REKRUTËT E ARMATËS SERBE KËMBEJNË ARMËT ME AKTRIM

Meshkujt e ri po zgjedhin alternativa tjera pos shërbimit ushtarak, por jo të gjithë janë të kënaqur me prishje të traditës serbe.

REKRUTËT E ARMATËS SERBE KËMBEJNË ARMËT ME AKTRIM

Meshkujt e ri po zgjedhin alternativa tjera pos shërbimit ushtarak, por jo të gjithë janë të kënaqur me prishje të traditës serbe.

Në një mbrëmje të ftohtë në Teatrin Kombëtar të Beogradit, Danijel Nikolic ngjitet në skenë, nën ndriqimin e reflektorëve.


Me flokë të ngjyrosur, tatuazha në trup dhe syze dielli, ai nuk duket si personazh i zakonshëm i komunitetit të aktorëve serb.


Por Nikolic nuk është aktor i zakonshëm. 23 vjeç, ai është ushtar në shërbim, momentalisht duke kryer shërbimin e tij kombëtar si civil në Teatrin Kombëtar.


Aty gjithashtu janë edhe rreth 50 meshkuj tjerë të ri të cilët kanë vënë në skenë dramën e dramaturgut irlandez Martin McDonagh’s, Lejtanti nga Inishmore.


Premiera, në të cilën disa oficier të armatës ishin të pranishëm, është shenjë e shërbimit kombëtar civil, e cila pas disa problemeve fillestare ka filluar një vit pas lajmërimit. Sipas shifrave të fundit nga muaji shkurt të ofruara nga ministria e mbrojtjes, 8.500 rekrutë zgjodhën të kryejnë shërbimin ndaj vendit në detyrë civile.


Rreth 7.500 të tjerë janë në listë të pritjes, kryesisht sepse nuk ka mjaft pozita të lira për ta në institucionet e ndryshme të liçencuara. Asnjëri nuk duket i dekurajuar nga fakti se shërbimi civil zgjat 13 muaj – katër muaj më shumë se shërbimi ushtarak.


Në fakt, ky trend është në rritje. Shifra e interesimit për kryerje të shërbimin në formë civile është ngritur për 3000 që nga viti i kaluar. Por të ballafaquar me ankesa se sistemi po keqpërdorej, autoritetet ushtarake kanë shtrënguar kriteret për ata të cilët të dëshirojnë të kryejnë shërbimin civil.


Veprime tjera për të shtrënguar kriteret janë duke u planifikuar, duke i hequr shumë institucione kulturore, si Teatrin Kombëtar dhe libraritë, nga lista e vendeve ku rekrutët mund të shërbejnë. Dragan Paskas, shef i stafit të Armatës të Serbisë dhe Malit të Zi, thotë se që kur sistemi i ri është paralajmëruar, shumë njësite ushtarake kanë mbetur pa staf të mjaftueshëm.


Pakas thotë se ushtrisë i mungonin rreth 10.000 rekrutë të rregullt, gjë e cila po ngarkonte padrejtësisht ushtarët e tanishëm. Pakënaqësia e shumë oficierëve me idene se rekrutët mund ti shërbejnë mëmëdheut duke u grimosur dhe aktruar nuk është befasi.


Për vite të tëra serbët kanë paraftyruar vendin e tyre si një vend luftarak. Para vetëm 20 vjetëve, ishtë vështirë të mendohej se kishte të rinjë të cilët nuk do të dëshironin të mbanin armë. Në vitin 1995, vetëm 0.01 përqind të atyrë të cilët morrën thirrjet për shërbim haptas kundërshtuan shërbimin ushtarak dhe në vitin 2002 shifrat ishin 0.06 përqind.


Por në vitin 2004, ky numër është ngritur deri në 25 përqind, menjëherë pas futjes në përdorim të alternativës civile në vend të shërbimit ushtarak. Danijel Nikolic, djalë i një oficieri ushtarak, është djalosh tipik i gjeneratës së re e cila ka refuzuar vlerat tradicionale ushtarake. “Mua nuk më pëlqejnë armët,” i tha ai IWPR-së.


“Babai im më la pistoletën e tij të vjetër dhe një pushkë, por unë as nuk dua ti pastroj.”


Qëndrime të tilla pacifiste ende nxisin kundërshtime ndër studentë – zakonisht elementi më liberal në shumicën e shoqërive.


Në një studim nga Union Serb i Studentëve në prill të vitit 2003, gjashtë muaj pas futjes në përdorim të shërbimit civil, më shumë se gjysma e studentëve dënuan meshkujt të cilët nuk dëshironin të kryenin shërbimin ushtarak.


Rreth 37 përqind i paraqitën ata si të dobët, 17 përqind si frikacakë, 12 përqind si homoseksualë, ndërsa 10 përqind i klasifikuan ata si tradhtarë. Stereotipe të tilla reflektojnë traditën serbe për të kremtuar ditën kur një i ri lëshon shtëpinë për të shërbyer në ushtri si një rrugë e rëndësishme drejt burrërisë.


Kremtimet e tilla për rekrutë – posaqërisht në fshatra – zakonisht zgjasin me ditë, me shumë ushqim, pije dhe muzikë për të gjithë musafirët të cilët si zakonë i dhurojnë para rekrutit.


Mirëpo, edhepse tradita ende është mjaft e përhapur, meshkujt e ri kanë filluar të zgjedhin alternativa, derisa edhe gjenerata e prindërve të tyre ngadalë ka filluar të largohen nga ideali i serbëve si njerëz luftarak.


Pjesërisht, kjo reflekton zbritjen e madhe në pozitën financiare të ushtrisë dhe në kushtet e përkeqësuara për rekrutë.


Milos Dosen, në kryerje të shërbimit kombtar në Kraljevë, Serbi qendrore, nuk ka asgjë kundër trajnimit ushtarak në parim mirëpo nuk i rekomandon askujt këtë alternativë. “Kushtet janë të tmerrshme,” i tha ai IWPR-së. “Ushqimi është i keq dhe kushtet janë johigjienike. Nuk është logjike që në shekullin 21 mund të lahesh vetëm një herë në javë. Rreth 75 përqind të oficierëve udhëheqës as që kanë vendin aty.” Ngurime të tilla kanë filluar të rriten në shoqëri. Një studim i bërë në shtator 2004, i emëruar opinioni i qytetarëve ndaj armatës, nga Qendra për Marrëdhënie Civile-Ushtarake rezultoj se 63.7 përqind të përsonave të intervistuar mendonin se rekrutët dhe ushtarët ballafaqoheshin me kushtet jonjerëzore. Stjepan Gredelj, sociolog, lidhë interesimin në ngritje për shërbim civil me kolapsin e ideologjive të vjetra, armiqësore, ushtarake pas luftërave të dështuara në Kroaci, Bosne dhe Kosovë. Incidentet e fundit të pazgjidhura rreth rekrutëve gjithashtu kanë dëmtuar besimin e publikut në armatë si institucion.


Për momentin, është e mundshme të kryhet shërbimi civil në më shumë se 575 institucione shëndetësore dhe sociale. Në Teatrin Kombëtar, numri i rekrutëve është më se i qartë. Me tre rekrutë për çdo punëtor të rregullt, institucioni ka shumë më shumë rekrutë se sa që i nevojiten.


Në anën tjetër, rekrutët civil i kanë mundësuar drejtuesve të teatrit të zvogëlojnë numrin e punëtorëve të rregullt.


Mileta Pantelic, drejtor i teatrit, thotë se rekrutët i kanë kursyer teatrit 8.7 milion dinarë në vitin e kaluar, më shumë se 10 përqind të buxhetit vjetor të teatrit.


Koloneli Petar Radojcic, udhëheqës i departamentit për shërbim ushtarak, deklaroj në një konferencë për shtyp se shumë organizata kishin përfituar financiarisht nga rekrutët. Shpenzimet ishin shumë të vogla, ai tha. Kjo duhet të theksohet, ai shtoj, duke konsideruar vështirësitë financiare të ushtrisë. Sa i përket shtrëngimit të rregullave, Radojcic tha se në të ardhmen kualifikimet profesionale të rekrutëve nuk do të mirren parasysh në gjetjen e detyrave në institucione të ndryshme.


