Asnje Rruge Dalje

Ka disa menyra qe Presidenti Jugosllav te rrezohet nga pushtetit. Por asnjera prej tyre nuk duket e mundeshme.

Asnje Rruge Dalje

Ka disa menyra qe Presidenti Jugosllav te rrezohet nga pushtetit. Por asnjera prej tyre nuk duket e mundeshme.

Akuzimi i Slobodan Miloshevicit per krime lufte ka bere qe te shperthejne spekulimet--si ne kryeqytetet Perendimore ashtu edhe ne Beograd--rreth se ardhmes se karieres politike te presidentit Jugosllav.


I ardhur ne pushtet 12 vjet me pare ne Serbi, Miloshevic ka qendruar ne pushtet gjate te gjitha lufterave te shperberjes Jugosllave dhe e shnderroi vendin e tij nga nje shtet te respektuar dhe relativisht te pasur ne nje shtet te varferuar dhe te abandonuar nga komunitetit nderkombetar. Pavaresisht kesaj, pavaresisht akuzimit nga Gjykata Nderkombetare per Krimet ne ish Jugosllavi, dhe pavaresisht me teper se dy muaj te bombardimeve te NATO-s, ai mbetet ne pushtet, dhe, ne moshen 57 vjecare, duket se nuk ka nder mend te terhiqet para kohe ne pension.


Atehere, si mund te largohet nga posti presidenti Jugosllav dhe cili mund te jete fati i tij i metejshem?


Ne teori, ka disa menyra--te paqeshme dhe te dhuneshme--me ane te se cilave Miloshevici mund te largohet nga politika. Keto perfshijne shkarkimin dhe humbjen ne zgjedhje si menyra te paqeshme dhe deri ne vrasje apo vetevrasjen e tij si menyra te dhuneshme.


Megjithese perpjekjet per te shkarkuar presidentet duket se jane ne mode tashme, shanset qe parlamenti Jugosllav te ndermarre ndonje levizje kkunder Miloshevicit gjate fushates se tanishme te bombardimeve te NATO-s jane krejt inekzistente. Edhe ne rast se parlamenti mund te mblidhej, ata pak deputete te opozites--kryesisht nga Mali i Zi--nuk do te mundeshin kurre te benin gje kunder votave me te shumta ne numer te mbeshtetesve te Miloshevicit.


Ne rast se deputetet e parlamentit do te perpiqeshin te shkarkonin presidentin Jugosllav, ata do ta fajesonin ate efektivisht per luften. Ndersa kjo eshte pak e mundur te ndodhe ndersa vazhdojne akoma bombardimet, kjo mund te ndodhe ne rast te nje marreveshjeje te pafavoreshme per paqe qe do ta linte Serbine te izoluar dhe te shkaterruar. Megjithate, pak Serbe po presin kete me padurim, per shkak te aparatit te sigurimit qe Miloshevici ka ne dispozicion.


Ne prag te nje marreveshjeje, Miloshevici mund te therrase zgjedhje te parakoheshme per te shfrytezuar popullaritetin e tij te momentit si kryetar i kombit Serb ne luften e tij ndaj NATO-s. Por ai do ta beje kete vetem ne se eshte krejtesisht i sigurte per fitoren e tij. Zgjedhjet e mbajtura ne Serbi gjate viteve 1990, pak kane pasur te bejne me demokracine. Per me teper, per shkak te kontrollit qe Miloshevici ushtron ne te gjithe aspektet e shoqerise Serbe dhe, vecanerisht, ne media, rezultati nuk do te jete kurre ne dyshim.


Shume analiste jashte Serbise po shpresojne se do te kete nje grusht shteti kunder Miloshevicit apo qe masat Serbe te kthehen kunder tij. Megjithate, edhe per kete shanset jane minimale. Pavaresisht nje tradite te grushteve te shtetit, udheheqja e ushtrise eshte besnike ndaj Miloshevicit, dhe, pas nje sere shkarkimesh, tashme nen kontroll te plote te tij. Per me teper, oficeret jane krejtesisht te perfshire ne fushaten e tanishme.


Demonstruesit kane dale neper rruget e disa qyteteve ne jug te Serbise per te protestuar kunder luftes ne Kosove--dhe vecanerisht, kunder menyres me te cilen djemte e rinj Serbe po mobilizohen dhe dergohen ne front. Por keto demonstrime mbeten te izoluara dhe ne shkalle te vogel. Serbet nuk e konsiderojne akuzimin e Miloshevicit si nje aresye per t'u ngritur kunder udheheqesit te tyre, por si nje prove tjeter te nje komploti kunder tyre.


Me kohe, vecanerisht ne rast te nje marreveshje paqeje e cila efektivisht do te jete nje disfate Serbe, lufta civile ne Serbi do te behet nje mundesi serioze. Ne fakt, Miloshevici mund ta nise vete ate kunder atyre qe ai i konsideron si kolone e peste dhe qe ka shume mundesi te quhen si pergjegjesit e asaj qe mund te shnderrohet ne nje turp kombetar. Kjo lufte mund te jete teper e shemtuar dhe nuk eshte e thene qe do te perfundoje me largimin e Miloshevicit.


Shume njerez ne Serbi kane kthyer syte nga Ruset per arritjen e nje marreveshjeje me kushte te pranueshme per Beogradin, ndoshta me nje klauzole qe ta lejoje presidentin Jugosllav te largohet nga Serbia per ne nje shtet mik si Biellorusia. Megjithese ky kompromis mund te jete i pranueshem per NATO-n, ai, megjithate, kerkon qe Miloshevici te heqe dore nga pushteti, dicka qe ai e ka refuzuar gjithmone ne menyre te hapur gjate gjithe karieres se tij.


Per shkak te rendesise se forces per pushtetin e Miloshevicit, ndoshta do te duhet forca per ta larguar ate nga pushteti. Nje mundesi eshte qe ai te vritet prej nje rakete te drejtuar me rreze lazer te NATO-s. Nje nga rezidencat e tij eshte goditur gjate nje sulmi ajror dhe dy njerez te nomenklatures ne pushtet, Gorica Gajevic dhe Dusan Matkovic, kane shpetuar per mrekulli nga vdekja. Megjithate, sekreti i ruajtur me mire ne Beograd eshte bunkeri i tanishem i Miloshevicit.


Ne rastin e nje sulmi ne shkalle te gjere te NATO-s ne Serbi, Miloshevic nuk do te jete ne gjendje te mbijetoje nje disfate ushtarake dhe ndoshta mund te dergohet para gjyqit. Megjithate, askush nuk pret qe NATO-ja te nise nje ofensive te tille per shkak te rezikut te madh per viktima ne rradhet e saj.


Nje perfundim tjeter i mundshem me dhune per Miloshevicin mund te vije nga vete dora e tij. Kritikuesit e tij te brendshem kane kohe qe jane te bindur se veprimet e Miloshevicit jane te udhehequra nga nje instinjt vetevrases dhe se fundi, ashtu si edhe prinderit e tij, te cilet qe te dy kane vrare veten, ai do te vete shkaterrohet.


Slobodan Inic eshte nje shkencetar politik nga Instituti i Studimeve Europiane ne Beograd.


Frontline Updates
Support local journalists