NATO PËRBALLET ME REBELËT SHQIPTARË

NATO ndërhyn përgjatë kufirit të Maqedonisë në një përpjekje për të ulur dhunën që ka shpërthyer në rajon.

NATO PËRBALLET ME REBELËT SHQIPTARË

NATO ndërhyn përgjatë kufirit të Maqedonisë në një përpjekje për të ulur dhunën që ka shpërthyer në rajon.

Wednesday, 7 March, 2001

Një zjarr sporadik mortajash dhe breshëri automatiku dëgjohen vazhdimisht rreth fshatit në brezin kufitar të Tanushës, ku ushtria Maqedonase po lufton ndaj anëtarëve të lëvizjes guerrile Shqiptare, Ushtria Clirimtare kombëtare.


Ndërsa shpërthyen luftimet, një kontigjent i trupave Amerikane të NATO-s ka shtuar monitorimin e gjendjes. Tanke të KFOR-it kanë hyrë me zhurmë në fshatin atypranë në anën tjetër të kufirit Debeldeh. Është dëgjuar zhurma e një avioni rikonjicioni, ndërsa dy helikopterë Apash kanë fluturuar ulët, disa herë duke qëndruar në ajër për më tepër se gjysëm ore.


Trupat Amerikane kanë bllokuar hyrjen për në Debeldeh për të mos lejuar lëvizjen e militantëve Shqiptarë nëpërmjet kufirit. Ata kanë shtruar tela me gjemba përgjatë një rruge fshati dhe rreth 150 ushtarë janë vendosur pranë Tanushevës, prej nga kontrollojnë kufirin me disa dylbi tepër të fuqishme.


Ndërhyrja e NATO-s përgjatë kufirit Maqedonas pason një marrëveshje të arritur të Djelën ndërmjet konandantëve të lartë të KFOR-it dhe zyrtarëve të lartë të OKB-së në Kosovë.


Aktiviteti i NATO-s ka qenë shenja e parë që zyrtarët e Aleancës e kuptojnë rëndësinë e krizës që ka nisur këtu. Të Djelën, tre ushtarë Maqedonas janë vrarë në luftime të cilat janë përshkallëzuar gjatë dy javëve të fundit. NATO duket se është e vendosur të ndalojë përhapjen e dhunës.


Në zonën e Tanushës, burime të KFOR-it mendojnë se veprojnë rreth 300 militantë Shqiptarë të cilët ndihmohen nga banorët lokalë për të kaluar kufirin për në Kosovë.


Maqedonia, e cila ka një minoritet të madh Shqiptar, konsiderohet si fuçia e barotit në rajon. Shumë njerëz tremben se kryengritja në Tanushë mund të përhapet shpejt në pjesë të tjera të zonën Perëndimore të Maqedonisë e cila banohet kryesisht nga Shqiptarët. Politikanët Maqedonas thonë se mos çarmatosja e militantëve Shqiptarë në Kosovë nga ana e KFOR-it ka bërë që konflikti i shpërthyer fillimisht në Serbinë jugore të shtrihet edhe në kufirin me MAqedoninë. Ata mendojnë se ektremistët po lëvizin lirisht sepse NATO nuk ka dëshirë për të rrezikuar jetën e ushtarëve të saj.


NATO, BE dhe diplomatë të tjerë Ballkanik janë përfshirë në një aktivitet të dendur diplomatik për të ndaluar përhapjen e krizës.


Presidenti Rus Vladimir Putin ka pasur bisedime me homologun e tij Maqedonas Boris Trajkovski të Djelën dhe i ka premtuar atij se do të bëjë çdo gjë të mundur për të parandaluar shkallëzimin e dhunës. Të Hënën, Presidenti Bullgar Petar Stojanov ka ofruar ndihmën e vendit të tij për të përforcuar ushtrinë Maqedonase me trupa Bullgare.