Sipas rregullave të reja, shërbimi kombëtar civil përshkruhet si një aktivitet me qëllim të ofroj përfitim shoqërisë dhe nuk duhet të shihet si një praksë profesionale, apo trajnim. Në përputhshmëri me këtë koncept, Vladimir Pavlovic, i cili planifikon të punoj si avokat, është duke shërbyer si civil në klinikën obstetrike dhe gjinekologjike.


Së bashku me një ekonomist, avokat dhe filozof, Pavlovic numëron dhe dhuron rroba dhe çarçafe të pastërta për foshnje.


Pavlovic thotë se puna e tij në klinikë nuk shfrytëzon aftësitë e tij, por të paktën orari tetë orësh nuk e pengon atë të vazhdoj studimet në Universitetin e Beogradit.


Përdorimi joproduktiv i rekrutëve është vetëm një nga problemet e shumta të shërbimit civil dhe ushtarak në Serbi, thotë Petar Milicevic, koordinator i Beogradit për Zyrçn Evropiane për Kundërshtime të Hapura.


Milicevic pajtohet se dramat si Lejtanti i Inishmorit janë shembuj të mirë të angazhimit civil por ai insiston se problemi kryesor rreth shërbimit civil dhe ushtarak nuk është adresuar.


Ai dëshiron që shërbimi kombëtar civil të vihet nën kontroll të ministrisë civile qeveritare e jo nën ministrinë e mbrojtjes.


“Këta njerëz i kanë thënë ‘Jo’ ushtrisë”, Milicevic thotë. “Ata janë civilë.”


Mileta Pantelic është krenar me 263 meshkujt e ri të cilët kryjnë shërbimin në teatrin e tij. Edhepse zakonisht ai vjen në punë me rroba civile, ai u paraqit në këtë intervistë me xhaketë të gjelbër dhe këpucë ushtarake.


“Unë jam veshur kështu me qëllim,” ai bënë shaka, “sepse njerëzit mendojnë se teatri është një lloj ushtrie.”


Pantelic lavdëroj energjinë dhe diciplinën e rekrutëve në prodhimin e një drame mjaft të vështirë. “Ata me të vërtetë ndihen sikur ushtarë. Për shembull, une nuk jam komandanti i tyre, por ata më thërrasin shef.”


Deri në një masë, rekrutët artistik tregojnë disa shenja tipike të shpirtit ushtarak, ai shton, përfshirë puna në grupe, mbajtja e turnireve sportive dhe kërkesa ndaj Pantelicit, ish ushtar parashutist, për të organizuar kërcime me parashutë. “Disa janë në formë të dobët fizike,” thotë Pantelic, i cili ka filluar ushtrimet me ta në parqet e Beogradit Ada Ciganlija dhe Kalemegdan.


Gjatë vitit të kaluar, qarqet ushtarake kanë vazhduar ankesat se rekrutët civilë në një aspekt rrezikojnë sigurinë kombëtare. Analisti ushtarak, Zoran Dgagisic, megjithate nuk pajtohet me këtë vlerësim.


Sipas Dragisic, modelet tradicionale të shërbimit të detyrueshëm ushtarak janë të vjetra dhe jorelevante për armatën moderne me detyrë të luftimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.


“Shpresoj se në disa vite Armata e Serbisë dhe Malit të Zi do të shëndërrohet në ushtri profesionale dhe shërbimi civil do të bëhet vullnetar, sikur në Spanjë,” thotë ai.


Në ndërkohë, vërja në skenë e Lejtantit nga Inishmore ka zbutur bile disa anëtarë të gardës së vjetër ushtarake.


Kur Teatri Kombëtar i propozoj departamentit të armatës për moral që ushtarët-artistë të bëjnë një dramë, reagimi i parë i tyre ishte befasues.


Por në fund, disa oficier ishin të pranishëm në premierë dhe, Pantelic thotë, bile një gjeneral në publik ishte i befasuar këndshëm me qëndrimin, energjinë, moralin dhe kompaktësinë e njësitit ushtarak në skenë.


Sipas Pancetic, gjenerali lavdëroj nivelin e lartë të moralit të treguar nga aktorët-rekrut – koment i cili është i rrallë për njësitet më të zakonshme ushtarake.


Ivana Petrovic është bashkpunëtore për IWPR


Africa
Frontline Updates
Support local journalists