Udheheqesi I Ri Model I Uck-Se

Nje arkitekt i Operacionit Stuhija gjate te cilit Kroacia mundi dhe deboi popullsine Serbe te Krajinas, Agim Ceku, drejtuesi i ri i UCK-se shpreson te kete te njejtin sukses edhe ne Kosove.

Udheheqesi I Ri Model I Uck-Se

Nje arkitekt i Operacionit Stuhija gjate te cilit Kroacia mundi dhe deboi popullsine Serbe te Krajinas, Agim Ceku, drejtuesi i ri i UCK-se shpreson te kete te njejtin sukses edhe ne Kosove.

I dekoruar nente here nga Presidenti i Kroacise Franjo Tudjman per arritjet e tij ne lufterat e Kroacise me Serbine dhe minoritetin Serb, Agim Ceku, i emeruar kohet e fundit si Krye Komandant i Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) shpreson te arrije te njejtat suksese edhe ne vendlindjen e tij Kosove.


I lindur ne qytetin e dyte te provinces Peje ne vitin 1960, 39 vjecari Ceku dha doreheqjen nga ushtria Kroate ne Shkurt te ketij viti, pas nje karriere prej 7 vjet e gjysem te sukseseshme ne te cilen ai arriti graden e ndihmes Gjeneralit, me pak se nje muaj perpara fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s ndaj Jugosllavise. Posti i tij i fundit ishte si komandant i distriktit te peste ushtarak te Kroacise ne Rijeka.


Ne nje interviste me te perditeshmen e Rijeka Novi List, Gjeneral Ceku tha se do te perdorte eksperiencen e tij nga lufta e Kroacise ne detyren e tij te re si komandant i UCK-se. Ai tha se vecanerisht te vlefeshme do te jene kuptimi i taktikave ushtarake Serbe te cilat ai ka pasur mundesi te njohe gjate luftimeve me ta.


Megjithese Kroacia pergjithesisht ka qendruar e qete gjate luftes ne kosove dhe Presidenti Tudjman ka kerkuar te mos irritoje aleatin e tij ne Beograd te ndarjes se Bosnje Hercegovines, simpatia e Kroateve, megjithate eshte e gjitha per Shqiptaret e Kosoves.


Besohet se Kroacia ka ndihmuar qe me pare UCK, ne se jo me arme, te pakten me ane te luftetareve etnik Shqiptare te cilet kane sherbyer me pare ne ushtrine Kroate dhe jane sprovuar ne beteja.


Sipas Tom Markut, udheheqesi i Shqiptareve te Kosoves ne Kroaci, nje njesit special i Shqiptareve te Kosoves eshte krijuar ne gjirin e ushtrise Kroate qe ne vitin 1991 te cilin Zagrebi shpresonte ta dergonte ne Kosove per te hapur nje front te dyte gjate luftes Kroato-Serbe. Megjithate plani nuk u zbatua, per shkak te kundershtimit te udheheqesit pacifist te Shqiptareve te Kosoves Ibrahim Rugova.


Qe prej shperthimit te luftes ne Kosove ne muajin Shkurt te vitit te kaluar, keta ushtare jane kthyer ne vendin e tyre per te luftuar. Marku i tha se perditeshmes Kroate Jutarnji List se edhe 16 oficere te tjere te ushtrise Kroate me origjine etnike Shqiptare jane gati te largohen nga ushtria Kroate per tu bashkuar me UCK-ne.


Ne ndryshim me "gjeneralet e menjehershem" te Kroacise te cilet i kane fituar gradat e tyre brenda nates me nje eksperience ushtarake minimale apo fare pa eksperience, Gjeneral Ceku eshte nje ushtar profesionist dhe ish oficer i Ushtrise Popullore te Jugosllavise (JNA).


Nje burre i gjate dhe i fuqishem, ai ka perfunduar akademine ushtarake ne Beograd, e cila, per shkak te origjines se tij etnike, atehere ishte nje arritje e madhe.


Ashtu si shume jo-Serbe te tjere ne JNA, Gjeneral Ceku dezertoi ne fillim te luftes me Kroacine. Ne Tetor te 1991 ai u rreshtua ne ushtrine embrionike te Kroacise, e cila, ne ate kohe, i ngjante UCK-se se tanishme, per sa i perket organizimit, fuqise njerezore dhe pajisjes.


Megjithese shperblimet ushtarake ne Kroaci jane te shumta dhe ne nje fare menyre kjo i ka ulur vleren e tyre, nente dekoratat e marra nga Gjeneral Ceku si edhe grada qe i eshte dhene per arritjet e tij ne uniformen Kroate, jane ndoshta nje tregue i kontributit te tij ne operacionet e kryera.


Analistet ushtarake Kroate e konsiderojne Gjeneral Cekun si trurin prapa ofensives se Xhepit te Medak te Ushtrise Kroate, ne te cilen Kroacia pushtoi disa fshatra ne Lika te kontrolluar nga rebelet Serbe ne Shtator te vitit 1993.


Ai gjithashtu ka qene nje planifikues kryesor i Operacionit Stuhia, fitores me te madhe ushtarake te Kroacise, ne Gusht te 1995 gjate se ciles qyteti i Knin, ish shtabi qendror i rebeleve Serbe, u morr, duke perfunduar keshtu revolten Serbe.


Si gjate ofensives se Xhepit te Medak, dhe vecanerisht gjate Operacionit Stuhia ushtria fituese Kroate thuhet se ka kryer nje sere krimesh lufte. Keto krime tashme po hetoen nga Gjykata e Hages, megjithese deri me tani asnje akuze publike nuk eshte bere e ditur.


Sipas nje raporti te Komitetit Kroat te Helsinkit per te Drejtat e Njeriut te publikuar ne Prill te ketij viti, 410 civile kane vdekur gjate operacionit Stuhia, i cili zyrtarisht ka zgjatur nga 4 deri ne 7 Gusht te vitit 1995, dhe ne 100 ditet pas ofensives.


Megjithate, mendohet se shifra e sakte mund te jete deri ne 600, sepse shume njerez figurojne akoma si te humbur. Ne prag te Stuhise, rreth 180,000 Serbe u larguan nga shtepite e tyre, dhe rreth 22,000 shtepi te boshatisura prej tyre u shkaterruan sistematikisht.


Ceshtja qe shqeteson tani analistet Perendimore eshte nese Gjeneral Ceku eshte perfshire ne ndonje nga krimet e mundeshme te luftes. Ne baze te provave qe disponohen duket se ai nuk ka qene i perfshire.


Ne ndryshim nga oficere te tjere Kroate te perfshire ne ofensiven e Xhepit te Medakut dhe Operacionit Stuhia, Gjeneral Ceku nuk eshte dukur ne asnje nga raportet e organizatave te ndryshme jo qeveritare te cilat kane hetuar mbi ate qe ka ndodhur. Gjithashtu emri i tij nuk eshte permendur as neper artikujt e asaj kohe qe ekzminonin ofensiven neper median e pavarur.


Gjeneral Ceku ka kerkuar pergjithesisht te mbetet ne hije dhe te shmange daljen ne media, duke preferuar te fokusohet ne ceshtjet ushtarake--nje qendrim qe ai deshiron te mbaje edhe ne pozicionin e ri.


I pyetur se cfare mendon se do te ndodhe ne Kosove pas perfundimit te luftes--ne se do te jete e pavarur apo nje rajon autonom i Serbise--ai eshte pergjigjur: "Une jam nje ushtar dhe detyra ime eshte te kujdesem per ushtrine, situaten ne fushen e betejes,


dhe te kryeje lufte te sukseseshme." Ai ka premtuar te luftoje deri sa forcat besnike te Slobodan Miloshevicit te largohen nga Kosova dhe t'ia lere politiken "qeverise sone te kryesuar nga Hashim Thaci".


Drago Hedl eshte redaktor i ceshtjeve te brendeshme ne te perditeshmen e Rijekas Novi List.


Frontline Updates
Support local journalists