Serbi: Ndalet Reforma E Medias
Autoritetet Serbe nuk kane mbajtur premtimet e tyre per te reformuar median ne vend.
Serbi: Ndalet Reforma E Medias
Autoritetet Serbe nuk kane mbajtur premtimet e tyre per te reformuar median ne vend.
Nje nder rezultatet me imediate te rrezimit te Sllobodan Millosheviqit ka qene hapja e mediave elektronike dhe te shtypura shteterore dhe pothuajse shteterore per perfaqesuesit e ish opozites dhe sektorit te OJQ-ve. Por shpresat e medha qe ka ngjallur nje gje e tille per nje periudhe te re profesionale, gazetarie objektive, te pa ndikuar nga politika, eshte provuar se kane qene teper optimiste.
Nje vit pas revolucionit, duket se media ka ndryshuar shume pak. Ajo qe eshte edhe me shqetesuese eshte dyshimi qe kjo gje ndodh per shkak te nje vendimi te marre me koshience te plote nga estblishmenti i ri politik per te ruajtur disa mekanizma kontrolli te trasheguara nga periudha e ish presidentit Jugosllav Sllobodan Millosheviq.
Kuadri ligjor i cili drejton median eshte praktikisht ai i vjetri. Autoritetet post Millosheviqit kane ndaluar menjehere zbatimin e Aktit famekeq te vitit 1998 per Informimin Publik. Shume nga nenet e tij jane konsideruar antikushtetues dhe jane abroguar. Ministria Serbe e Informimit eshte shkrire dhe eshte shpallur nje moratorium per shperndarjen e licensave te reja te transmetimit.
OJQ-te, shoqatat e mediave dhe gazetareve kane filluar punen per pergatitjen e projekt ligjeve te reja per rregullimin e mediave - Aktin e Transmetimit Publik dhe Ligjin e Informimit Publik. Perfaqesuesit e qeverise se re kane pershendetur fillimin e ketij procesi por, me perjashtim te ministrit federal te telekomunikacionit, nuk jane perfshire sa duhet ne kete proces.
Shkrirja e ministrise federale te telekomunikacioneve pas rrezimit te qeverise federale ne Korrik 2001, ka bere qe fati i projekt ligjit dhe dokumentave te tjera te mbetet i paqarte.
Ndersa autoritetet e reja fillimisht kane premtuar perkrahjen e tyre per reformat, ato kane qene dukshem jo shume te kenaqura per miratimin e rregullave te reja, vecanerisht dhenien e pergjegjesive per kontrollin e tyre nje organizmi te pavarur rregullator.
Deri me tani autoritetet vetem kane shfuqizuar vetem disa nga ligjet me te kundershtuara te periudhes se Millosheviqit por kane kundershtuar me force miratimin e legjislacionit te ri i cili do te kufizonte influencen e tyre ndaj drejtimit te mediave Serbe.
Per shembull, ne sferen e telekomunikacionit dhe transmetimit, ata kane hequr vetem pagesen per transmetuesit shteteror, te cilat me pare jane paguar mbi pagesen e energjise elektrike. Nuk ka pasur asnje kontroll financiar te jashtem ndaj mediave pothuajse shteterore te cilat nen rregjimin e Millosheviqit kane pasur fitime kolosale.
Te gjitha keto bejne qe te krijohet nje gjendje shume e pavavoreshme, mbi te gjitha, per median e pavarur e cila pavaresisht represionit te regjimit ka kontribuar shume ne ndryshimet politike qe kane ndodhur.
Shkrirja e ministrise se informacionit, megjithese perben nje avantazh per imazhin demokratik te qeverise Serbe, ka krijuar nje situate ku asnje anetar i qeverise nuk eshte i detyruar te kryeje reformen e mediave.
Moratoriumi per ndarjen e frekuencave ne fakt ka bllokuar gjendjen e trasheguar nga periudha perpara 5 Tetorit, 2000. Transmetuesit te cilet kane marre licensa nga Millosheviqi i kane ruajtur te gjitha privilegjet, ndersa media e pavarur, e cila eshte sulmuar ashper nga regjimi i kaluar, nuk ka perfituar asnje lehtesi per te ndryshuar padrejtesite te cilat i jane bere nga njerezit e besuar te presidentit.
Disa stacioneve u jane rikthyer pajisjet e konfiskuara, por jo shumices se stacioneve te pavarura.
Transmetuesit te cileve u ishte mohuar e drejta per license gjate periudhes se Millosheviqit vazhdojne te veprojne si stacione pirate. Te tjeret te cilet kane marre licensa lokale vazhdojne punen, por kane shume veshtiresi per te siguruar te ardhura nga reklamat per shkak te zones se kufizuar qe mbulojne.
Pronaret e medhenj te mediave te kohes se Millosheviqit ne anen tjeter kane ruajtur licensat e tyre kombetare dhe jane afruar me shume me udheheqjen e re politike. Duke perfituar nga shtrirja e tyre gjeografike ata kane mundur te ruajne pjesen e luanit ne biznesin e reklamave dhe kane forcuar pozicionin e tyre duke blere te drejtat e transmetimit per programe te huaja qe ndiqen shume.
Vonesat ne futjen e kompeticionit publik per licensat e transmetimit dhe mungesa e nje ligji te ri per transmetimet publike e ka bere te pamundur per transmetuesit e pavarur te bejne plane afatgjata.
Gjendja ne Radio Televizionin e Serbise, RTS, eshte mesa duket me e keqe tani sesa menjehere pas ndryshimeve politike ne Tetor te vitit 2000. Kane filluar te vihen re shenja te nje presioni te madh politik ndaj stacionit dhe redaktoreve te tij.
Ne Korrik 2001, Milorad Petroviq, redaktor i programit kryesor te lajmeve te RTS-se, Dnevnik 2, ka dhene doreheqjen duke deklaruar se ai eshte vendosur nen nje presion te madh nga disa prej partive ne pushtet. Perpjekjet per te rekrutuar nje kryeredaktor per programacionin informativ te RTS-se jane ndalur pasi drejtori i pergjitheshem nuk ka arritur te propozoje asnje kandidat prej atyre qe kishin aplikuar.
Gordana Susa, presidente e Shoqates se Gazetareve te Pavarur te Serbise, NUNS, ka qene nje nder ata qe kishin aplikuar per kete post. Ajo thote se aplikimi i saj nuk eshte pranuar per shkak te kundershtimit nga ana e Partise Demokratike Serbe, DSS, te Koshtunices.
Te gjitha keto ngrene dyshime serioze mbi sinqeritetin e autoriteteve te reja Jugosllave drejt transformimit te mediave shteterore ne sherbim te transmetimit dhe informimit publik.
Me 3 Tetor 2001, zyrtaret kane urdheruar stacionin e pavarur TV, Pirot te nderprese menjehere transmetimet per shkak se stacioni nuk ka nje license te rregullt per transmetim. Drejtuesit e stacionit vendosen te mos i binden urdherit, i cili ishte teper i ngjashem me taktikat e perdorura ne kohen e Millosheviqit.
Nderkohe, RTS ka nje borxh prej 20 milion dollare Amerikan, nje numer shume te madh personeli (rreth 7,500 deri 8,000) dhe pajisje te vjeteruara. Heqja e pageses per rregjistrim e ka lene kete stacion krejtesisht te varur nga fondet prej qeverise Serbe. Pavaresisht nje numri teper te madh te stafit, edhe gazetare te njohur per besnikerine e tyre ndaj Millosheviqit vazhdojne te punojne atje.
Gazetaret ne Serbi jane ende te rrezikuar. Me 11 Qershor 2001, Milan Pantiq, korrespondent i se perditeshmes Vecernje Novosti te Beogradit, eshte vrare ne Jagodina ne Serbine qendrore. Ai po merrej me hetime mbi krimet dhe korrupsionin ne qytet dhe kishte marre disa kercenime per jeten.
Gjate periudhes se Millosheviqit, zyrtaret e korruptuar dhe kriminelet nuk kishin shume frike nga shtypi. Artikujt qe paraqisnin aktivitetet e tyre veshtire se mund te rezultonin ne denime nga policia dhe institucionet juridike, te cilat ishin vete te korruptuara dhe te perfshira ne veprimtari kriminale. Sot, gjithsesi, nje artikull gazete mund te rezultoje ne nje hetim dhe denim te personot te permendur.
Gjendja e mediave ne Serbi duhet te permiresohet. Veprime konkrete ne kete fushe do te kontribuonin ne permiresimin e stabilitetit social kaq te nevojshem ne kete periudhe tranzicioni.
Qeveria duhet te krijoje nje agjensi shteterore te pavarur me detyren specifike per te reformuar kuadrin ligjor te mediave ne Serbi dhe per te pecaktuar politiken e mediave. Puna duhet te filloje menjehere per nje projekt ligj te paraqitur qeverise qe ne Gusht 2001, ne menyre qe te filloje zbatimi i menjehershem i tij.
Transmetuesit e pavarur, pirate ose jo, duhet te marrin licensa per dy vjetet e ardheshme deri sa te hyje ne fuqi nje ligj per transmetimet publike dhe te nise nje kompeticion i hapur per frekuencat.
Licensa te perkoheshme duke zgjeruar siperfaqen gjeografike te mbulimit duhet te jepen per ata transmetues te pavarur te cilet kane respektuar moratoriumin, edhe nese kjo gje eshte ne dem te transmetuesve te medhenj komercial, te cilet jane rritur dhe kane grumbulluar te ardhura te medha nen kujdesin e Millosheviqit. Disa nga keta transmetues ne fakt i kane zgjeruar operacionet e tyre qe prej Tetorit 2000 duke shkelur keshtu moratoriumin.
Masa te tjera, si bono te qeverise per te kompensuar humbjet, pajisjet e konfiskuara; nje privatizim i pjeseshem i kompanive shteterore dhe mbyllja e transmetuesve te krijuar pas moratoriumit te Nentorit te vitit 2000, do te ndihmonin gjithashtu transmetuesit e pavarur per te kaluar kete periudhe te veshtire.
Komuniteti nderkombetar, nderkohe, duhet te vazhdoje te jape mbeshtetje per median e pavarur elektronike dhe te shkruar. Duhet te behet presion mbi autoritetet ne menyre qe ata te sigurojne nje miratim te shpejte te legjislacionit i cili te garantoje standarte Europiane te pavaresise dhe paanesise te mediave.
Ne menyre qe RTS te kete sukses si nje sherbim publik, nese behet ndonjehere i tille, gazetaret duhet te trajnohen dhe te permiresohet gjendja e pajisjeve. Nje sherbim transmetimi publik ka nevoje per nje burim financimi autonom dhe drejtues te pavarur, te trajnuar dhe te pajisur me se miri, per te administruar keto fonde me efikasitet. Ketu komuniteti nderkombetar mund te ndihmoje shume.
Projektet dhe organizmat e caktuar per te monitoruar lirine e mediave kane nevoje per mbeshtetjen nderkombetare. Po ashtu, edhe projektet te cilat synojne nxjerrjen ne drite te fakteve rreth se kaluares, vecanerisht te krimeve te luftes. Skema te tilla do te ngrinin nivelin profesional te gazetareve ne Serbi dhe do te perbenin nje baze konkrete per reformen e mediave.
Mungesa e vemendjes se qeverise Serbe ndaj mediave te pavarura elektronike dhe afrimi ndermjet mediave thuajse shteterore dhe autoriteteve te reja perbejne aresye te forta per shqetesim.
Nese qeveria vazhdon politiken e saj te neglizhimit, reforma dhe demokratizimi i shoqerise ne Serbi mund te rrezikohet seriozisht.
Veran Matiq eshte kryetar i Shoqates se Medias se Pavarur Elektronike.