SERBI: KULTURA E SEKRETIT MBIJETON

Kerkesat e Hages per dorezimin e dokumentave sekrete duket se kane rene ne vesh te shurdher ndersa rivalet politik ne Jugosllavi perpiqen te forcojne pozitat e tyre.

SERBI: KULTURA E SEKRETIT MBIJETON

Kerkesat e Hages per dorezimin e dokumentave sekrete duket se kane rene ne vesh te shurdher ndersa rivalet politik ne Jugosllavi perpiqen te forcojne pozitat e tyre.

Drejtuesit Jugosllav dhe Serbe nuk pranojne te dorezojne dosjet sekrete Hages nga frika se ato permbajne prova kunder disa prej bashkepunetoreve te tyre me te ngushte ne hierarkine e ushtrise dhe policise.


Drejtuesit e larte ne te dyja keto institucione i kane mbijetuar rrezimit te Millosheviqit kryesisht te paprekur dhe tanime mbeshtesin drejtuesit e tanishem te vendit, presidentin Jugosllav Vojisllav Koshtunica dhe kryeministrin Serb Zoran Gjingjiq.


Mosdashja e tyre per te kompromentuar ndoshta aleatet e tyre te rinj duke hapur arkivat e policise dhe ushtrise perforcohet edhe nga ekzistenca e nje monopoli 50 vjecar mbi informacionin.


Kryeprokurorja e gjykates se Hages, Carla del Ponte dhe ambasadori shetites i SHBA-se per problemet e krimeve te luftes, Pierre Richard Prosper, kane kerkuar ne menyre te drejtperdrejte hapjen e arkivave ne Prill dhe ne Maj, duke shpresuar se ato permbajne informacione te rendesishme mbi aktivitetet e periudhes se luftes te regjimit te Millosheviqit. Pergjigja e Beogradit ka qene teper e paqarte.


Pavaresisht premtimeve per bashkepunim nga ministri i brendeshem Serb Dusan Mihajloviq dhe ministri i jashem Jugosllav Goran Svilanoviq, asnje oferte konkrete nuk eshte bere ende.


Ne muajin Prill, ministri i brendeshem federal Zoran Zivkoviq ka thene se do te lejohet hapja e atyre dokumentave te cilat nuk kercenojne interesat shteterore, por ai nuk ka shpjeguar se kush do te kete pergjegjesine per te vendosur se cilat dokumenta kercenojne interesat shtetetore.


Neni i 11 i ligjit te sapo aprovuar per bashkepunimin me gjykaten e Hages thote se pergjegjesia per te lejuar hapjen e dokumentave arkivore te ushtrise dhe policise eshte ne doren e qeverive federale dhe republikane.


Koshtunica dhe Gjingjiq momentalisht jane perfshire ne nje beteje per te siguruar supremacine politike dhe jane shume te interesuar per mbeshtetjen e ushtarakeve dhe te policise.


Koshtunica kontrollon Ushtrine Jugosllave, VJ, e cila vazhdon te mbetet institucioni me pak i reformuar ne vend, si per sa i perket personelit ashtu edhe ideologjise. Gjingjiq, nderkohe kontrollon policine Serbe. Te dyja keto institucione mendohet se jane te implikuara ne krimet e kryera ne ish Jugosllavi gjate dekades se kaluar.


Presidenti Jugosllav eshte vecanerisht i varur nga sherbimi sekret i VJ-se - nje nder kundershtaret me te forte te bashkepunimit me Hagen - dhe e konsideron si interes shteteror te ruaje besnikerine e tyre. Koshtunica e ka perdorur sherbimin sekret te ushtrise per te hedhur dyshime mbi patriotizmin e Gjingjiq: oficere te ketij sherbimi kane arrestuar Momcillo Perishiq, zevendes kryeministrin e Serbise dhe nje anetar i kabinetit te Gjingjiq, ne lidhje me dyshime se ka dhene informacione sekrete ushtarake SHBA-se.


Por rivaliteti politik ndermjet Koshtunices dhe Gjingjiq nuk eshte e vetmja aresye pas mungeses se deshires per te hapur arkivat. Per 50 vjet, policia dhe ushtria Jugosllave kane pasur nje monopol mbi informacionet qe kane pasur te bejne me aktivitetet e tyre. Nje realitet i denuar nga te gjithe historianet ne rajon.


Instituti i Historise Ushtarake te Ushtrise Jugosllave ruan arkivat e ushtrise dhe permbajtja e tyre nuk mund te tregohet perpara gjykatave dhe Jugosllaveve te thjeshte.


Ne ndryshim nga shume vende demokratike, Jugosllavia nuk ka ende nje sistem i cili te lejoje hapjen e arkivave pas kalimit te nje fare kohe. Per kete aresye edhe arkivat qe kane te bejne me ngjarjet e Luftes se Dyte Boterore mbeten ende te mbyllura me celes.


Por nuk eshte pertej pergjegjesise se ushtarakeve per te publikuar dokumente nese ata vendosin te bejne dicka te tille. Ne fund te fundit, VJ ka botuar nje permbledhje me dokumenta te quajtur "Ushtria Jugosllave dhe Kosova e Metohija 1998-1999 - Zbatimi i Ligjeve Nderkombetare" pas konfliktit ne Kosove.


Shefi i shtabit dhe komandanti i ushtrise ne Kosove ne vitin 1999, Nebojsha Pavkoviq, ka thene se botimi i ketij dokumenti do te tregonte se nen drejtimin e tij, ushtria ka zbatuar me kujdes ligjet dhe nuk ka perdorur force dhe eshte perpjekur te shmange kryerjen e krimeve ne Kosove.


Po ashtu, ministria e brendeshme ka qene teper e kujdeseshme me dokumentat e publikuara pas rrezimit te Millosheviqit. Qeveria ka hapur pjeserisht dosjet e Sherbimit Shteteror te Sigurimit, RDB, per kundershtaret e Millosheviqit. Informacioni per menyrat e survejimit dhe emrat e informatoreve nuk eshte publikuar, per te mbrojtur integritetin e operacioneve te sherbimit.


Zyrtaret e ushtrise dhe te policise kane fajesuar per vellon e misterit politikanet dhe thone se ata do te lejonin hapjen e te gjitha dokumentave nese parlamenti do te votonte nje ligj.


Per sa u perket ushtarakeve, ky eshte nje argument qe nuk qendron sepse te gjitha dosjet jane konsideruar si konfidenciale. E njejta gje vlen edhe per policine, meqenese nje numer i dosjeve te ministrise se brendeshme dhe ushtrise nuk ekzistojne me.


Ish drejtuesi komunist Josip Broz Tito mendohet se ka pastruar te gjitha arkivat shteterore pasi ai ka shkarkuar zevendes presidentin e vendit dhe drejtorin e sherbimeve sekrete Aleksander Rankoviq ne vitin 1966, me akuza per abuzim te sherbimeve sekrete.


Dosje te tjera ndoshta jane shkaterruar edhe kur Millosheviq ka ardhur ne pushtet ne fillimin e viteve nentedhjete dhe gjate bombardimeve te NATO-s ndaj ministrise se brendeshme Serbe ne vitin 1999. Dosje te tjera mund te jene zhdukur gjate periudhes kater mujore te tranzicionit pas humbjes se Millosheviqit ne zgjedhjet e Tetorit 2000.


Por ekziston gjithashtu edhe mundesia qe ish drejtuesi i Beogradit nuk ka lejuar pasqyrimin me dokumenta te disa nga bisedave dhe vendimeve me inkriminuese per te. Njerezit e tij te afert kane thene se ai preferonte te komunikonte gojarisht. Ai gjithashtu preferonte qe informacionet e rendesishme te merreshin vesh vetem ne nje rreth te ngushte njerezish te tij te afert.


Duke pasur para sysh menyren sekrete te komunikimit, natyren e luftes se tanishme politike ne Serbi dhe mungesat e mundeshme te dokumentave ne dosje, menyra me e mire per Hagen per te siguruar informacione te rendesishme mbetet qe ajo te binde ish aleatet e ngushte te Millosheviqit te flasin. Disa prej tyre mund te kene krijuar edhe arkivat e tyre private, te cilat i kane mbajtur per te justifikuar rolin e tyre apo per te siguruar te ardhmen e tyre.


Bojan Dimitrijeviq eshte nje historian dhe nje bashkepunetor i Institutit te Historise Moderne ne Beograd.


Balkans, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists