Dilema e Nderhyrjes se UCK-se

Nga Fron Nazi

Dilema e Nderhyrjes se UCK-se

Nga Fron Nazi

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Tuesday, 1 October, 1996

Kohet e fundit UCK ka filluar te mos pranoje vullnetare te rinj me synim perqendrimin e perpjekjeve ne organizimin e saj si ushtarakisht ashtu edhe politikisht. Ne nivelin politik, UCK perballohet me Beogradin kundershtues dhe me Perendimin e pa organizuar. Ne terren, UCK perballohet me forcat Serbe, te cilat jane me te fuqishme dhe me te stervitura. Me mbeshtetjen e artilerise se rende, forcat Serbe kane ndermarre ofensiva kunder UCK, te cilat kane rezultuar ne djegien dhe vrasjen e Shqiptareve etnike dhe te fshatrave te tyre, si edhe ne zhvendosjen e 350,000 Shqiptareve etnike. UCK perballohet gjithashtu edhe me tensione te brendeshme, rreth gjetjes se nje udheheqesi dhe rreth gjetjes se nje gjuhe te perbashket me partite e tjera te Shqiptareve etnike, kryesisht me Lidhjen Demokratike te Kosoves (LDK) te kryesuar nga Ibrahim Rugova.

Fillimisht, thirrja e UCK per masat e gjera ishte bazuar me pak ne mundesine e saj per te ndermarre ndonje ofensive ushtarake te vertete kunder Serbeve, dhe me teper sepse ajo ishte e vetmja organizate e armatosur mbrojtese per Shqiptaret etnike. Deshtimi i Perendimit per te nderhyre ne Mars 1998, pas masakrave te kryera nga forcat Serbe ne Drenice, i detyroi Shqiptaret te vetmbroheshin. UCK-ja me shpejtesi filloi te armatoste vullnetaret e saj te rinj me arme nga Shqiperia fqinje. Ne te njejten kohe, parate te cilat prej kohesh mblidheshin nga diaspora per LDK, shume shpejt kaluan neper llogarite bankare te UCK-se. Ndersa reagimi per ngjarjet ne Drenice rritej, njerez te pa stervitur morren armet nen flamurin e UCK-se kunder forcave Serbe te sigurimit.

Ndersa UCK po forcohej, Beogradi nisi nje ofensive te re kunder UCK-se vjeshten e kaluar. UCK-ja shume shpejt u gjet e papergatitur dhe e pa veten e saj me te paket ne numer. Mungesa e trajnimit dhe e artilerise se rende solli humbje te renda. Por duke perdorur kercenimin per sulme ajrore te NATO-s, Shtetet e Bashkuara te Amerikes arriten armepushimin e Tetorit i cili detyroi Beogradin te terhiqte forcat ushtarake.

UCK-ja u duk se kishte pesuar humbje shume te renda dhe ishte e veshtire te riorganizohej. Por terheqja e forcave Serbe dhe armepushimi i paqendrueshem i dhane UCK-se hapesiren e nevojeshme per tu rigrupuar. Ajo intensifikoi perpjekjet e saj per t`u bere e njohur ne arenen nderkombetare. Ajo morri me teper fonde nga diaspora per te blere arme me te fuqishme. Ajo kerkoi te legjitimonte vetveten me Qeverite Perendimore jo vetem si nje ushtri, por edhe si nje force politike ne Kosove.

Kjo strategji solli suksese konkrete. Me ane te fondeve te marra nga diaspora, UCK-ja mundesoi nje trajnim dhe pajisje me te mire (psh. pushke anti-tank me rreze te gjate veprimi), per rekrutet e saj te rinj. Ne te njejten kohe, Perendimi duke e ndjere qe Rugova dhe LDK e udhehequr prej tij mund te mos ishin me aktoret kryesore ndermjet Shqiptareve etnike, filloi te takoje perfaqesuesit e UCK-se ne terren dhe jashte Kosoves.

Megjithate, Qeverite Perendimore e bene te qarte se ata nuk do te mbeshtesnin nje Kosove te pavarur apo luften e armatosur te UCK-se. Ata filluan ta perdorin ekzistencen e UCK-se si nje justifikim per mos ndermarrjen e sulmeve ajrore nga ana e NATO-s, ose (nje mundesi e larget) dergimin e trupave ne terren. Shkaqet diplomatike per mos nderhyrjen (si psh. tensionet brenda Grupit te Kontaktit) hapin rruge per te quajtur prezencen e UCK-se si aresyeja per mos ndermarrjen e ketyre sulmeve, sepse sic deklaroi NATO, ajo nuk deshironte te kthehej ne force ajrore te UCK-se.

Kriza ne Kosove ka arritur piken e valimit, dhe forcat e UCK-se te cilat jane zgjeruar me shpejtesi, tani jane para nje dileme: si te shmangin perdorimin e tyre si nje shkak per masakra te metejshme, dhe ne te njejten kohe te mos lejojne Perendimin te perdori prezencen e saj si shkak per mos nderhyrje. UCK-se tani i duhet qe aq shpejte sa arriti te rigrupohej dhe te armatosej ne terren, te arrije ta beje kete gje edhe politikisht, si brenda rajonit ashtu edhe ne arenen nderkombetare.

Fron Nazi eshte redaktor i IWPR.

Frontline Updates
Support local journalists