Koment: Lufta Jone Me E Fundit E Humbur

Serbia ka triumfuar, dhe OKB eshte detyruar te hyje ne Kosove. Gazi mungon, por dashuria per presidentin tone do te na mbaje ngrohte.

Koment: Lufta Jone Me E Fundit E Humbur

Serbia ka triumfuar, dhe OKB eshte detyruar te hyje ne Kosove. Gazi mungon, por dashuria per presidentin tone do te na mbaje ngrohte.

Thursday, 10 June, 1999

Pikerisht pas 11 javesh qe prej fillimit te vizitave spektakolare te NATO-s ne Serbi, lufta ajrore ndaj ketij vendi te vogel, te varfer dhe tolerant, me se fundi ka perfunduar, njoftoi Radio Televizioni Serb (RTS).


Ky lajm u dha vetem ne emisionin e trete te lajmeve, te Merkuren ne mbremje, me 9 Qershor, rreth ores 10:30 te darkes. Prezantuesja televizive, nje grua, filloi duke buzeqeshur. Pastaj duke u ngerdheshur. Perseri buzeqeshje. Duke flirtuar me shikuesit, ajo nuk mund te permbante shkelqimin i cili, pa dyshim, i ishte urdheruar nga pronaret e stacionit, Partia Socialiste Serbe ne fuqi.


Ajo njoftoi se bombardimet kishin perfunduar. Politika per paqen e Serbise dhe presidentit tone, Slobodan Miloshevic, ka fituar. Gjithshka ka perfunduar, ne kemi triumfuar, dhe cdo gje shkon me se miri.


Ushtria heroike Jugosllave, na informoi RTS, po terhiqet nga Kosova fitimtare, ndersa trupat fashiste te Rendit te Ri Boteror po hyjne ne token e Shenjte Serbe si burracake. Kjo eshte me teper se fitore, shpjegoi fytyra e gezar, ky eshte pastrim, parajse. Kjo, te dashur shikues, eshte orgazem.


Per te qene te sigurte, te gjithe do te jene shume te gezuar qe 2.5 ton bomba nuk do te vazhdojne te bien ne shtepite tona. Por ka edhe me: tani do te bejme gjumin top--dhe ne enderrat tona do te falenderojme presidentin tone, Slobodan Miloshevic, i cili na ka mbrojtur personalisht gjate ketyre 77 diteve.


A ka rendesi me te vertete ne se pese apo gjashte apo shtate apo tete apo nente apo edhe dhjete mije ushtare dhe civile kane vdekur? Ju e shikoni qe OKB eshte ne Kosove. Spanjolle, Franceze, Angleze, Gjermane, Amerikane--kjo eshte ajo qe deshironim qe ne fillim.


Ne donim qe ata te na perforconin sovranitetinn e Republikes Federale te Jugosllavise. Dhe, zedhenesi i Ministrise se Jashtme Nebojsa Vujovic na kujtoi, se donim qe ata te ndihmonin Shqiptaret tane per tu kthyer, per te pasur nje jete te rehatshme se bashku me ne. Ku kemi qene ne gjate gjithe ketyre ngjarjeve? Asgjekundi. Cfare po benim? Asgje.


Por c'rendesi ka? Vetem pak minuta pas lajmit te transmetuar nga televizioni, Beogradi shpertheu ne krisma te automatikeve, Kalashnikove dhe Uzis. Banoret, te cilet jane te dashuruar pas Slobodan Miloshevicit, menjehere shprehen besimin e tyre tek fitorja


duke demonstruar me artileri te lehte dhe bomba. Ata qellonin per te shprehur dashurine e tyre per projektin e paqes te cilin ne ja kemi imponuar forcave te NATO-s. Vizatimi i famshem ne Leskovac papritur eshte vertetuar: "NATO-dorezohu! Ne po vdesim te gjithe."


Po cfare po festojme ne te vertete?


Merr makinen tende (nese mund te gjesh karburant) dhe nuk mund te shkosh ne Valjevo, Uzice apo Nish. Cdo gje eshte e shkaterruar, ne veri dhe ne jug. Urat nuk ekzistojne me, autostrada tashme eshte vetem nje pjese e historise, sistemi energjitik eshte shkaterruar dhe energjia mungon. I gjithe vendi eshte kthyer ne germadhe: tulla, cimento, copa xhamash. Bombardimet na kane kthyer shume prapa.


Nuk ka ekonomi. Optimistet thone se me shume se 3 milion njerez jane pa pune ndersa pesimistet e cojne kete shifer ne 4 milion. Zyra e postes nuk funksionon, gazetat duken si buletine te partise fashiste, gjendja e luftes mbetet ne fuqi.


Por cfare eshte e gjitha kjo krahasuar me faktin se politika e presidentit tone ka fituar? A nuk eshte kenaqesi te mos kesh uje por ta dish qe je treguar me i zgjuar se NATO?


Qe tani kemi filluar te shqetesohemi per dimrin kur nuk do te kete gaz, dhe as ngrohje. Kam filluar te shikoj ne menyre perverse qilimin tim dhe te mendoj: nga cila ane do te filloj ta djeg ate --andej nga janari kur te jete ditelindja ime? Nuk na ka mbetur asgje per te na ngohur pervecse dashuria per presidentin tone--dhe per Kosoven.


Ushtria jone terhiqet nga Kosova drejt nje vendi ku nuk ka ngelur me asnje ndertese ushtarake me kembe. Nervose, te nxehur, te merzitur, ushtaret te cilet per 77 dite jane lutur qe te mos qellohen nga nje predhe e NATO-s --ku do te shkojne ata tani? Ne do t'i mirepresim ne shtepite tona, per te organizuar mbrojtjen tone territoriale nga dritaret e blloqeve te apartamenteve.


Te shtenat gjate nates jane te tmerrshme--me pak zhurme por me teper kaos ( dhe alkool ) sesa NATO. Por mengjesi eshte me te vertete i tmerrshem. Radio transmeton muzike te gezueshme dhe gazetat jane te mbushura me njoftime rreth paqes. Askush nuk permend te vdekurit, te plagosurit, te humburit, trupa te shkaterruara. Dielli eshte i njejte, qielli akoma blu. Por humori eshte gri--humbje, turp, edhe nje shkalle me e larte ne karten e luftes te studentit Miloshevic. Lufta jone e rradhes e humbur.


Kjo lufte 77 diteshe u krijua per te humbur. Perfundimi i saj eshte: lumturia e ketij momenti eshte me e madhe se te gjitha sukseset e lavdishme te regjimit. Kush do ti kujtoje ato dite ku nje rroge mujore 20DM (11$) dukej si fantazi, kur skenat e shtepive te shkaterruara, spitaleve dhe fabrikave ushqenin forcen tone morale?


Askush nuk degjuar deklaratat e Perendimit se Serbia nuk do te marre asnje ndihme financiare per aq kohe sa Miloshevic do te ngelet ne fuqi. Te intoksikuar nga paqja duke vlesuar pllakadat e presidentit tone dhe njoftimet se Kosova eshte mbrojtur, ne, robotet e Jugosllavise, e dime se jemi me te Miret, me te Fortet, me te Ndriturit, me te Shenjtet. Vetem se do te duhen edhe disa shekuj qe pjesa tjeter e botes ta kuptoje kete.


Mirupafshim ne luften e ardhshme.


Shkrimtari eshte nje editorialist i vjeter ne Beograd emri i te cilit nuk publikohet.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists