Duke Verifikuar Dhunen

Luftimet kane vazhduar, ndersa vazhdojne perpjekjet e nivelit te larte per te arritur nje marreveshje me Beogradin dhe UCK-ne.

Duke Verifikuar Dhunen

Luftimet kane vazhduar, ndersa vazhdojne perpjekjet e nivelit te larte per te arritur nje marreveshje me Beogradin dhe UCK-ne.

Friday, 12 March, 1999

Ndersa diplomacia nderkombetare eshte perqendruar mbi Presidentin Jugosllav Slobodan Miloshevic, situata brenda ne Kosove eshte perkeqesuar. Provinca eshte ne kufirin e mprehte midis luftes dhe paqes, dhe pjesa me e madhe e vendimeve rreth te ardhmes se saj do te merren diku tjeter.


Tashme eshte zhdukur cdo koncept qe mund te kishte mbetur rreth nje armepushimi. Gjate diteve te fundit, luftime te ashpra kane shperthyer ne te gjithe provincen, vecanerisht ne jug te saj ne Kacanik, ne Vucitern ne veri, dhe ne fshatrat rreth qytetit te vjeter te Prizrenit ne jugperendim. « Vezhguesit e armepushimit Njoftojne per Luftime te Ashpra ne rritje », keshtu bente te ditur nje nga agjensite e lajmeve gjate javes se kaluar.


Shqetesimi me i madh ne terren eshte ngritur nga Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE) diten e Marte, me 2 Mars, pas luftimeve qe u zhvilluan ne Ivaja dhe disa fshatra te tjere rreth Kacanikut. Kacaniku eshte nje qender e rendesishme strategjike lidhjeje me jugun, dhe kodrat qe e rrethojne shtrihen pergjate rruges kryesore per ne Maqedoni, ku po arrijne trupat e NATO-s ne pergatitje per te nderhyre ne Kosove. Ne nje zone e cila me pare ka qene relativisht e qete, UCK-ja ka filluar te veproje vetem gjate ketyre koheve te fundit.


Disa shtepi dhe ndertesa te fermave u shkaterruan, dhe bagetite u vrane, ndersa disa gazetare gjeten trupat e kater te vrareve prane rrenojave te shtepive te fshatit i cili ishte i boshatisur nga banoret. Rreth 400 fshatare u mblodhen, dhe me pas burrat u ndane nga grate dhe femijet. Mengjesin e neserm, per disa ore, misioni njoftoi se rreth 40 burra te cilet ishin mbajtur ne burgun lokal te Kacanikut nuk ishin gjetur akoma.


Njoftimet e mevoneshme bene te ditur se autoritetet i kishin leshuar te gjithe pervec disa burrave te cilet dyshoheshin si ushtare te UCK-se, dhe se tashme nuk kishte njoftime per mungesen e grupeve te medha te njerezve. Zevendes Kryetari i Misionit Gjeneral Major John Drewienkiewicz e pershkroi operacionin e Ivajas si nje veprim «te moderuar dhe te pergjegjshem » te forcave Jugosllave kunder nje baze te re te operacioneve te UCK-se. Ai tha se Ushtria jugosllave (VJ) kishte qelluar disa ndertesa ne fshat te cilat perdoreshin nga UCK-ja si qendra mbledhjeje dhe spital. Veprimet gjithashtu u duken si nje kunderpergjigje ndaj grumbullimit te trupave Perendimore pertej kufirit ne Maqedoni, dhe te pakten nje ure pergjate rruges kryesore qe te con ne kufi ishte minuar per tu hedhur ne ere ne cdo rast.


Por ekziston nje frike e madhe rreth nje katastrofe te mundeshme. «Kater here gjate javes se kaluar ne kemi njoftuar se nuk jemi te sigurte per vendndodhjen e njerezve, » tha Drewienkiewicz, « dhe gjithmone ne duket se kemi qene ne gjendje qe ti gjejme keta njerez …. . Ne jemi te shqetesuar se mos heren tjeter qe njerezit do te merren me force nga ushtria Jugosllave, do te zbulojme se ata te gjithe do te jene vrare. »


Drewienkiewicz insiston se misioni i OSBE-se po luan nje rol te rendesishem. Ai thote se eshte e pamundur te thuash me saktesi « ne se OSBE-ja nuk do te ishte e vendosur ne keto fshatra dhe po te mos patrullonte, dicka e keqe nuk do te kishte ndodhur. » Por me nje respektim kaq minimal te marreveshjes se Tetorit, OSBE faktikisht nuk ka pasur « mundesi » per te « verifikuar », dhe qellimi i vertete i misionit duket se eshte ndryshuar.


« Ne duhet te verifikonim nje marreveshje, por ne vend te saj po verifikojme dhunen, » pranoi zedhenesja e OSBE-se Beatrice Lacoste. Ne vend qe te konfirmonin zbatimin e ceshtjeve teknike si psh. dislokimin e forcave, futjen neper depo te armatimit dhe te tjera si keto, ashtu sic parashikohej ne marreveshjen ndermjet Miloshevicit dhe te derguarit Amerikan Richard Holbrooke, misioni eshte kthyer ne nje operacion vezhgimi te luftimeve ne shkalle te gjere--dhe ndoshta pak me teper se nje spektator ne ndenjeset e kuvertes se Titanikut.


Keto shqetesime perplasen me nje ndjenje shprese, te pakten ne rradhet e Shqiptareve. Ne rast se arrihet nje marreveshje, prospekti i nje paqeje te menjehereshme ofron mundesine e ndryshimeve rrenjesore dhe hapjen e jetes politike, sociale dhe ekonomike te Shqiptareve. Dhe pavaresisht pakenaqesive te cilat shume Shqiptare shprehin ndaj mosnenshkrimit te marreveshjes nga ana e UCK-se, ekziston nje ndjenje e pergjitheshme se me ne fund marreveshja do te firmoset. Por me kaq shume pasiguri rreth deshires se Beogradit per te pranuar marreveshjen--jo vetem duke ritheksuar refuzimin e tij te prere te derguarit Amerikan Richard Holbrooke por gjithashtu edhe duke leshuar urdherat e arrestit per tre anetare te delegacionit pjesemarres ne bisedime te Shqiptareve dhe duke ushtruar presion ndaj shtypit te Shqiptareve te Kosoves--situata ne terren te jep pershtypjen se po rreshket drejt nje katastrofe edhe me te madhe.


Anthony Borden eshte drejtor ekzekutiv i IWPR.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists