Maqedonia Pergatitet Te Zgjedhe Presidentin E Ri

Gjashte kandidate marrin pjese ne turin e pare te zgjedhjeve presidenciale ne Maqedoni. Por zgjedhja e vertete do te jete ndermjet VMRO se kryeministrit dhe Social Demokrateve te presidentit qe po largohet.

Maqedonia Pergatitet Te Zgjedhe Presidentin E Ri

Gjashte kandidate marrin pjese ne turin e pare te zgjedhjeve presidenciale ne Maqedoni. Por zgjedhja e vertete do te jete ndermjet VMRO se kryeministrit dhe Social Demokrateve te presidentit qe po largohet.

Thursday, 10 November, 2005

Maqedonia do te shkoje ne zgjedhje me 31 Tetor per te zgjedhur pasardhesin e Presidentit 82 vjecar Kiro Gligorov, i cili do te largohet pas dy mandateve ne kete post.


Votuesit mund te zgjedhin ndermjet gjashte kandidateve nga partite kryesore politike te vendit. Meqenese presidenti duhet te zgjidhet me shumice votash, nje tur i dyte ndermjet dy kandidateve qe fitojne me shume vota me 14 Nentor do te jete i paevitueshem.


Nga gjashte kandidatet, dy - Muharrem Nexhipi i Partise Demokratike te Shqiptareve (DPA) dhe Muhamed Halili i Partise per Prosperitet Demokratik te Shqiptareve (PDP) te opozites - nuk kane asnje shans per te arritur ne turin e dyte. Shanset e dy udheheqesve te tjere te Alternatives Demokratike (DA) Vasil Tupurkovski dhe Stojan Andov i Partise Liberal Demokrate - duken gjithashtu te pakta.


Skenari me i mundeshem eshte qe kandidatet nga dy partite me te medha te vendit - Boris Trajkovski i Organizates se Brendeshme Revolucionare Maqedonase-Partia Demokratike per Unitetin Kombetar Maqedonas (VMRO-DPMNE) dhe Tito Petkovski i Bashkimit Social Demokrat te Maqedonise ne opozite - te perballen me njeri tjetrin ne turin e dyte.


Meqenese vota e Shqiptareve etnik do te ndahet ndermjet Nexhipit (zevendes minister i tanishem i shendetesise) dhe Halilit (nje ish minister i qeverise dhe tani ambasador i Maqedonise ne Danimark), ka mundesi qe asnje prej tyre te mos kaloje dot ne turin e dyte. Ajo qe eshte e rendesishme per ta eshte te shihet se cila eshte perfaqesuesja kryesore e Shqiptareve etnik ne Maqedoni. Sipas te gjitha gjasave, DPA duket se do ta fitoje kete konkurim paralel. Ajo eshte pjestare ne qeveri dhe mund te beje me shume per zgjedhesit e saj, ndersa PDP eshte demtuar nga nje sere skandalesh korrupsioni dhe mosmarreveshje te brendeshme.


Ndermjet kater kandidateve etnik Maqedonas, Tupurkovski, i cili dukej pothuajse i sigurte ne fitore vetem nje vit me pare, tani duket se po shkon drejt nje humbjeje. Tupurkovski, drejtori i Agjensise qeveritare per Rindertim dhe Zhvillim, mendohej se do te fitonte si kandidati i perbashket i koalicionit qeveritar. Por ai nuk arriti te siguroje mbeshtetjen e partnereve te koalicionit dhe ka humbur kredibilitet duke mos permbushur premtimet populiste qe ka bere ne fushaten e vitit te kaluar per zgjedhje parlamentare per te sjelle shuma te medha investimesh te huaja dhe ndihme.


Slogani i fushates se Tupurkovskit eshte "Nje hap drejt shekullit te 21". Megjithese DA ben pjese ne koalicionin qeveritar, fushata e tij eshte karakterizuar nga sulme te shpeshta ndaj qeverise. Kjo ka demtuar shanset e tij, ashtu sic kane bere edhe deklaratat e tij se premtimet e bera nga ai vete vitin e kaluar tashme kane filluar te materializohen. Megjithese ai eshte shume karizmatik dhe inteligjent, Tupurkovski gjithnje e me pak po shihet si nje politikan serioz. Pjesa me e madhe e anketimeve e vendosin ate ne vendin e trete apo te katert, me shanse shume te pakta per te kaluar ne balotazh.