Ndërkohë, Maqedonia, ka thirrur në shërbim rezervistët e policisë, ndërsa ushtria ka filluar një mobilizim të pjesëshëm.


Kufiri me Kosovën është mbyllur për dy ditë. Disa qindra kamionë dhe autobusë po presin në të dyja anët e kufirit.


Gazetarë të huaj dhe vendas kanë shoqëruar tanket e KFOR-it në Debeldeh. Ata janë vendosur në shkollën e fshatit, prej nga ku mund të kontrollojnë çdo gjë.


Zëdhënësi i KFOR-it, Xhim Marshall ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit trupat e Aleancës kanë parë shumë njerëz të veshur me uniforma të zeza që kanë kaluar kufirin nga Maqedonia për në Kosovë. Marshall ka thënë se ata kanë hyrë në banesat e banorëve të zonës dhe më pas kanë dalë prej andej me rroba civile. Ai ka thënë se do të bëhen përpjekje për t'i ndaluar ata dhe për të konfiskuar armët.


Banorët vendas i kanë ndjekur veprimet e KFOR-it me kujdes. Atyre u është bashkuar edhe një grup refugjatësh nga Tanusha të cilët thonë se ata nuk kanë parë asnjë anëtar të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare. Shqiptarët që banojnë këtu janë të bindur se Maqedonasit janë fajtorë për acarimin e gjendjes.


Banori i Tanushës Qazim Jakupi, i cili është larguar për në Debeldeh dy javë më parë me gjithë familjen e tij, thotë se KFOR duhet të ndalojë veprimet e ushtrisë dhe policisë Maqedonase.


Nga oborri i shkollës së fshatit, ai ka parë betejën e zhvilluar rreth fshatit të tij. "Vetëm pleqtë dhe të sëmurët kanë mbetur atje," thotë ai. "Bagëtitë i kemi lënë atje. Nuk dimë se çfarë po ndodh. Unë dua të di se çfarë po ndodh me bagëtitë dhe pronat e mia, por Amerikanët nuk na lejojnë të kalojmë kufirin".


Disa banorë vendas kundërshtojnë thëniet e KFOR-it se ata po ndihmojnë militantët Shqiptarë. "Amerikanët na kanë thënë se nëse fshati nuk dorëzon armët vullnetarisht, ata do të kontrollojnë shtëpitë tona," thotë një burrë.


Dje në mbrëmje, ushtria dhe policia Maqedonase kanë nisur një sulm të ashpër ndaj Tanushës, duke i detyruar guerrilet të tërhiqen pjesërisht. Sipas burimeve të KFOR-it, rreth 150 Shqiptarë të armatosur janë tërhequr. Disa prej tyre janë ndaluar nga trupat e Aleancës.


Ata kanë kontrolluar disa shtëpi në Debeldeh dhe kanë arrestuar tre Shqiptarë. Një prej tyre ishte i veshur me uniformë dhe kishte vëzhguar lëvizjet e KFOR-it në zonë. Sot, ushtarët Amerikanë kanë qëlluar dhe plagosur dy rebelë pranë fshatit kufitar të Mijak.


Ndërkohë, ka pasur disa njoftime të pakonfirmuara se Arbën Xhaferri, president i Partisë Demokratike tw Shqiptarve në Maqedoni, së bashku me përfaqësues të Shqiptarëve të Kosovës dhe Ushtrisë Clirimtare Kombëtare kanë pasur bisedime me dyer të mbyllura në Prishtinë.


Burimi i IWPR-së thotë se tema e këtij takimi ka qenë tërheqja totale e forcave rebele nga Tanusha. Nëse kjo ndodh, atëherë është e qartë se forcat politike Shqiptare po përpiqen të zgjidhin krizën - dhe se ata janë nxitur ndoshta nga ndërhyrja e NATO-s përgjatë kufirit.


Nehat Islami është drejtues i projektit të IWPR-së në Prishtinë.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists