Shtatorit, ne ate qe eshte si nje qender e rendesishme psikologjikisht per Serbet ashtu edhe nje nga zonat e fundit me shumice Serbe, dy njerez u vrane dhe 34 u plagosen, kater prej te cileve ne gjendje te rende. Te gjithe viktimat ishin Serbe.


Dyshimet fillimisht rane mbi nxitesit Shqiptare, dhe te pakten dy prej kater te arrestuarve nga KFOR jane Shqiptare. Por, me pas keta te dyshuar u liruan.


"NATO i konsideron keto incidente si te organizuara nga ato qarqe te cilat nuk deshirojne paqen ne Kosove," tha nje zyrtar, duke folur rreth incidentit pas takimit te ambasadoreve te NATO-s ne Bruksel.


Bernard Kouchner, administratori i OKB-se ne Kosove, gjithashtu denoi sulmin ne Fushe Kosove. "Une jam thellesisht i pakenaqur me kete krim qe ka ndodhur ne nje zone ku jane drejtuar intensivisht perpjekjet tona per te ruajtur komunitetin multi etnik ne Kosove", ka deklaruar Kouchner duke vizituar te plagosurit ne Fushe Kosove.


Figura politike Shqiptare, nga ana e tyre, jane perpjekur te sugjerojne se sulmi eshte veper e provokatoreve.


"Ky eshte nje veprim kunder perpjekjeve per normalizimin e situates. Ne kemi paralajmeruar ne menyre te vazhdueshme njerezit se ne Kosove ka akoma forca paraushtarake dhe ushtarake qe jane te interesuara per te destabilizuar paqen e brishte," eshte shprehur Hashim Thaci, drejtuesi i qeverise se vete shpallur provizore, ne nje deklarate.


Incidenti ne Fushe Kosove eshte vetem kurorezimi i nje jave te dhuneshme gjate se ciles jane vrare pothuajse 10 vete dhe shume te tjere jane plagosur ne nje sere incidentesh te pashpjegueshme, vrasje te pazbuluara te Serbeve dhe Shqiptareve, si edhe rrembimeve.


Menjehere pas shperthimit, disa dhjetra Serb dhe Rome bllokuan autostraden kryesore qe lidh Prishtinen me Pejen ne fshatin Bresja prane Fushe Kosoves. Ky bllokim, i cili filloi javen e kaluar ne pergjigje te konfiskimit te armeve te Serbeve ne Bresja nga KFOR, perfshin edhe disa sulme me gura dhe shishe kunder makinave qe kalonin ne ate rruge.


Serbet nuk jane i vetmi grup etnik qe ndjehen te rrezikuar. Situata e perkeqesuar e sigurise ka detyruar Bernard Kouchner, kryetarin e Misionit te OKB-se ne Kosove (UNMIK), qe te kerkoje dyfishimin e forces policore ne Kosove, e cila fillimisht ishte planifikuar per 3,000 forca.


Ne te njejten dite me incidentin e Fushe Kosoves, qeveria Amerikane ka leshuar nje paralajmerim zyrtar per sigurine per te gjithe nenshtetasit Amerikane, duke bere te ditur se ajo kishte te dhena per nje "kercenim te mundeshem terrorist kunder qytetareve Amerikane ne Kosove", si zyrtare ashtu edhe perfaqesues te organizatave jo-qeveritare dhe medias.


Deklarata zyrtare bente thirrje te gjithe organizatave Amerikane te perforconin procedurat e tyre te sigurise. Duke dhene nje shembull, zyra Amerikane ne Prishtine, sipas nje burimi te punesuar aty, ka rritur numrin e personelit te saj te sigurimit, dhe ka vendosur dy bllokime rruge ne rrugen qe te con ne zyre.


Nje zyrtar Amerikan, duke deshiruar te mbetej anonim, ka konfirmuar se SHBA kishte marre te dhena per nje "kercenim serioz me auto-bombe", qe drejtohej kunder personelit Amerikan.


Ne nje deklarate te bere publike nga zyra Amerikane ne Prishtine, nuk specifikohej lloji i kercenimit. Ambasada Amerikane ne Tirane ka paralajmeruar ne menyre te njejte kete vit per rrezikun e atentateve nga fondamentaliste Islamik.


Por duke pare se kercenimi nuk ka ardhur nga burime brenda Kosoves, gishti duket se eshte drejtuar mbi forca paramilitare Serbe te infiltruara ne province. Ndersa disa Serbe ne Kosove i jane drejtuar KFOR-it per mbrojtje, akoma mbetet e ndjeshme antipatia e pergjitheshme e tyre ndaj NATO-s qe prej kohes se fushates se bombardimeve.


Amerikanet nuk jane te vetmit qe jane paralajmeruar.


Gjate dy javeve te shkuara, KFOR dhe UNMIK kane paralajmeruar disa udheheqes politik Shqiptare. "Ne kemi marre nje numer veshjesh anti plumb dhe zyrtaret jane porositur te perforcojne sigurine e tyre duke rritur numrin e rojeve te tyre te trupit," thote nje burim prane qeverise provizore te Shqiptareve te Kosoves. Udheheqesit Shqiptare jane paralajmeruar qe te mos shfaqen ne publik gjate oreve te nates.


Nderkohe, ata pak Serbe qe mbeten ne Kosove, qe tani llogariten ne rreth 100,000, vazhdojne te bejne thirrje per nje mbrojtje me te mire nga KFOR dhe policia e OKB-se. Ata thone se do te detyrohen te largohen ne rast se situata e sigurise se tyre nuk permiresohet. Nje keshill qe perfaqeson ata ka deklaruar se ata do te krijojne sistemin e tyre te vetmbrojtjes, paralelisht me Korpusin e Mbrojtjes te Kosoves qe do te krijohet nepermjet transformimit te UCK-se.


Garentina Kraja eshte nje gazetare e Koha Ditore.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists