SHKATËRROHEN SHPRESAT PËR BASHKËJETESË

Mundësia që njerëz të nacionaliteteve dhe feve të ndryshme të jetojnë së bashku është shkatërruar.

SHKATËRROHEN SHPRESAT PËR BASHKËJETESË

Mundësia që njerëz të nacionaliteteve dhe feve të ndryshme të jetojnë së bashku është shkatërruar.

Friday, 24 March, 2000
IWPR

IWPR

Institute for War & Peace Reporting

Pas 24 Marsit të 1999 situata në Serbi dhe Kosovë nuk mund të jetë kurrë e njëjtë.


As bota nuk mund të jetë më si më parë, sepse ata që vendosën të përdorin forcën për të zgjidhur krizën në Kosovë do ta bëjnë përsëri një gjë të tillë.


Provë për këtë është prezenca e vazhdueshme e një numri të madh trupash të KFOR-it në Kosovë dhe manovrat e tyre të tanishme ushtarake.


Serbët dhe shqiptarët në Kosovë kanë pasur probleme që prej shumë kohësh, por këto janë komplikuar edhe më tepër nga kontrolluesit e rinj të Ballkanit, SHBA dhe NATO.


Forcat e reja politike kanë pasur tendencën për të ndjekur parardhësit e tyre - perandoritë e mëdha dhe regjimet - kur kanë gabuar herë pas here në rajon.


Por Uashingtoni dhe 18 anëtarët e NATO-s më 24 Mars, 1999 kanë bërë gabimin që ka përfunduar të gjitha shpresat për një zgjidhje të bisedime të krizës në Kosovë.


Unë nuk jam i vetmi që mendoj kështu. Shumë zyrtarë perëndimor kanë të njëjtin mendim. Ish Sekretari amerikan i Shtetit Henry Kisinger ka thënë, për shembull, se diplomacia dhe presioni do të kishin qenë më të preferuara se ndërhyrja ushtarake.


Nëse shohim raportet e disa organizatave ndërkombëtare, si OKB, OSBE, apo Hjumën Raits Uoç, dikush mund të arrijë në përfundimin se të gjitha ato që mund të arriheshin për sa i përket të drejtave të njeriut, paqes, dhe stabilitetit përpara 24 marsit, natyrisht nuk mund të arrihen më tani.


Tani kushtet janë shumë më të këqia se një vit më parë, më keq se gjithmonë.


Në Serbi, Kosovë dhe në vende të tjera në Ballkan nuk janë shkatërruar vetëm shtëpi dhe kisha, por edhe mundësitë që njerëz të kombësive dhe besimeve fetare të ndryshme të jetojnë së bashku.


Disa fuqi të mëdha kanë sunduar në Ballkan, por asnjë prej tyre nuk ka bërë kaq dëme shpirtërore dhe materiale sa lordët e luftës dhe vdekjes në Uashington.


Ata që nuk kanë financuar bombardimin e Jugosllavisë po argumentojnë tani se kush duhet të mbajë peshën e rindërtimit.


Një ilustrim i inkompetencës së tyre është edhe mos mbërritja e 6,000 policëve në Kosovë - ku gjysma e tyre janë oficerë në pension - dhe refugjatët të cilët ndoshta nuk mund të kthehen kurrë në shtëpitë e tyre. Ata që flasin për paqen dhe stabilitetin nuk janë të përgatitur për të paguar koston e tyre. Ka pasur para të mjaftueshme për të shkatërruar vendin, por tani nuk ka më para për të ndërtuar atë vend.


Jiri Dinstbir, i dërguari i OKB-së për të drejtat e njeriut, është personi më kompetent për të folur rreth asaj që po ndodh. Raportet e tij janë shumë të besueshme dhe detajuara, por askush nuk duket se po u kushton atyre ndonjë vëmendje. Dinstbir thotë se gjendja në Kosovë tani është më e keqe se në tetor. Gjithkush priste të paktën pak përmirësim.


Raportet flasin për përplasje ndërmjet shqiptarëve - përplasje të cilat shumë shpejt askush nuk do të jetë në gjendje ti kontrollojë. Kjo po shkatërron përbërjen e shoqërisë kryesisht shqiptare të Kosovës. Kushtet janë më të këqija edhe se nën sundimin turk, disa shekuj më parë. Drejtuesi i UNMIK-ut, i cili është përgjegjësi kryesor për mbrojtjen e të drejtave të civilëve në Kosovë, Bernar Kushner, tani papritmas thotë se jeta multietnike në Kosovë nuk ka qenë kurrë e mundur.


Sekretarja amerikane e Shtetit Medlin Ollbrait thoshte të njëjtën gjë përpara se ai të merrte detyrën e tij në Kosovë. Sipas administratës së tanishme amerikane, sa më pak serbë aq më e lehtë është zgjidhja e konfliktit në Kosovë. Kjo gjë është vënë re edhe në pjesët e tjera të ish-Jugosllavisë.


Kushner po përkrah një koncept të ri: bashkëekzistenca paqësore. Por ku do të zbatohet kjo politikë. Në qytetet e mëdha nuk kanë mbetur më serbë.


Vetëm në Mitrovicë vazhdojnë të jetojnë dy komunitetet. Qyteti mund të shërbejë si model i bashkëekzistencës, por nuk po bëhet sa duhet për ta promovuar këtë model. Për mendimin tim, kjo është e mundur vetëm nëse serbët dhe shqiptarët jetojnë të ndarë deri sa të rivendoset besimi.


Në të njëjtën kohë Kushner është i vendosur për zgjedhje në Kosovë. Ato mund të kenë vetëm një funksion - për të legjitimuar spastrimin etnik. Kjo do të ishte shkatërrimtare për serbët.


Pavarësisht se sa e vështirë është gjendja në Kosovë për serbët, ata e kanë kuptuar se nuk duhet të hyjnë në Këshillin Administrativ të Përkohshëm të Kushnerit. Kjo gjë duhet menduar vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar tregon se gjërat kanë ndryshuar për mirë.


Do të ishte shkatërrimtare për interesat serbe nëse do të merrnin pjesë në punimet e këtyre institucioneve të përkohëshme përpara se refugjatët serbë të ktheheshin, sepse kjo do të bënte që të ruhej gjendja e tanishme.


Në raportin e paraqitur Këshillit të Sigurimit para pak kohësh, Kushner bënte thirrje për një kushtetutë të përkohëshme për Kosovën, duke thënë se statusi i saj duhet të qartësohej. Ajo që ai ka para sysh është se Kosova duhet të bëhet e pavarur.


Kjo do të thotë një destabilizim i mëtejshëm, sepse do të inkurajojë shqiptarët në pjesën jugore të Serbisë, në Maqedoni dhe Mal të Zi të bëjnë kërkesa të ngjashme. Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi tashmë kanë bërë thirrje për një status të veçantë.


Ndërhyrja e NATO-s ka shkaktuar dhunë dhe padije në Kosovë, por ka përkeqësuar gjendjen edhe në Serbi.


Në këtë moment, regjimi po ua vështirëson jetën njerëzve. Por Perëndimi vazhdon të mbajë në fuqi sanksionet dhe po përgatiten sanksione të reja ndaj firmave që kanë lidhje me regjimin.


Këto janë firma të mëdha që punësojnë shumë njerëz të cilët janë krejtësisht pa lidhje me regjimin. Tregtia në Serbi është e bazuar mbi këto kompani. Mbijetesa e shumë familjeve varet prej tyre.


Me gjithë këto presione dhe kërcënimin për një agresion tjetër të perëndimit, si SHBA dhe për fat të keq edhe Europa nuk arrijnë të kuptojnë një pikë të rëndësishme - Serbia ka pasur për një kohë të gjatë një orientim pro-perëndimor.


Por megjithatë ndërsa Millosheviqi përpiqet të gjejë aleatë ndër vendet e pazhvilluara të Lindjes së Largët, perëndimi po e largon edhe më tej Serbinë.


Vojislav Kostunica është kryetar i Partisë Demokratike Serbe në opozitë.


Frontline Updates
Support local journalists