KOSOVE: KFOR GODET RADIKALET SHQIPTARE

Arrestimet e reja ne Kosove jane hapi me i fundit ne nje fushate te KFOR-it ndaj Shqiptareve perkrahes te linjes se ashper ne rajon.

KOSOVE: KFOR GODET RADIKALET SHQIPTARE

Arrestimet e reja ne Kosove jane hapi me i fundit ne nje fushate te KFOR-it ndaj Shqiptareve perkrahes te linjes se ashper ne rajon.

Wednesday, 14 August, 2002

Gjashte Shqiptare jane arrestuar te Henen, me 12 Gusht, nga forcat paqeruajtese te drejtuara nga NATO ne Prishtine nen akuzen se po perpiqen te rindezin flaket e luftes ne Maqedonine fqinje.


Oficere te KFOR kane thene se te dyshuarit jane pjese e "grupeve te armatosura ektremiste te cilat perbejne kercenim per sigurine rajonale" dhe e kane perdorur territorin e protektoratit per te organizuar prej andej nje shperthim te ri dhune ne Maqedoni. Arrestimet jane bere ne kuader te nje aksioni per goditjen e Shqiptareve perkrahes te linjes se ashper ne rajon.


Nder keta te gjashte eshte edhe Nevzat Halili, nje ish politikan i njohur ne Maqedoni, i cili ka qene nje nder drejtuesit e partise kryesore Shqiptare atje ne fillim te viteve 1990 dhe me pas eshte akuzuar se po pergatiste kryengritje te armatosur.


Kryeministri Maqedonas Ljupcko Georgievski se fundi ka permednur emrin e Halilit si nje nder drejtuesit e nje grupi paraushtarak te quajtur Ushtria Republikane e Iliridas, dhe ka thene se kjo organizate po pergatitej te demtonte procesin e brishte te paqes ne Maqedoni.


Arrestimet jane kryer nje dite pasi policia e OKB-se ne Kosove, e mbeshtetur nga trupa te KFOR-it kane arrestuar Rrustem Mustafen, nje ish komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, tanime e shperbere, i cili njihet me mire me emrin e tij te luftes, Remi.


Arrestimi i Remit ka shkaktuar protesten e disa mijera Shqiptareve te Marten ne qytetin verior te Podujeves, ku ai kishte sherbyer si komandant rajonal i UCK-se gjate konflikti me forcat Serbe ne vitet 1998-1999.


Misioni i OKB-se ka thene se Remi eshte i dyshuar per vrasjen, torturimin dhe mbajtjen me dhune te disa civileve Shqiptare gjate luftes. Megjithate, perkrahesit e tij e konsiderojne ate si nje hero i cili ka luftuar kunder sundimit te dhunshem Serb.


Arrestimi i Remit ka qene i fundit ne vazhden e arrestimeve dhe akuzave ndaj ish anetareve te UCK-se te cilet jane akuzuar se kane kryer krime gjate konflikti ne Kosove. Disa nga te arrestuarit e tjere jane identifikuar si Ismet Kryeziu nga Prizreni, Kosove; Sadik Jashari nga Medvegja, ne Serbine jugore, dhe Hamdi Ajdini nga Presheva, ne Serbine jugore.


Komandanti i KFOR-it Gjeneral Marcel Valenten ka thene ne nje interviste per BBC se "ekstremistet" e arrestuar te Henen jane "perpjekur te nxisin nje konflikt te ri ne Maqedoni ne perpjekje per te penguar fushaten elektorale ne ate vend. Disa njerez po perpiqen te rifillojne luften atje dhe per kete qellim po perdorin Kosoven si nje baze e sigurte".


Zedhenesi i forces se sigurimit Drew Anderson ka thene per IWPR se arrestimet me te fundit kane qene "operacione te kryera pas informacioneve te marra nga sherbimet sekrete" me qellim pakesimin e grupeve radikale te armatosura te cilat perbejne nje kercenim per rajonin dhe paqen ne te.


Konflikti i armatosur ne Maqedoni ndermjet Ushtrise Clirimtare Kombetare te Shqiptareve etnik, UCK, dhe qeverise Maqedonase ka perfunduar pas nje marreveshjeje te arritur me ndermjetesimin e komunitetit nderkombetar ne Gusht te vitit 2001. Marreveshja e Ohrit ka pasur si kusht carmatimin dhe shperberjen e UCK-se, dhe i ka dhene te drejta me te medha civile Shqiptareve, duke e njohur gjuhen Shqipe si gjuhe te dyte ne Maqedoni dhe ka krijuar nje force policore te perzier ne zonat me popullsi te perzier.


Megjithate, disa grupime ultra nacionaliste Shqiptare kane mbetur te pakenaqur dhe kane kundershtuar ish drejtuesin e UCK-se, Ali Ahmeti, i cili ka pranuar te marre pjese ne zgjedhjet e ardheshme nepermjet nje partie te Shqiptareve etnik te krijuar rishtazi, Bashkimi Demokratik per Integrim.


Prej disa kohesh, kane dale ne skene disa grupe te armatosura te cilat kundershtojne marreveshjen e paqes ne Maqedoni, perfshire Ushtrine Kombetare Shqiptare, UKSH, e cila eshte akuzuar se ka shkaktuar dhune politike ndaj partive Shqiptare ne Maqedoni. Shume ish anetare te UCK-se dhe UKSH-se jane Kosovare te cilet kane sherbyer me pare ne UCK ne Kosove.


NATO eshte gjithashtu e shqetesuar edhe nga tensionet qe ekzistojne ne Luginen e Presheves ne Serbine jugore, ku Shqiptaret etnik dhe forcat Serbe te sigurimit jane perplasur dy vjet me pare. Dhune eshte zgjidhur pas nje marreveshjeje e cila ka siguruar kushtet per kthimin e njerezve te zhvendosur dhe i ka dhene me teper fuqi pushtetit lokal ne qytetet me popullsi kryesisht Shqiptare. Megjithate, disa perkrahes se linjes se ashper ende kerkojne qe kjo zone ti aneksohet Kosoves dhe komuniteteve Shqiptare te Maqedonise.


Ne nje shenje tjeter te nje qendrimi gjithnje e me te ashper nga misioni i OKB-se, prokuroret nderkombetare kete jave kane paraqitur akuzat ndaj njerezve te rendesishem ne strukturat e pasueses se UCK-se, Trupat Mbrojtese te Kosoves, TMK, ne pjesen perendimore te Kosoves. Ne kete vale eshte akuzuar edhe nje politikan i rendesishem lokal.


Ramush Haradinaj, anetar i asamblese se Kosoves dhe president i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, eshte akuzuar kete jave ne lidhje me nje perleshje me arme zjarri ne vitin 2000. Haradinaj, vellai i tij Daut dhe nje grup njerezish thuhet se kane shkembyer zjarr me nje familje rivale ne Strellc ne Kosoven perendimore.


Megjithese KFOR ka perdorur disa here termin "grupe ekstremiste te armatosura" per te pershkruar synimet e operacioneve te tij me te fundit, ai nuk ka pranuar te konfirmoje ekzistencen e kryengritjeve te organizuara ne protektorat.


Fundjaven e kaluar, KFOR ka nisur nje operacion kerkimor me emrin "Grushti i Hekurt" ne luginen e Drenices, nje qender e ish luftetareve te UCK-se. Nder te tjera jane sekuestruar 17 pushke dhe dy granata hedhes anti tank. Mendohet se eshte kontrolluar edhe shtepia e Nuredin Lushtakut, komandant i Gardes se Kosoves, nje formacion trupash te zgjedhur te TMK-se.


Ne nje deklarate te leshuar nga forcat e sigurimit, nje zedhenes i tyre ka thene se operacioni kerkimor eshte "ne perputhje me pergjegjesite tona per te krijuar nje situate te qete dhe te sigurte ne te gjithe protektoratin dhe me strategjine tone afatgjate per te ndihmuar popullin e Kosoves te largoje ekstremizmin dhe krimin e organizuar".


Arben Qirezi eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Prishtine.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists