SFIDIMI I ZGJEDHJEVE VONON REZULTATET NË SHQIPËRI

Zgjedhjet parlamentare të cilat disa besojnë se opozita i fitoj përmes mashtrimit mbeten të diskutueshme.

SFIDIMI I ZGJEDHJEVE VONON REZULTATET NË SHQIPËRI

Zgjedhjet parlamentare të cilat disa besojnë se opozita i fitoj përmes mashtrimit mbeten të diskutueshme.

Thursday, 14 July, 2005

Organizatat ndërkombëtare druajnë se vonesat e gjatë në shpalljen e rezultateve përfundimtare në zgjedhjet e sfiduara parlamentare të Shqipërisë mund të dëmtojnë imazhin e vendit dhe ndikojnë në aspiratat e saja evropiane.


Kryeministri Fatos Nano ka refuzuar të pranoj humbjen nga Partia Demokratike e Shqipërisë, PDSH, dhe kandidatët nga partia e tij qeverisëse Partia Socialiste e Shqipërisë, PSSH, kanë lëshuar rreth 40 ankesa tek Komisioni Qendror Zgjedhor, KQZ. Dhjetra akuza për mashtrim elektoral Janë arritur nga kandidatët e majtë dhe të qendrës.


Shumica e ankesave kanë të bëjnë me numrimin e votave dhe problemet me identifikimin e votuesve dhe tollovitë në pikëvotimet gjatë votimit të 3 korrikut.


KQZ po heton – një proces që analistët thonë mund të vonoj deklarimin e rezultateve zyrtare për së paku një muaj dhe ndoshta deri në fund të verës.


Një diplomat amerikan, Paul Jones, i tha Këshillit Permanent të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, në Vienë, se vërtetimi i rezultateve përfundimtare duhet të “kompletohet pa vonesa.”


Rezultatet preliminare tregojnë se PDSH fitoj 55 nga 100 zona elektorale, krahasuar me 40 nga PSSH. Parlamenti ka 140 anëtarë.


Për Sali Berishën, liderin e PDSH, kjo do të jetë hera e dytë në qeveri. Qeverisja e parë e tij përfundoj me kolapsin financiar të Shqipërisë në vitin 1997, një debakël i cili pjesërisht ishte i lidhur me skemat e dështuara piramidale.


“Shqiptarët kanë votuar për ndërrime duke i thënë jo korrupcionit dhe krimit të organizuar që bllokonin reformat e nevojitura për integrim në BE,” tha Berisha gjatë një konference për shtyp të organizuar në qendrën e partisë me 4 korrik.


Përkundër diskutueshmërisë së rezultateve, negociatat rreth përbërjes së ardhshme të qeverisë vetëm kanë filluar në zyret e PDSH.


Jozefina Topalli, nënkryetarja e partisë, deklaroj se ata ende nuk i kishin zgjidhur të gjitha detalet por “po shiqonin se cilët aleatë do të mund të përfshihen në qeveri.”


PDSH duhet të gjejë partnerë në parlament për të qeverisur në mënyrë efektive.


Aleatët e mundshëm ndër partitë e vogla përfshijnë Partinë Republikane, e cila duket se do të fiton 18 nga 140 vendet e caktuara nga përfaqësimi proporcional. Kjo do të siguroj një qeveri me mazhorancë të plotë.


Topalli tha se PDSH po planifikonte t’i ofronte disa poste ekspertëve të lartë jopartiakë “të cilët do të sjellin një frymë liberale dhe entuziazëm për të përfunduar reformat për integrim në BE.”


Analistët vendor politik thonë se faktori kryesor i fitores së Demokratëve ishte e kaluara e dobët e të majtëve në qeveri dhe reputacioni i keq i Nanos.


Andi Bushati, komentator nga TV Klan tha, “Votuesit ishin mjaft të mençur për të kuptuar se ata nuk mund të zgjedhin njerëz të cilët janë të inkriminuar në akuza të korrupcionit dhe abuzim të pozitës.”


Partia në qeverisje gjithashtu është dëmtuar nga çarjet brenda partisë. Në këto zgjedhje, kjo parti humbi vota nga një krah i saj, Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI, e udhëhequr nga Ilir Meta, ish kryeministër gjatë viteve 2001-2003.


“Berisha dhe të djathtit fituan sepse të majtit ishin të ndarë dhe njeriu fajtor për këtë është Fatos Nano,” tha Meta, pas zgjedhjeve.


LSI, e cila u krijua në shtator 2004, pritet të ketë pesë vende në përbërje të parlamentit të ardhshëm.


Shifra prej 57 përqind gjithashtu sugjeron se shumë votues ishin indiferent ndaj faktit se cila parti do të qeveriste Shqipërinë.


Albert Rakipi, udhëheqës i Institutit Shqipëtar për Studime Ndërkombëtare, beson se qeveria e re e Berishës do të ballafaqohet me një test të madh në arenën ndërkombëtare.


“Se a do të përfundoj BE Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, SAA, me Shqipërinë, kjo do të varet nga qeveria e ardhshme,” tha Rakipi.


Komisioni Evropian, i cili raporton çdo vit nëse vendet janë të gatshme të nënshkruajnë marrëveshjet e SAA me Brukselin, nuk duket se do të nxjerrë rekomandimet për Shqipërinë dëri në fillim të vitit 2006.


Shumë anëtarë të publikut janë skeptik se të djathtit mund të arrijnë më shumë se të majtit rreth reformave të BE-së.


“Unë nuk pres ndërrime të shpejta në këtë qeveri,” tha Kleart Kola, student në Universitetin e Tiranës. “Në këto zgjedhje, votuesit votuan për të dënuar socialistët, e jo për reforma.”


Përpos premtimit të zvogëlimit të taksave dhe një lufte të re ndaj korrupcionit, Berisha deklaroj se vëmendja e tij vetëm ishte përqendruar në fitimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2006.


“Prioritet i yni do të jetë krijimi i një sistemi të plotë demokratik për zgjedhjet lokale të vitit të ardHshëm,” deklaroj ai me 8 korrik.


Ky duket të jetë hapi i parë në një luftë me Edi Ramën, kryetarin e popullarizuar socialist të Tiranës. Shumë besojnë se ai do të jetë lideri i ardhshëm i socialistëve nëse Nano jep dorëheqje.


Suela Musta është bashkëpunëtore e rregullt e IWPR.


Albania
Frontline Updates
Support local journalists