ANTI-SEMITIZMI NË RRITJE NË SERBI

Edhepse të pakët në numër, komuniteti i çifutëve në Serbi është duke u ballafaquar me sulme nga grupeve të ndryshme ulta-nacionaliste.

ANTI-SEMITIZMI NË RRITJE NË SERBI

Edhepse të pakët në numër, komuniteti i çifutëve në Serbi është duke u ballafaquar me sulme nga grupeve të ndryshme ulta-nacionaliste.

Kushtrimet paralajmërojnë konflikte të reja. “Juden Raus”, “Achtung Juden”, “çifutët jashtë Serbisë” dhe “Vdekje çifutëve dhe Maxhupëve”, ato deklarojnë, fjalë të cilat rikujtojnë me ftohtësi Holokaustin i cili shkatërrojë çifutët e Evropës para gjysmë shekulli.


Por pak çifutë në fakt i shohin këto kushtrime sot në Serbi. Duke ofruar mjaft fakte se anti-Semitizmi nuk ka nevojë për prezencë të çifutëve për të lulëzuar, vala e fundit e anti-Semitizmit në Serbi është lajmëruar në një komunitet i cili është hije e vetëvetes.


Ky komunitet tani përmban rreth 3.000 çifutë prej popullatës së përgjithshme serbe rreth 8 milion, dhe në regjistrimin e vitit 2002 vetëm 1200 njerëz deklaruan vetëveten si çifutë.


Shumica e serbëve as që kanë takuar ndonjëherë ndonjë çifut. Edhe para Luftës së Dytë Botërore, ky komunitet ishte i vogël, duke përbërë vetëm 0.45 përqind të popullatës.


Pas Holokaustit dhe migrimit të shpëtuarve në Izrael, numri ka rënë edhe më shumë në 0.3 përqind.


Por derisa vetëm disa çifutë mbesin, anti-Semitizmi është në rritje. Shumë librari shesin kopje të librit të turpshëm Protokolet e të Vjetërve të Menqur të Zionit, libri i fillimit të shekullit 20 nga Rusia i cili rrejshëm pretendonte të zbuloj një konspiracion çifutësh kundër jo-çifutëve të botës, dhe posaçërisht popullatës krishtere.


Më shqetësuese është fakti se një listë e çifutëve të njohur serbë rishtazi ishte vendosur në një faqe interneti të një organizate neo-naciste, përgjatë mesazheve të postuara nga vizitorët të cilët kërkojnë që ata të vriten.


Edhepse Stormfront është grup gjerman, shumica e komentatorëve serbë përfundojnë se ata kanë mund të marrin atë listë vetëm me ndihmën e kolegëve serbë.


Lista përfshinë aktivistë dhe artistë të njohur, si udhëheqësi i Fondit për Përsosmëri Politike nga Beogradi, Sonja licht, aktori Predrag Edjus, këngëtari Djordje David, eksperti i marketingut Srdjan Saper dhe udhëheqësi i Unionit të Komunitetit të çifutëve, Aca Singer.


Një katalog i literaturës anti-semitike në gjuhën serbe, e cila thotë se “çdo Socialist Nacionalist dhe nacionalist të vetëdishëm rreth racës duhet ta lexoj” gjindet në faqen e internetit me emrin “Libraria Nacionaliste Socialiste e Serbe”.


Në mes të artikujve të rekomanduar gjindet edhe teksti me titull “Çifutët – Armiqët e Popujve të Ballkanit.”


Profesori Ratko Bozovic, sociolog në Universitetin e Beogradit, i tha IWPR-së, “Këto incidente nuk janë të izoluara. Ato janë pjesë e një fenomeni në rritje.”


Ekspertë të tjerë pajtohen se Serbia po bëhet qender e ideologjive extreme raciste – pjesërisht si pasojë e një dekade luftimi nën Sllobodan Millosheviqin, kur mediat i paraqitën kroatët, muslimanët dhe shqiptarët si armiqë djallëzor të serbëve të pafajshëm.


Në fillim të luftërave në Jugosllavi, rezhimi në fillim tentoj të lidhë serbët dhe çifutët si viktima të përbashkëta të fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke promovuar aktivitete të organizatave si Shoqëria për Miqësi Serbe-Çifute.


Por kur kjo iniciativë dështoj të arrijë rezultate të duhura ndërkombëtarisht, propaganda anti-çifute filloj të qarkulloj, përfshirë edhe pohimet se serbët kishin rënë viktimë e lobit të çifutëve në Uashington.


Propaganda arriti kulmin në sulmet ajrore të NATO-s gjatë vitit 1999 në Kosovë, kur çifutët në administratën e Presidentit Bill Klinton u akuzuan si organizatorë kryesorë të bombardimit të Serbisë.


Bozo Prelevic, avokat nga Beogradi, thotë se besimi në një konspiracion kundër serbëve nga çifutët është e kaluar e kohës së Millosheviqit, kur mediat e rezhimit filluan të përmendin çifutët ndër intriguesit të cilët planifikonin fatkeqësitë e Serbisë.


Edhe pas marrjes së pushtetit nga partitë demokratike ne tetor të vitit 2000, shoqëria serbe vazhdoj të fajësoj të tjerët për problemet e tyre, thotë profesor Bozovici – pa marrë parasysh se a ishin këta jevgj, çifutë, shqiptarë, amerikanë, tribunali i Hagës apo investorët e pasur, të cilët ata i shihnin si kolonizatorë ekonomik.


Një hulumtim i thjeshtë në faqet e internetit të djathta në Serbi zbulon një numër të madh të literaturës dhe propagandës anti-semitike.


Një faqe e Shoqatës për Mbrojtje të Serbëve, organizatë e cila pohon se misioni i saj është të dokumentoj “gjenocidet e zionistëve ndaj serbëve,” përmbanë citimin se “hulumtimet kanë zbuluar se çifutët në pozita të larta kanë bërë konspiracion për shkatërrimin e Jugosllavisë në shtete miqësore me Izraelin, sepse i nevojiteshin vetot e tyre në Këshillin e Sigurimit të KB-së.”


Organizata pohon se çifutët ishin drejtpërdrejtë të përzier në bombardimin e Serbisë nga NATO gjatë të nëntëdhjetave. “çifutët paraqitën rezoluta [në KB] për të bombarduar serbët për ti bërë ata për të paguar për çka Izraeli po i bënë muslimanëve,” thotë dokumenti.


Shoqata për Mbrojtjen e Serbëve thotë se çifutët kishin “vjedhur holokaustin e serbëve” sepse “gjenocidi më i madh në Luftën e Dytë Botërorë është kryer kundër serbëve nga Kroacia Naciste, dhe jo kundër çifutëve në Gjermani”.


Aca Singer, lider veteran i komunitetit të zvogëluar të çifutëve në Serbi, thotë se vala e kushtrimeve armiqësore, si dhe mesazhet kërcënuese në faqe të ndryshme, janë shkas për brengosje.


Komuniteti tani ka paraqitur gjatë aktakuza penale kundër autorëve të këtyre krimeve por nuk ka shpresë se diçka do të bëhet rreth kësaj.


Faqet e internetit janë jashtë vendit, kështu që as policia dhe as gjykatat nuk mund të veprojnë, dhe nuk ka ligje që do të dënonte propaganduesit e urrejtjes në internet.


Singer thotë se është me rëndësi që incidentet anti-semitike janë rritur që nga rënia e rezhimit të Millosheviqit në tetor të vitit 2000. Ai beson se kjo mund të jetë si rezultat i asaj që demokracia ka liruar ndjenjat kundër çifutëve të cilat më herët ishin fshehur.


“Në pesë vitet e fundit rreth njëqind libra anti-semitike janë publikuar në Serbi,” thotë Singer.


“Disa nga më të fundit janë “Serbët në Kthetrat e çifutëve’ dhe ‘Rituali Vrasës i çifutëve’. E dyta, e publikuar nga IHTUS Librat Krishtere, thotë “çifutët vrasin fëmijë krishterë për të gatuar bukë me gjakun e tyre.”


Faqja e internetit e IHTUS mbanë numër të madh të literaturës dhe shpifjeve anti-semitike. Një artikull me emrin “Rituali Vrasës i Çifutëve” përsëritë të gjitha thëniet e vjetra mesjetare kundër çifutëve si vrasës të krishterëve të pafajshëm.


“Kur vrasja rituale kryhet gjatë [darkës çfitute të] Purimit,” thotë libri, “atëherë viktima është zakonisht krishterë i ritur.


“Gjaku atëherë thahet dhe përzihet me sodë buke për të bërë ëmbëlsira… Është e mundur të përdoret gjaku i tharë i mbetur nga vrasja e Purimit për festat e ardhshme.”


Shtëpia publikuese IHTUS është kompani private, me qendër në Zabalj në Vojvodinë, në provincën veriore të Serbisë.


Kryepublikuesi Ratibor Djurdjevic ishte anëtar i organizatës djathtiste, para luftës së dytë botërore të quajtur Dimitrije Ljotic. Pas emigrimit në SHBA, Djurdjevic u kthye në Serbi në vitin 1990.


Djurdjevic publikon mendimet e tij në faqe të internetit, duke pohuar se librat e tij janë me rëndësi për serbët dhe krishterët sepse ato zbulojnë informata rreth “bankierëve të fuqishëm çifut të cilët janë udhëheqës të panjohur të botës. Ata janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Satanit në planin e tij kundër Jesu Krishtit.”


Ai shton se këta bankierë çifut të paemër kanë shkaktuar aq shumë dëm ndaj serbëve, duke “filluar luftën kundër serbëve; ofruar ndihmë për shpartallimin e Jugosllavisë; shkatërruan Bosnen; vendosën embargo ndaj Serbisë dhe Malit të Zi; armatosën kroatët dhe muslimanët… [dhe] demonizuan serbët kudo në botë.”


Serbët janë pengesë në pushtimin e Ballkanit nga çifutët, ai shkruan. Faqja e Djurdjevicit premton publikime të ardhshme të llojit të njejtë.


IWPR tentoj të kontaktoj me Djurdevic, duke përdorur emailin dhe numrin e telefonit nga faqja e internetit, mirëpo pa sukses.


Megjithate, Branislav Jakovljevic, drejtor i IHTUS, i tha IWPR se librat e tyre nuk akuzonin gjithë çifutët për krime kunder krishterëve, por vetëm disa.


“Është mëkat të akuzohen të gjithë çifutët,” thotë ai. “Në mes tyre ka edhe njerëz të thjeshtë të cilët nuk kanë bërë mëkat kundër Zotit.”


Problemi fillon, shton ai, me “mediat evropiane dhe amerikane të cilat drejtohen nga bankierët çifutë të cilët janë përgjegjës për krijimin e imazhit të keq të serbëve.”


Megjithate, anti-semitizmi në Serbi nuk është i kufizuar vetëm në diskutime në faqet e regjistruara jashtë vendit dhe kushtrimeve të shkruara anonimisht në mure.


Kjo ndjenjë depërton tek të rinjët përmes organizatave si Obraz, e cila synon drejtë studentëve dhe të rinjëve tjerë me porosinë e tyre nacionaliste.


Obraz, e cila do të thotë “Nderë” është lëvizje djathtiste e cila predikon aleancë me Kishën Ortodokse Serbe dhe Serbinë në përgjithësi dhe inkurajon armiqësi të flakët ndaj atyrë të cilët i quan armiqë të kombit dhe kishës.


Mladen Obradovic, udhëheqës i Obraz, i tha IWPR-së se vlerat e Obraz ishin dashuria për Zotin dhe dëshirën e mirë të njerëzve, pavarësisht nga prapavija e tyre.


Por faqja e tyre e internetit thotë të kundërtën. DeklaratA e organizatës në internet përmbanë fjalë si “Vdekje kundërshtarëve të Obraz,” të cilët definohen si “Zionist, besimtarë të Islamit, Ustashët [fashistë kroatë], demokratë, pacifistë të rrejshëm, kriminelë dhe përdorues të drogës.”


Ky grup “do të dënohet drejtë, sepse ata nuk duhet lejuar të dëmtojnë rininë e shëndoshë serbe,” thekson me armiqësi kjo deklaratë.


Obradovic ishte më i butë në përshkrimin e qëndrimit të Obraz për IWPR.


“Pasi ne jemi Krishterë, ne nuk mund të fshehim të vërtetën se shumë njerëz të fuqishëm Euro-Atlantik me origjinë serbe kanë zbuluar vetvetën si kundërshtarë të hapur të popullit serb,” thotë ai.


“Diferencimi në mes të armiqëve dhe miqëve nuk mund të quhet anti-semitizëm,” shton ai. Sipas Obradovic, njerezit e vetëm në rrezik në Serbi sot janë vet serbët.


Se a mbahen qëndrime të tilla nga njerëz të rëndomtë është pikëpytje.


Sipas një studimi të vitit 2003 nga Qendra e Beogradit për Studime Alternative, një organizatë e cila specializon në studime të opinionit publik, anti-semitizmi ishtë me i përhapur se sa mendohej.


Nëntë përqind të njerëzve të pyetur deklaruan haptaz se ishin anti-Semitik, derisa 31 përqind deklaruan se ishin të pavendosur, theksoj ky studim.


Shumë njerëz në rrugë ishin të hutuar në kuptimin e historisë dhe ishin të gatshëm të fajësonin çifutët për dështimet e vendit të tyre.


Një vozitës i taksit i tha IWPR-së se “Hitleri ishte çifut dhe fakti se ata [nacistët] kishin vrarë miliona njerëz të tyre tregonte se sa të këqinjë ata ishin.”


Ai tha se çifutët ishin përgjegjës për shkatërrimin e Jugosllavisë sepse “Tito ishte çifut”. Ai shtoj, “çifutët dëshironin të shkatërronin Jugosllavinë për hirë të intereseve të tyre ekonomike.”


Një grua tjetër e intervistuar në rrugë pohoj se çifutët kishin ekzagjeruar rrezikun e anti-semitizmit për përvetësime personale. “çifutët përdorin anti-semitizmin me qëllim për të përfituar vetë,” tha ajo.


Sipas profesorit të psikologjisë nga Universiteti i Beogradit Zarko Trebjesanin, anti-semitizmi pëlqehej nga të dështuarit e shumtë të shoqërisë Serbe.


“Anti-semitët janë njerëz të cilët ndihen të pavlefshëm, prandaj ata edhe identifikohen fuqishëm me racën e tyre,” thotë ai. “Këta njerëz vuajnë nga kompleksi i inferioritetit dhe kërkojnë të identifikohen me kolektivitet, duke përqafuar teori ekstreme gjatë këtij procesi.”


Trebjesanin theksojë se shumë serbë kishin vdekur gjatë tentimit për të shpëtuar çifutët gjatë Holokaustit, “Qendra Yad Vashem në Jerusalem citon emrat e 113 personave nga Serbia në mes të 19,141 njerëzve të drejtë,” referencë për njerëzit e përkujtuar për shpëtim të çifutëve.


Derisa faqja e internetit vazhdon të shpërndajë helmin e saj, shumica e çifutëve të mbetur në Serbi thonë se ata janë të qetë, duke kërkuar nga qeveria që të veproj më fuqishëm.


Aca Singer thotë se dënimet e tanishme ligjore kundër shpërndarjes së qëndrimeve përplot urrejtje ishin të dobëta.


“Kodi penal duhët përfshirë provizione mbi anti-semitizmin si krim penal,” thotë ai.


Situata e dobët ekonomike në Serbi është një faktor prapa rritjes së anti-semitizmit, ai shton.


“Historikisht çifutët janë shikuar me dyshim nga shumë vende. Posaqërisht nëse mirret parasysh besimi me rrënjë të thella se çifutët kontrollojnë zhvillimet globale financiare dhe politike.”


Dragana Nikolic-Solomon


Africa, Balkans
Frontline Updates
Support local journalists