Shkupi Kerkon Prezencen e Okb
Ka te ngjare qe autoritetet Maqedonase te kerkojne vendosjen e trupave te OKB ne vend pasi te mbaroje mandati i NATO-s.
Shkupi Kerkon Prezencen e Okb
Ka te ngjare qe autoritetet Maqedonase te kerkojne vendosjen e trupave te OKB ne vend pasi te mbaroje mandati i NATO-s.
Autoritetet e Shkupit pritet te bien dakort kete jave mbi nje prezence ushtarake te huaj pas mbarimit te misionit te NATO-s per mbledhjen e armeve te luftetareve Shqiptare ne fund te muajit.
Autoritetet nuk pranojne te degjojne sugjerimet e komunitetit boteror per zgjatjen e mandatit te aleances, pasi kane frike se kjo mund te shpjere ne copetimin e vendit mbi baza etnike apo krijimin de facto te nje protektorati perendimor ne vend.
"Nese qendron NATO," thote nje zyrtar i larte ne Ministrine e Brendshme - "vendi do te shnderrohen ne nje Qipro te dyte. E vetmja zgjidhje atehere do te mbetej federalizimi - nese jo konfederata - e Maqedonise, gje e cila eshte kerkuar qe ne fillim nga Shqiptaret."
Vezhgues te mireinformuar mendojne se autoritetet do te bien dakort per nje kompromis ne kete ceshtje, duke lejuar prezencen e trupave te OKB te cilet do te zevendesojne trupat e NATO-s.
Duke folur pas takimit te fundit te Keshillit Kombetar te Sigurimit Presidenti Trajkovski i tha radio Maqedonase se NATO do te terheqe trupat e saj me 26 shtator, sic eshte parashikuar, me mbarimin e operacionit "Te korra te qenesishme".
Trajkovski tha se ushtria dhe policia Maqedonase do te perpiqen te rimarrin ne kontroll zonat e mbajtura nga Ushtria Clirimtare Kombetare, UCK, ne pranine e vezhguesve te OSBE dhe BE.
Shefat politike dhe ushtarake hartuan nje plan javen qe kaloi, i cili do te lejoje rikthimin e forcave qeveritare ne zonat e pushtuara nga UCK. "Faza e pare ka te beje me rikthimin e te debuarve si dhe te forcave te sigurise ne fshatrat me shumice Maqedonase si Lesok dhe fshatra te tjera ne zonen e Tetoves," thote nje zyrtar i zyres presidenciale.
Ne fazen e dyte e cila synon rimarrjen nen kontroll te krahinave me etni te ndryshme forcat Maqedonase do te hyjne ne komande te nje formacioni te perbere nga vezhgues nderkombetare dhe njesi policore, te cilat kane ne perberjen e tyre edhe Shqiptare te trajnuar per kete qellim. Rekrutimi i me teper Shqiptareve ne rradhet e policise ka qene nje nga kerkesat kryesore te UCK qe nga fillimi i luftimeve ne shkurt.
Pas shfaqjes se aftesive te tyre ne dy operacionet e meparshme, policia do te perpiqet te rimarre kontrollin ne zonat me populssi etnike Shqiptare, ne fazen permbyllese te planit.
Por BE dhe NATO e kane paralajmeruar Shkupin se paqja mund te garantohet vetem nga prezenca e NATO-s pas perfundimit te operacionit "Korrje te qenesishme". Nje zyrtar i BE, i cili preferoi te mos identifikohej tha se Brukseli kishte rezerva mbi synimet e figures se debatueshme te Ministrit te Brendshem Ljube Boskovski, anetar i partise radikale VMRO-DPMNE, emri te cilit lakohej per rekrutimet e trupave paraushtarake Maqedonase.
Boskovski po e shfrytezon pushtetin e tij per te penguar perfshirjen e Shqiptareve ne forcen policore, njoftojne burime te tjera.
As OSBE dhe as NATO nuk jane dakort per vendosjen e vezhguesve - ashtu sic e kerkon Shkupi- pa mbrojtjen e trupave te NATO-s, i tha nje burim i BE, IWPR-se. "Ne baze te eksperiences sone, ka patur raste kur eshte qelluar ndaj vezhguesve," thote ai, duke shtuar se policet Maqedonas nuk jane te besueshem ne zonat me shumice Shqiptare.
Per NATO-n shtrohet ceshtja nese mund te aplikoje tek OKB per shtyrjen e mandatit te saj, duke ftuar ne te njejten kohe pjesemarrjen e nje kontigjenti Rus per te qetesuar Shkupin apo te vazhdoje te qendroje pa e bere nje gje te tille. Keto vendime do te merren brenda kesaj jave. Nje gje eshte e sigurt. BE dhe NATO duhet te bindin Shkupin se forcat Maqedonase te sigurise nuk mund te vendosin paqen pa ndihmen e jashtme pas 26 shtatorit.
Nese Maqedonia insiston ne terheqjen e trupave te NATO-s dhe BE dhe OSBE refuzojne te dergojne misione vezhguesish, plani tre fazesh per te marre nen kontroll territore deritani te mbajtura nga luftetaret Shqiptare mund te shtyhet. Kjo mund te vere ne rrezik ndihmen ekonomike per vendin. Donatoret te cilet do te mblidhen ne Bruksel me15 tetor per te diskutuar mbi borxhin e Maqedonise do ta shtyjne takimin e tyre. BE dhe SHBA po e vonojne disbursimin prej 170 milion dollaresh sic ishte rene dakort.
Perballe nje presioni te tille, politikanet Maqedonas do te perqendrohen ne nje debat intensiv per menyrat e veprimit. Aleanca Socialdemokrate e Maqedonise, partia e dyte me e madhe ne vend, e cila mbeshteti Presidentin Trajkovski per largimin e forcave te NATO-s, tashme po lekundet ne qendrimin e saj. Disa anetare te saj mbeshtesin idene e qendrimit te forcave te NATO-s nen mandatin e OKB, ashtu sic kerkojne partite e Shqiptareve ne Maqedoni.
Por partia nacionaliste VMRO-DPMNE, e udhehequr nga kryeministri Ljubco Georgievski, mbetet e palekundur ne qendrimet e saj. "Nese NATO qendron, ne Maqedoni do te vendoset nje paqe false dhe artificiale," thote zedhenesi i saj Gorgi Trendafilov.
"VMRO-DPMNE eshte e zhgenjyer nga disa vende anetare te BE dhe NATO-s te cilat deklarojne se Dokumenti i Kuadrit eshte nje projekt per paqen dhe me tej kerkojne nje prani ushtarake te huaj ne Maqedoni."
VMRO-DPMNE, thote ai, mund te aprovoje vetem nje mision te OKB sipas modelit te UNPREDEP, misioni i Kombeve te Bashkuara i deguar ne Maqedoni ne 1995 per kontrolluar kufijte e vendit me Jugosllavine dhe Shqiperine. Misioni qendroi deri ne 1999 kur perfundoi mandati i tyre. Mjaft Maqedonas besojne se UNPREDEP ishte neutral dhe i suksesshem. Ndonese ushtaret nuk u autorizuan te perdornin armet kufiri nuk mund te kalohej pa u vene re.
Duke konsideruar presionin nderkombetar mbi Maqedonine per nje shtyrje te mandatit te NATO-s, udheheqesit e vendit nuk mund te vazhdojne te kundershtojne pranine e nje force te huaj ushtarake ne vend dhe me ne fund, ndoshta, do te perpiqen per nje forme te pranise se OKB.
Borjan Jovanovski eshte korrespondent i Zerit te Amerikes ne Shkup.