KOSOVE: LULEZON TREGTIA NDERMJET ARMIQVE TE VJETER

Shqiptarët mund të kenë hedhur përtej sundimin e Beogradit por ata janë ende pjesë e ekonomisë së Serbisë.

KOSOVE: LULEZON TREGTIA NDERMJET ARMIQVE TE VJETER

Shqiptarët mund të kenë hedhur përtej sundimin e Beogradit por ata janë ende pjesë e ekonomisë së Serbisë.

Monday, 21 February, 2005

Cdo javë, shqiptarët etnik nga Prishtina drejtohen për tek tregu i qytetit dhe mbushin cantat e tyre me mallra nga Serbia – një republikë të cilën pjesa më e madhe e tyre e konsiderojnë si armikun numër një.


Katër vjet pasi kryengritja e armatosur ka bërë që Kosova të heqë kontrollin politik nga Serbia, rajoni vazhdon të mbështetet shumë tek fqinji i tij verior për shumë nga nevojat bazë.


Dyqanet në protektoratin ndërkomëbtar janë të mbushura me mallra nga Serbia, duke filluar nga ato ushqimore deri tek tullat dhe edhe armët – e gjithë kjo provë e faktit se ndërsa dialogu politik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve është ende i bllokuar, tregtia ndërmjet tyre po lulëzon.


Mallrat vijnë nga cdo pjesë e Serbisë. Embëlsirat e preferuara përfshijnë biskotat “Medeno Srce” (zemra prej mjalti) dhe “Plazma”, nga qyeti verior i Suboticës dhe nga qyteti i lindjes së Millosheviqit, Pozarevac. Në seksionin e bulmetit sheh qumështin “Imlek” nga Beogradi, ndërsa nga mallrat e konsumit mund të gjesh llampat “Tesla” nga Pancevo në Vojvodinë dhe pluhurin larës Merix nga Krushevac.


Avniu, një pronar dyqani në Prishtinë thotë se askush nuk e ka problem: “Unë i shes këto prodhime dhe njerëzit nuk ankohen. Disa edhe kërkojnë qumësht nga Beogradi të cilin e kanë blerë për vite me rradhë, megjithëse tani nuk e kemi më”.


Avniu qesh me idenë e bojkotimit të prodhime serbe për shkak të patriotizmit. Blerësit, thotë ai, arrijnë të bëjnë ndryshimin midis prodhimeve që u pëlqejnë dhe shtetit që i prodhon. “Ne nuk i identifikojmë prodhimet serbe me shtetin serb,” thotë ai me një buzëqeshje, dhe “cfarë është më e rëndësishme, këto prodhime janë më të lirat për nga cmimi”.


Shqiptarët natyrisht nuk i blejnë prodhimet serbe për shkak të ndonjë nostalgjie për regjimin e kaluar. Gjeografia dhe logjika ekonomike luan një rol të madh në këtë zgjedhje. Në kuadër të rezolutës 1244 të OKB-së, Kosova vazhdon të mbetet pjesë e Jugosllavisë në pritje të një vendimi për statusin e saj përfundimtar. Kjo do të thotë që prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Mali i Zi, pasardhëset e Jugosllavisë, nuk paguajnë doganë.


Arësyeja tjetër është që Kosova thjesht nuk prodhon shumë në këtë moment. Ndërsa në treg mund të gjesh shumë pak prodhime të prodhuara në provincë, njerëzit janë të detyruar të blenë mallra nga jashtë.


Një ndër fushat ku bashkëpunimi është më i dukshëm është ndërtimi. Konflikti i armatosur ndërmjet shqiptarëve dhe forcve jugosllave ka shkatërruar disa mijëra shtëpi. Si rezultat, një prej aktiviteteve kryesore në kosovë është industria e ndërtimit.


Nëse shqiptarët e kosovës shohin ndonjë ironi në blerjen e tullave dhe mortajave nga republika forcat e së cilës kanë shkatërruar shtëpitë e tyre, ata nuk shqetësohen nga kjo.


Milos Boskoviq, drejtor i shitjeve në fabrikën e tullave Potisje në Vojvodinë, ka thënë për IWPR se që prej përfundimit të konfliktit, bashkëpunimi me shqiptarët e Kosovës ka pësuar një rritje të ndjeshme. Kosova është një treg shumë i rëndësishëm për ne. rreth 70 përqind e prodhimit tonë vjetor shkon atje,” thotë ai.


Por jo të gjithë janë të kënaqur me lulëzimin e kësaj tregtie ndërmjet dy ish armiqve.


Ekonomistët në Kosovë theksojnë se kjo tregti është e njëanëshme. Falë ekonomisë së pazhvilluar dhe mungesës së dëshirës së Serbisë për të njohur dokumentat e udhëtimit të Kosovës, mallrat lëvizin vetëm në një drejtim – në jug.


Mustafa Ibrahimi, i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, ankohet se edhe nëse ekonomia e provincës do të ishte më e zhvilluar, kamionët nuk do të mund të hynin në Serbi.


“Serbia është në pozicion të favorshëm për sa i përket eksporteve për në Kosovë, sepse shqiptarët nuk kanë mundësi të udhëtojnë në Serbi me targat e Kosovës,” ka thënë ai.


Statistikat nga ministria e tregtisë së Kosovës tregojnë qartë mungesën e barazisë në këtë tregti. Serbia gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2003 ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerën prej 108 milion euro, mbi 15 përqind të të gjitha importeve të rajonit. Gjatë së njëjtës periudhë, Kosova ka shitur në Serbi mallra me vlerë prej 3.5 milion euro.


Mallrat që shkojnë në veri përbëjnë vetëm një të tridhjetën e atyre që vijnë për në jug në drejtim të Kosovës.


Ministri i tregtisë së Kosovës, Ali Jakupi ka thënë se regjimi i heqjes së taksave ndërmjet Serbisë dhe protektoratit dëmton rritjen e industrisë lokale dhe i bën prodhimet serbe më kompetitive se sa ato tonat.


“Ne duhet të bëjmë tregti me Serbinë me kushte të tjera, sepse pa një sistem të vërtetë doganor, Serbia është e favorizuar të ekportojë prodhime të tilla si mielli, vaji, sheqeri, të cilat konsumohen shumë këtu,” ka thënë ai.


“Nuk ka arësye psokologjike për këtë tregti – thjesht prodhimet serbe janë më të lira”.


Ndërsa fabrika e tullave të Milos Boskoviq në Vojvodinë po lulëzon, ajo e Shemsedin Rashitit në Podujevë, në veri lindje të Kosovës, është pothuajse e falimentuar, për shkak të konkurrencës nga Serbia.


“Tullat e blera në Serbi kushtojnë 13 deri 19 cent copa, ndërsa në Kosovë mbi 30 cent copa,” ka thënë ai. “Njerëzit nuk kanë interes të blenë nga neve këtu në Kosovë”.


Derisa Kosova të nisë të prodhojë mallra të cilat janë me cmim të njëjtë dhe po atë cilësi si ato të Serbisë, paratë shqiptare do të vazhdojnë të shkojnë drejt Serbisë.


“Njerëzit duan cmimet e lira dhe ne duhet të përmbushim kërkesat e klientëve,” thotë Agroni, një shitës në supermarket Besa në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, duke treguar me dorë raftet e mbushura me prodhime nga e gjithë bota përvec Kosovës.


“Jam i detyruar të ble këtë kuti kripë sepse ky është i vetmi në këtë dyqan,” shpjegon një klient. “Nëse do të kishte ndonjë prodhim tjetër, nuk do ta blija kripën serbe”.


Tanja Matiq është koordinatore e projektit të IWPR në Kosovë. Altin Ahmeti është një gazetar për cështjet ekonomike me gazetën Koha Ditore.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists