MAQEDONI: ARRATISJA E NJE TRAFIKANTI SHKAKTON NJE PERPLASJE TE FUQISHME

Sistemi i drejtesise ne Maqedoni eshte vendosur nen sulme te ashpra pasi nje kriminel me origjine Shqiptare eshte arratisur nga nje burg i sigurise se ulet.

MAQEDONI: ARRATISJA E NJE TRAFIKANTI SHKAKTON NJE PERPLASJE TE FUQISHME

Sistemi i drejtesise ne Maqedoni eshte vendosur nen sulme te ashpra pasi nje kriminel me origjine Shqiptare eshte arratisur nga nje burg i sigurise se ulet.

Tuesday, 6 September, 2005

Arratisja e nje trafikanti famekeq te qenieve njerezore nga burgu ka theksuar edhe nje here dobesite e sistemit gjyqesor ne Maqedoni, te cilat mund te demtojne perpjekjet e autoriteteve per te shrrenjosur krimin e organizuar.


Dilaver "Leku" Bojku eshte arratisur me 20 Qershor nga nje burg i sigurise se ulet ne Struge, ku ai po vuante nje denim me gjashte muaj burgim per aresye se ka detyruar nje vajze te prostituoje.


Drejtori i burgut te Struges Dragan Petreski dhe zyrtari i larte i burgut Ljupco Sapcevski jane shkarkuar nga detyra pese dite me pas dhe tani po perballen me akuza penale ne lidhje me kete incident, si edhe nje roje Maqedonas i cili ka qene prezent ne momentin e arratisjes se Bojkut.


Por kryeministri Maqedonas Branko Crvenkovski ka fajesuar per arratisjen e Bojkut sistemin e drejtesise te republikes, i cili konsiderohet te jete jo efficient dhe se ka nevoje per ndryshime rrenjesore.


Arratisja eshte konsideruar gjithashtu edhe si nje goditje serioze per perpjekjet e qeverise per te luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin, sepse Maqedonia konsiderohet si rruge tranziti por edhe si nje destinacion per vajzat e trafikuara. Bojku mendohet te jete nje nder figurat kryesore te ketij trafiku.


Bojku, nje Shqiptar etnik, ka qene i ndaluar ne burgun e hapur ne Struge, kur me 12 Qershor gjykata e apelit ne Manastir ka hedhur poshte vendimin e pare per denimin e tij dhe ka urdheruar riberjen e procesit gjyqesor.


I burgosuri do te transferohej ne burgun e Ohrit me 20 Qershor, i shoqeruar nga dy roje Shqiptare dhe nje Maqedonas. Por ndersa ata po ecnin ne drejtim te nje makine te policise e cila priste ne deren e burgut, Bojku i cili ishte i paprangosur ka vrapuar ne drejtim te nje makine qe po e priste dhe qe me pas eshte nisur me nxitim.


Me 26 Qershor, ministry i brendeshem, Hari Kostov ka thene ne parlament se "Ne mendojme se arratisja e tij ka qene e organizuar me se miri," por nuk ka pranuar te jape hollesi te metejeshme ne lidhje me ngjarjen.


Megjithate, tre dite me pare, ai kishte thene per median se ai kishte kundershtuar vendimin e gjykates per te derguar trafikantin ne Struge, duke thene se "Qe kur degjuam qe Bojku do te vuante denimin ne nje burg te hapur dhe do te punonte ne nje kompani jashte burgut, ne menjehere thame se kjo ishte dicka e papranueshme.


"Por vazhdimisht na u tha se kjo ishte ne perputhje me ligjin. Nese kjo eshte e vertete, atehere do te doja te pyesje se ku gjendet tani Bojku?"


Ministri ka shtuar se Bojku mendohet se eshte larguar nga Maqedonia, dhe se departamenti i tij do te bashkepunoje ngushte me Misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove, dhe autoritetet ne Shqiperi per ta rikthyer para drejtesise.


Bojku gjate dhjete vjeteve te kaluara eshte perballur me 22 akuza penale - gjysma e te cilave kane pasur te bejne me shfrytezim prostitucioni.


Ai thuhet se kontrollon mbi dhjete bare dhe hotele ne perendim te vendit dhe ka vepruar kryesisht nga fshati Veleshte, prane Struges - nje zone e cila njihet per shtepite e shumta publike, dhe qe deri pak kohe me pare mendohej se ishte e paprekshme nga ligji.


Bojku eshte arrestuar ne Struge me 7 Shkurt dhe me pas eshte denuar per aresye se kishte detyruar me force nje vajze Rumune te prostituonte ndermjet Shtatorit te vitit 2001 dhe Shkurtit te vitit 2002.


Denimi me gjashte muaj burgim qe ka marre ka qene "i lehte" per shkak te mungeses se provave, sipas nje burimi nga sistemi gjyqesor. Sipas ndryshimeve te bera ne kodin penal te vendit, te cilat jane miratuar ne Mars te vitit 2002, denimi minimal per trafikimin eshte kater vjet burgim, ndersa ata te cilet deklarohen fajtor per detyrimin e vajzave per te prostituar duhet te denohen minimalisht me pese vjet burgim.


Me 25 Qershor, qeveria ka arritur ne perfundimin se gjate gjykimit te ketij rasti ka pasur nje sere parregullsish, duke filluar nga kohezgjatja e denimit me burg dhe ne zgjedhjen e burgut ku duhet te vuante denimin. Qeveria ka urdheruar shkarkimin e Petreski dhe Sapcevski, dhe ka rekomanduar qe Ministri i Drejtesise te nise procedurat disiplinore ndaj rojeve te burgut ne Struge.


Ministri i brendeshem Kostov ka thene se ekziston rreziku qe ky lloj incidenti te perseritet ne te ardhmen nese nuk merren masa. "Deri sa gjithsecili prej nesh ne kete vend te mesoje te permbushe pergjegjesite e tij, keto lloj ngjarjesh do te perseriten, dhe kriminelet me te rrezikshem dhe trafikantet do te levizin te lire," ka thene ai.


"Ministria e brendeshme nuk mund te quhet pergjegjese per cdo gje, sepse disa prej ketyre kompetencave i perkasin gjykatave dhe prokurorise".


Sase Dimovski eshte nje gazetar i Sitel TV ne Maqedoni.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists