QYTETI I HELMUAR KERKON NDIHME

Ajri i ndotur nga nje uzine po denon nje brez te tere ne qytetin e Veles.

QYTETI I HELMUAR KERKON NDIHME

Ajri i ndotur nga nje uzine po denon nje brez te tere ne qytetin e Veles.

Tuesday, 6 September, 2005

Doktori nga Veles e krahason ate qe ka pare me nje skene te nje filmi horror.


"Femijet lindin me organe te mangeta. Deformimet jane te tmerrshme," ka thene ai, pa dashur te permende emrin.


Qyteti Veles ne ne Maqedonine qendrore eshte shnderruar ne nje katastrofe te shendetit publik. Nje shkritore per baker dhe zink - e ndertuar vetem 300 metra nga shtepite e para, perkunder keshillave te eksperteve - ka sjelle tmerr dhe vuajtje ne jeten e 60,000 banoreve te qytetit.


Femijet e 700 familjeve ne qytet kane probleme serioze shendetesore, dhe vetem gjate pese muajve te fundit, dy kane vdekur nga kanceri.


Infertiliteti dhe deshtimet jane ne rritje, ndersa femijet e sapo lindur jane me fat nese nuk diagnostikohen me semundje te zemres, mushkrive, astma, anemia, kanceri apo probleme te tjera te medha.


Zyrtaret e shendetesise thone se burimi i ketyre problemeve eshte i qarte - shkritoret e plumbit dhe zinkut, te cilat e kane zhytur qytetin e Veles ne nje re tymi dhe ajri te rende qe prej tridhjete vjetesh.


Megjithate, akush nuk merr persiper fajin.


Kerkesat per kompensim te paraqitura nga banoret e qytetit te cilet kane vuajtur kane treguar se shkritoret nuk jane ne pronesine e nje pronari te vetem. Pronesia e uzinave eshte e ndare ndermjet disa kompanive. Kritiket thone se nje gje e tille eshte bere per te shmangur kreditoret dhe per te komplikuar cdo kerkese per kompensim.


Ace kocevski, kryetari i bashkise se Veles, ka thene per IWPR se "Shkritoret kane humbur 50 milion euro ne vit, megjithate shteti vazhdon te konsieroje si prioritare funksionimin e tyre".


Shkritoret mund te mos jene nje biznes fitimprures, por vazhdojne te ndosin ambjentin. Sasia e mbetjeve toksike ne qytet eshte teper e madhe.


Matjet e bera se fundi nga Instituti Maqedonas per Mbrojtjen e Shendetit tregojne se 62,000 ton zink, 47,300 ton plumb dhe 120,000 ton dioksid sulfuri clirohen ne atmosfere cdo vit.


Keto shifra jane mbi maksimumin e lejuar nga rregullat nderkombetare. Clirimi i kadmium ne Veles eshte gjithashtu rreth 50 perqind me i larte se sa duhet te jete.


Nuk eshte per t'u habitur qe qyteti ka gjithashtu nivelin me te larte te vdekjeve ne Maqedoni.


Zyrtare te Organizates Boterore te Shendetesise e kane shtuar Veles ne listen e zeze te vendeve te rrezikshme per vitin 2001.


Me te rrezikuarit jane femijet e qytetit, te cilet trashegojne deformime dhe thithin helme, por nuk kane imunitetin per ti bere balle ketyre semundjeve.


Rozeta Bosilkova, nje pediatre ne Veles, thote se "Pacientet e mi nuk tregojne shenja permiresimi ndaj mjekimeve, edhe per te ftohtin e thjeshte. Kjo vjen per shkak se mekanizmi i tyre mbrojtes eshte demtuar rende".


Sonja Gavrilova, e cila drejton grupin e presionit, Shoqata per Mbrojtjen e Brezave te Ardheshem te Veles, ka treguar se si dy familje nga Veles kane derguar mostra te flokeve te femijeve te tyre ne Qendren per Mjeksine Mikrobilogjike ne Moske.


"Nje moster e tille ka treguar nje perqendrim plumbi shtate here me te madh mbi normen, ndersa nje tjeter pese here mbi normen," thote Gavrilova.


Qendra ne Moske eshte nje nder vendet e pakta ku prinderit mund te shpresojne te trajtojne femijet. Por shume pak prej tyre mund te paguajne shpenzimet.


Vitin e kaluar, kryetari i bashkise Kocevski dhe bashkia e Veles ka paraqitur nje padi ne gjykate ne emer te banoreve te qytetit, duke kerkuar 25 milion euro demshperblim nga shteti.


Ata thone se menyra ne te cilen drejtohet uzina eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe legjislacionin e ambjentit - por sipas Kocevski, kjo kerkese po pengohet vazhdimisht nga kerkesa per prova te reja.


Kocevski ka propozuar qe te gjitha aktivitetet bujqesore dhe blegtorale ne rajonin e Veles duhet te ndalen menjehere per shkak te nivelit te larte te ndotesve metalike ne toke.


Megjithate, prova te detajuara te kesaj ndotjeje, te cilat jane paraqitur me ndihmen e grupit ambjentalist Vila Zora, jane kundershtuar nga drejtuesi i uzines si te paverteta dhe alarmante.


Ministri Maqedonas i ambjentit, Ljubomir Janev, eshte perpjekur te zgjidhe kete ceshtje duke thene se tani duhet te perqendrohet ne gjetjen e nje zgjidhjeje te problemit ne vend qe te fajesohen njerezit.


"Nuk duhet te shpenzojme energji per te bindur njerezit se ne Veles ka ndotje, apo duke kerkuar fajtorin. Ne duhet te kerkojme nje zgjidhje bazuar ne masa konkrete per te vendosur nje program te integruar per mbrojtjen e ambjentit," ka thene Janev per gazeten Utrinski Vesnik.


Shteti ka njoftuar se fundi se do te krijohet nje ekip per te zgjidhur kete problem.


Por banoreve vendas mund tu falet per shkak se dyshojne ne faktin nese do te kete permiresime te ndjeshme pas ketyre njoftimeve zyrtare. Deklarimet e mepareshme te ketij lloji nuk kane pasur asnje rezultat.


Ministri pergjegjes per ambjentin dhe planifikimin urban ka organizuar nje tryeze te rrumbullaket ne Shkurt te ketij viti, ku nje nga pjesemarresit, Antonia Efremov, nga Agjensia per Zhvillim Teknologjik dhe Mbrojtje Ekonomike, ka sugjeruar se problemet e Veles mund te zgjidhen duke rinovuar teknologjine e uzines.


Programi i Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara, PNUD, se fundi ka dhuruar disa pajisje per perdorim ne monitorimin e shkarkimit te gazrave. Megjithate, Vera Ristova, drejtuesja e deges se Veles te Institutit Republikan per Mbrojtjen e Shendetit, i cili ka marre pajisjet, nuk ka pranuar te tregoje per IWPR nese ato jane perdorur apo ajo.


Ndersa shtohen problemet shendetesore, rritet edhe zemerimi i banoreve te Veles.


Kocevski ka thene per IWPR se "Banoret e Veles jane koshienca e ketij vendi. Maqedonia nuk mund te shpresoje te anetaresohet ne BE pa zgjidhur kete problem".


Mitko Jovanov eshte nje gazetar i se perjaveshmes Denes.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists