MAQEDONI: FUNDI I KARRIERES PLOTIKE TE GJEORGJEVSKIT?
Po shtohen spekulimet sipas te cilave ish njeriu i forte i Maqedonise po pergatitet te largohet nga politika.
MAQEDONI: FUNDI I KARRIERES PLOTIKE TE GJEORGJEVSKIT?
Po shtohen spekulimet sipas te cilave ish njeriu i forte i Maqedonise po pergatitet te largohet nga politika.
Nje debat i gjere ka nisur mbi te ardhmen e Ljubcko Gjeorgjevskit, ish drejtuesi i fuqishem i Maqedonise, pas njoftimeve se ai mund te terhiqet nga jeta politike.
Qendrimi prej kater vjetesh ne postin e kryeministrit ka marre fund ne vitin 2002 kur koalicioni i drejtuar nga partia e tij VMRO-DPMNE eshte mundur thellesisht ne zgjedhjet parlamentare. Ai ka vazhduar te qendroje ne postin e kryetarit te partise dhe te opozites por me 23 Mars gazeta me qarkullim me te madh ne Maqedoni, Dnevnik, ka njoftuar se ai tani po planifikon te largohet nga posti i tij si kryetar i VMRO-DPMNE.
Kryeredaktori i gazetes, Branko Gerovski, nuk ka asnje dyshim se Gjeorgjevski ka pasur pikerisht kete ne mend. "Ky eshte informacion qe e kam marre direkt prej tij," ka thene ai per IWPR. "Drejtuesi i VMRO-DPMNE eshte i vendosur te jape doreheqjen nga posti i kryetarit te partise. Une kam informacion se ai eshte i vendosur dhe kjo nuk eshte ndonje lloj manovre politike".
Ish ministri i financave Nikola Gruevski, tani nje prej dy nenkryetareve te VMRO-DPMNE, ka thene se Gjeorgjevski i ka ofruar atij postin e kryetarit te partise. "Une e kam refuzuar sepse ai si politikan eshte me i afte se mua," ka thene Gruevski.
Marjan Gorcev, nenkryetari tjeter i partise, ka kundershtuar theniet e Gruevskit. "Une nuk kam asnje informacion qe kryetari i partise po mendon te jape doreheqjen. Une mendoj se keto jave vetem tensione ne prag te kongresit te partise (ne Maj). Anetaresia e partise mbeshtet Gjeorgjevskin," ka thene ai.
Gjeorgjevski as nuk ka konfirmuar por as nuk i ka hedhur poshte zerat se ai po planifikon te jape doreheqjen. "Per 12 vjet une kam qene kryetar i VMRO. Eshte normal (te heq dore) por ka edhe dy muaj kohe deri ne mbajtjen e kongresit - pra eshte ende heret per te marre nje vendim," ka thene ai per gazetaret gjate nje vizite ne Sofie kete jave.
37 vjecari Gjeorgjevski ka qene kryetar i VMRO-DPMNE qe prej themelimit te saj ne vitin 1990. Ai ka qene kryeminister gjate viteve 1998-2002, dhe gjate kesaj periudhe i ka mbijetuar disa revoltave ne gjirin e partise dhe ka arritur te largoje pjesen me te madhe te bashkepunetoreve te tij te rendesishem nga partia.
Qe prej zgjedhjeve te vitit te kaluar, qeveria e drejtuar nga Gjeorgjevski eshte akuzuar per korrupsion.
Ceshtja e doreheqjes ka percare opinionin publik Maqedonas. Disa e shohin ate si nje ceshtje koshience pas humbjes se madhe ne zgjedhjet e vitit 2002.
Te tjere mendojne se ajo ka ardhur si rezultat i presionit te komunitetit nderkombetar, i cili eshte zemeruar me politikat nacionaliste te linjes se ashper te ndjekur nga Gjeorgjevski.
Mane Jakovlevski, kryetar i komitetit te VMRO-DPMNE ne diaspore per Europen dhe nje prej themeluesve te partise, ka thene se ka ardhur koha qe ai te largohet nga kreu i partise. "Ai ka bere gabime te medha; ai ka turperuar anetaresine dhe vete partine".
Disa njoftime ne media kane thene se anetare te VMRO-DPMNE ne diaspore kane kercenuar me jete Gjeorgjevskin, per shkak se ata mendojne qe fondet e dhuruara prej tyre per partine jane keqperdorur.
Gorcev i kundershton keto zera. "Ne nuk kemi marre para nga askush," ka thene ai. "Ne jemi nje parti e varfer sepse VMRO-DPMNE ndersa ka qene ne pushtet nuk ka vendosur anetare te saj si drejtues te kompanive te medha publike me qellim qe te ndihmonin financiarisht partine".
Jakovlevski insiston se theniet e tij jane te bazuara: "Ne kemi prova qe kemi dhuruar sasi te medha parash ne llogarite e VMRO-DPMNE. Gjeorgjevski i trembet faktit se ai mund te arrestohet nga organet qeveritare. Megjithate, Maqedonasit nga diaspora nuk e kercenojne jeten e Gjeorgjevskit sepse ai tanime ka kryer nje vete vrasje politike".
Gjeorgjevski ka kundershtuar ne menyre te vazhdueshme qe ai te jete perfshire ndonje here ne korrupsion.
Askush nuk mund te thote se cfare drejtimi do te marrin ngjarjet brenda VMRO-DPMNE. Pas zgjedhjeve, shume gjera kane ndryshuar, dhe disa nga zyrtaret e larte te partise, perfshire sekretarin e pergjitheshem, jane ne pritje te gjyqeve per krime te renda.
Opinioni i pergjitheshem ne parti eshte se kushdo qe te behet kryetar i VMRO-DPMNE do ta kete te veshtire te shkeputet prej politikave te Gjeorgjevskit.
"Pas zgjedhjeve VMRO-DPMNE eshte gjendur ne nje situate shume te veshtire," ka thene Gerovski. "Kriza ne gjirin e partise (e shkaktuar kryesisht nga humbja ne zgjedhje dhe akuzat per korrupsion te ngritura ndaj disa zyrtareve te larte) do te vazhdoje per nje kohe te gjate pavaresisht se cfare ndodh ne kongres".
Ai ka thene se VMRO-DPMNE ka qene gjithnje nje levizje e drejtuar nga pavaresia e Maqedonise dhe tani sfida me te cilen perballet partia eshte shnderrimi i saj ne nje parti te vertete te se djathtes.
Gerovski mendon se kjo mund te arrihet me nje platforme ideologjike dhe nje rishikim te thelle te anetaresise se partise, duke larguar ata te cilet kane nje histori te gjate korrupsioni. Ai e pranon se te dyja keto do te jene te veshtira.