Politikani i vjeter Stojan Andov, nje ish kryetar parlamenti dhe ne moshen 63 vjecare kandidati me i vjeter, pergjithesisht respektohet dhe mund te kete me teper shanse se Tupurkovski. Por atij i mungon mbeshtetja e nje makinerie te forte partiake.


Megjithese ai shpesh e prezanton veten si njeri te qendres politike, Andov ka zgjedhur si sllogan te fushates se tij "Per Rend ne Vend" dhe luan me ndjenjat anti-Shqiptare te shume Maqedonasve etnik duke theksuar pandarshmerine e vendit. Mbetet per tu pare, nese elektorati do ta pranoje deklarimin e tij si kandidati me me eksperience dhe si rrjedhim si zgjedhja me e mire.


Trajkovski dhe Petkovski jane favorit. Trajkovski, 43 vjec, eshte kandidati me i ri. Nje Metodist, ai pati nje ngritje te ndjeshme nje vit me pare dhe tani eshte zevendes minister i jashtem. Sllogani i fushates se tij eshte "Une Besoj ne Maqedoni" dhe e gjithe fushata e tij, ku vihet re mungesa e sulmeve ndaj kundershtareve te tij, eshte bazuar ne vlerat tradicionale si dashuria, feja dhe familja.


Ky qendrim prej "djali te mbare", megjithate, plotesohet nga sulmet e bera mbi kandidatet e tjere nga "djali i keq", udheheqesi i partise dhe Kryeministri Ljubco Georgievski. Problemi kryesor i Trajkovskit eshte se atij i mungon karizma dhe publiku nuk eshte i bindur qe ai do te jete nje president i pavarur apo qe do te perfaqesoje te gjithe qytetaret e Maqedonise. Por me mbeshtetjen e VMRO-DPMNE, partia me e madhe ne koalicionin qeveritar, ai eshte pothuajse i bindur se do te shkoje ne turin e dyte.


Kundershtari i tij ne turin e dyte do te jete ndoshta 54 vjecari Petkovski. Nje ish kryetar i parlamentit, Petkovski do te jete ne gjendje te perfitoje edhe nga mbeshtetja e nje partie te madhe, dhe mund te marre vota edhe nga njerez te pakenaqur me qeverine e tanishme. "Gjitheshka per Maqedonine," sllogani i fushates se Petkovskit, ushqehet nga "Pese Parime: Demokraci, Punesim, Familje, Stabilitet, Maqedoni." Petkovski po ben nje fushate profesioniste dhe konsiderohet nga shume njerez si nje politikan serioz dhe i ndershem - ne ndryshim me disa Social Demokrate te tjere te cilet jane implikuar ne skandale te ndryshme gjate qendrimit te gjate te partise ne qeveri.


Se fundi, Maqedonia perballet me nje zgjedhje ndermjet bashkejeteses apo dominimit pothuajse te plote nga nje kamp politik. Se cili nga dy skenaret do te realizohet do te varet nga vendimet e marra prej atyre njerezve, kandidatet e te cileve humbasin qe ne turin e pare. Anketimet e koheve te fundit tregojne se secili nga keta skenare eshte i mundeshem, dhe raundi i dyte do te jete nje beteje e ashper.


Pavaresisht se kush fiton, objektivat afatgjata te Maqedonise nuk mendohet se do te ndryshojne nga rezultati i zgjedhjeve. Presidenti nuk e ka fuqine kushtetuese te ndryshoje politikat e vendit, vecanerisht nese eshte ne nje pozicion kundershtar me qeverine.


Akoma edhe me e rendesishme, te gjitha forcat me te medha politike e kuptojne se Maqedonia ka pak zgjedhje pervec se te punoje per nje integrim me te madh ne strukturat Europiane dhe trans-Atlantike. Ata gjithashtu pranojne se disa nga parakushtet me kryesore per kete jane marresheniet nder-etnike te stabilizuara, demokratizimi i metejshem i shoqerise dhe reforma ekonomike.


Stefan Krause eshte nje analist politik i vendosur ne Shkup me Grupin Nderkombetar te Krizes.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists