Duke Harruar Bombat, per Momentin

Me syte e kthyer nga Franca, pak njerez ne Kosove po i kushtojne vemendje dhunes se vazhdueshme dhe rrembimeve. Ndersa UCK eshte e gateshme per luftime te tjera ne rast se deshtojne bisedimet, OSBE pergatitet per tu larguar me shpejtesi.

Duke Harruar Bombat, per Momentin

Me syte e kthyer nga Franca, pak njerez ne Kosove po i kushtojne vemendje dhunes se vazhdueshme dhe rrembimeve. Ndersa UCK eshte e gateshme per luftime te tjera ne rast se deshtojne bisedimet, OSBE pergatitet per tu larguar me shpejtesi.

Ndersa opinioni publik eshte krejtesisht i fokusuar ne bisedimet per paqen ne Rambouillet, dhe ne mundesine e gjetjes se nje zgjidhjeje, ngjarjet ne Kosove te cilat perndryshe do te ishin pare si nje pershkallezim i metejshem i konfliktit nje vjecar, per momentin po harrohen menjehere sapo behen te ditura.

Gjate dy javeve te kaluara, njoftimet e perditeshme kane pasur lajme per rrembimin e civileve Shqiptare, ose nga policet Serbe ose nga civile Serbe, si edhe disa shperthime bombash, te cilat shkaktuan tre Shqiptare te vdekur ne Prishtine javen e kaluar, dhe plagosen tre femije ne Urosevac disa dite me pare. Megjithate, keto ngjarje kane mbetur thjesht statistika, ose jane kaluar sikur te mos kishin ndoshur fare.

E njejta gje mund te thuhet edhe per komunitetin Serb. Rrembimi i dy policeve jashte sherbimit ne Fushe Kosove me 12 Shkurt, qe mendohet te jete veper e guerrilave Shqiptare, nuk solli ate kunderveprim te ashper nga burimet Serbe, qe eshte vene re gjate muajve te fundit ndaj veprimeve te « terroristeve » Shqiptare--sic quhen anetaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) ne gjuhen e zyrtareve Serbe. UCK-ja, ne vijim te shume episodeve te ngjashme, ka hedhur poshte cdo perfshirje te saj ne ndonje rrembim.

Shpresat rreth Rambouillet i kane lene me nje ane keto shqetesime te momentit. Megjithate, kjo nuk do te thote qe ato nuk do te kthehen perseri ne qender te vemendjes. Ne rast se nuk arrihet nje marreveshje, ose ne rast se marreveshja do te jete vetem thjesht nje qetesim i perkoheshem i tensioneve, ka shume mundesi qe te shperthejne konflikte te reja. Ne keto rrethana, Albin Kurti, zedhenes i perfaqesuesit te pergjithshem politik te UCK-se Adem Demacit, thekson se « Shqiptaret te cilet e identifikojne veten e tyre me UCK-ne do te vazhdojne luften e tyre per clirim ».

Nderkohe, numri i makinave ushtarake ngjyre portokalli te cilat perdoren nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), qe qarkullojne ne rruget e Prishtines dhe neper Kosove, po zvogelohet perhere e me teper. Anetaret e misionit verifikues po largohen ne qetesi, dhe me 16 Shkurt kryetaret e misionit paten nje mbledhje per te rene dakort mbi nje plan evakuimi. Zedhenesi i OSBE-se Sandy Blyth thote se « cdo gje varet nga rezultatet e bisedimeve ne Rambouillet ». Cilido qe te jete rezultati i bisedimeve--nje marreveshje e re apo nje deshtim per tu marre vesh--Blyth konfirmon se misioni i tanishem ne Kosove mund te terhiqet. Ne te vertete, OSBE-ja konfirmoi se po behen pergatitje te plota per nje evakuim te menjehershem kete te Shtune, kur mendohet se do te perfundojne edhe bisedimet ne France. « Ky eshte vetem nje planifikim i aresyeshem, » komenton Blyth.

Gjeraqina Tuhina eshte gazetare e Radio Free Europe ne Prishtine.

Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists