ASHDOWN ZEMËRON NDËRKOMBËTARËT RRETH CEREMONISË SË SREBERNICËS

Ndërkombëtarët ndihen të fyer nga propozimi se vetëm “zyrtarët më të rëndësishëm” të marrin pjesë në përkujtimin e masakrës.

ASHDOWN ZEMËRON NDËRKOMBËTARËT RRETH CEREMONISË SË SREBERNICËS

Ndërkombëtarët ndihen të fyer nga propozimi se vetëm “zyrtarët më të rëndësishëm” të marrin pjesë në përkujtimin e masakrës.

Përfaqësuesi i Lartë Paddy Ashdown po ballafaqohet me akuza të reja për njëanshmëri – jo nga politikanët vendorë si ka qenë zakoni, por nga përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare që punojnë në rajon, të cilët janë fyer nga propozimi i tij se disa nga ata nuk duhet të marrin pjesë në organizimin për përkujtimin e Srebrenicës.

Ashdown udhëheqë takimin javor të Bordit të Drejtorëve, të krijuar nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në vitin 2002, që shërben si institucion kryesor koordinativ për aktivitetet ndërkombëtare në Bosne. Anëtarët permanent në bord janë OHR, OSBE, EUFOR, UNHCR, EUPM dhe Komisioni Evropian, derisa institucionet si Banka Botërore, IMF dhe UNDP rregullisht marrin pjesë në takime të mbajtura në Sarajevë.

Disa ndërkombëtarë të cilët morrën pjesë në takimin e 9 qershorit të Bordit të Drejtorëve i thanë IWPR se Ashdown propozoj që vetëm ndërkombëtarët e “rëndësishëm” të marrin pjesë në ceremoni, e cila do të mbahet me 11 korrik në Potocari, Srebernicë. Ky vit shënon dhjetë vjetorin e masakrës, ku në korrik të vitit 1995 më shumë se 7,000 meshkuj dhe djemë boshnjak u vranë nga trupat sërbe, gjatë një periudhe katër ditore pas rënies së enklavës të mbrojtur nga KB-ja.

Mijëra të mbijetuar, familje të viktimave, dhe qindra gazetarë dhe ndërkombëtarë pritet të arrijnë në Bosnën lindore për këtë ceremoni. Por përfaqësuesi i lartë duket se aktivisht ka dekurajuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Bosne. “Ai tha se EUFOR, OSBE, EC dhe organizatat e tjera të cilat janë në terren për vite të tëra, nuk duhet të marrin pjesë,” tha një zyrtar ndërkombëtar në takimin e 9 qershorit.

”Kjo nuk është hera e parë që ai e përmend një gjë të tillë – ai ka përmendur këtë edhe në takime të tjera,” konfirmoj ndërkombëtari i dytë në seancën e Bordit të Drejtorëve.

Zyrtarët e rëndësishëm përfshijnë vetë Ashdown, sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe Jack Straw dhe një përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara. Të tjerët janë këshilluar gjatë takimit që të marrin pjesë vetëm nëse ata “kanë ndonjë arsye të posaçme”.

Komentet e tij duket se janë nxitur nga brengosjet për mbështetjen logjistike dhe sigurinë e udhëheqësve të misioneve ndërkombëtare në Bosne të cilët vendosën të marrin pjesë në ceremoni, siguria e të cilëve do të organizohet nga autoritetet e Sarajevës dhe Banja Llukës.

Por derisa shumë përfaqësues ndërkombëtar me të cilët IWPR bisedoj kuptuan brengosejet e tij rreth sigurisë dhe logjistikës, një numër i tyre mendojnë se Ashdown i ishte çasur këtij problemi me mendjemadhësi. “Ai po tenton të udhëheq me bashkësinë ndërkombëtare në të njejtën mënyrë si udhëheq me Bosnën – si Raj,” tha burimi i parë i IWPR në takimin e 9 qershorit, duke përdorur një përshkrim shpesh të cituar për metodat e përfaqësuesit të lartë nga raporti i vitit 2003 nga Iniciativa për Stabilitet të Evropës.

Ashdown nuk ka autoritet të drejtpërdrejtë mbi anëtarët e Bordit të Drejtorëve, edhepse si kryesues ai mund të ofroj këshilla. “Problemi qëndron në atë se njerëzit janë tepër të frikuar për t’u ballafaquar me të, kështu ata i marrin këshillat e tij si urdhëra,” tha zyrtari i tretë ndërkombëtar i cili morri pjesë në seancën e Bordit të Drejtorëve.

Burimi i dytë i IWPR shtoj se qëndrimi i Ashdown ndaj bashkësisë ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më shumë autokratik.

Zyrtari i katërt ndërkombëtar në takimin e 9 qershorit deklaroj, “Pra më në fund ata (anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare) kanë ngritur zërin? Ka pasur shumë konflikte më herët në mes të tij (Ashdown) dhe diplomatëve të huaj. Ndoshta tani është pak vonë për tu ankuar (në fund të mandatit të tij).”

Zëdhënësja e OHR, Irena Guzelova, insistoj se askush nuk është diskurajuar për të udhëtuar në Potocare. “Ne nuk jemi duke iu thënë njerëzve se a të marrin pjesë në ceremoni apo jo,” ajo tha. “Shumë zyrtarë të lartë do të jenë atje dhe ai thjeshtë tha se është çështje e secilit kryeqytet dhe ambasadave të vendosin se kush duhet të marrë pjesë.”

Ajo refuzoj të konfirmoj apo mohoj nëse përfaqësuesi i lartë kishte përmendur brengosjet rreth sigurisë si arsye për të ulur numrin e pjesëmarrësve. “Unë nuk do të diskutoj detalet e takimeve private,” ajo tha.

Nerma Jelacic është udhëheqëse e programit të IWPR/BIRN në Bosne dhe Hercegovinë.

Frontline Updates
Support local journalists