BOSNJE: ASHDOWN PARALAJMERON PER SKANDALIN E ORAO

Skandali i Oraos vazhdon te zgjerohet ndersa po dalin ne drite informacione te reja ne lidhje me tregtine armeve.

BOSNJE: ASHDOWN PARALAJMERON PER SKANDALIN E ORAO

Skandali i Oraos vazhdon te zgjerohet ndersa po dalin ne drite informacione te reja ne lidhje me tregtine armeve.

Tuesday, 6 September, 2005

Perfaqesuesi i larte per Bosnjen ka paralajmeruar autoritetet se ata perballen me izolim nderkombetar nese skandali i tregtise se armeve nga Orao nuk zgjidhet.


Paddy Ashdown ka takuar zyrtare te Bashkimit Europian dhe te NATO-s te Merkuren per te diskutuar ceshtjen, te cilen ai e ka pershkruar si "nje kercenim te madh" per te ardhmen dhe besueshmerine e Bosnjes.


Kohet e fundit eshte zbuluar se Instituti i Aviacionit ne Orao ne entitetin Serb te Bosnjes ne Republika Srpska, RS, ka bashkepunuar me kompanine shteterore Jugosllave Yugoimport per te furnizuar regjimin e Irakut me pjese per avionet e tij ushtarak MiG-21 ne kundershtim me embargon e vendosur nga OKB.


Ambicjet e Bosnjes per tu anetaresuar ne BE mund te rrezikohen nese nuk nisin reforma per te siguruar qe ngjarje te tilla te mos perseriten me ne te kaluaren, ka paralajmeruar Ashdown.


Me heret kete muaj jane zbuluar prova per marreveshjet e kryera me Irakun, kur forca e stabilizimit te NATO-s SFOR ka kontrolluar zyrat e institutit pasi Washingtoni kishte thene se ky institute eshte perfshire ne furnizimin me arme te Irakut.


Mendohet se ata qe kane organizuar kontrabanden e armeve kane zgjedhur Orao per shkak te vend ndodhjes se saj, ne qytetin e Bijeljina prane kufirit me Jugosllavine. Pjeset ushtarake te prodhuara ne fabrika te tjera mund te transferoheshin lehtesisht ne institute, dhe me pas ne Jugosllavi dhe Irak pa ngritur dyshime.


Ne Bosnje - Herzegovine, Federata dhe RS mund te importojne dhe eksportojne arme dhe pajisje te tjera ushtarake ne menyre te vecante nga njera tjetra pa marre leje nga SFOR. "Eshte e qarte se sistemi i tanishem duket se lejon mundesi qe nje pjese e industrise se armeve te veproje jashte kontrollit te tanishem politik," ka thene Ashdown.


Autoritetet Boshnjake kane njoftuar vendosjen e nje ndalimi ndaj te gjitha eksporteve dhe importeve te armeve te Marten ne pergjigje te shqetesimeve te komunitetit nderkombetar.


Ky hap ka pasuar doreheqjen e dy zyrtareve te larte te RS te Henen ne mbremje. Ministri i mbrojtjes Serb i Bosnjes Slobodan Biliq dhe komandanti i ushtrise i ushtrise Novica Simiq kane dhene doreheqjen, pavaresisht kembenguljes se autoriteteve qe nuk ka asnje prove per pergjegjesine e tyre.


Qeveria ka thene me pas se ajo kishte pranuar doreheqjen per te "permiresuar pozicionin nderkombetar te RS".


Pese zyrtare tani kane humbur postet e tyre per aresye te kesaj ceshtjeje. Drejtori i perkoheshem i Orao, Milan Prica, gjenerali i ushtrise se RS Miljan Vladetiq, i cili ka qene pergjegjes per mbrojtjen ajrore dhe aviacionin, dhe drejtori i eksport import te armeve dhe pajisjeve ushtarake per entitetin Spasoje Orasanin, jane shkarkuar me 24 Tetor. Megjithate, burimet perendimore kane thene se komuniteti nderkombetar nuk do te jete i kenaqur deri sa te zbulohen dhe te denohen te gjithe fajtoret.


Fillimisht, autoritetet e RS kane shfaqur nje mungese totale kuptimi per seriozitetin e situates duke nisur nje hetim te shpejte per ngjarjen, i cili thuhet se nuk ka zbuluar asnje prove per ndonje veprimtari te jashteligjeshme.


Ne nje moment kryeministri i RS Mladen Ivaniq ka thene per televizionin shteteror se e gjithe kjo histori shume shpejt do te "shfryhet", dhe se as nuk behet fjale per vendosje sanksionesh.


Megjithate, pas konfirmimit te zbulimit te dokumentave nga SFOR me 22 Tetor, Departamenti Amerikan i Shtetit ka leshuar nje paralajmerim te forte per qeverine e RS. Mesa duket Amerikanet kane thene se RS do te "perballet me nje sere sanksionesh dhe denimesh," nese gjendja nuk zgjidhej sipas kerkesave te Amerikaneve.


"Ju keni qene paralajmeruar per kete aktivitet dhe nuk keni bere asgje per ta ndaluar. Fakti qe SFOR ka zbuluar kete material tregon se perpjekjet e qeverise tuaj per te hetuar mbi kete ceshtje kane qene krejtesisht qesharake," thuhej ne noten e Departamentit te Shtetit.


Kjo ceshtje ka shkaktuar tashme nje shqetesim te madh edhe ne rradhet e autoriteteve te Beogradit, dhe ky skandal duket se nuk eshte mbyllur ende, pasi ne Serbi kane dale ne drite fakte te reja.


Ne gazeten e perditeshme te Beogradt Blic me 28 Tetor thuhej se eksperte te ushtrise Jugosllave nga Shoqata e Teknikeve te Marines Sava kovaceviq ne Tivat, Mali i Zi, kane vizituar Irakun ne fillim te muajit Korrik.


Thuhet se rreth dhjete zyrtare dhe inxhiniere kane shpenzuar rreth tre jave ne vend duke inspektuar sistemet e armeve te Irakut ne anijet luftarake, dhe duke u perpjekur te arrijne nje marreveshje me ushtaraket ne Bagdad. Megjithese nuk eshte nenshkruar asnje kontrate, mendohet se ekipi ka kryer disa punime te vogla riparuese ne floten Irakene.


Blic ka thene gjithashtu se nje grup kompanish private nga Beogradi te lidhura me Jugoimport kane qene te perfshira ne zhvillimin e programeve te Irakut dhe Libise per prodhimin e raketave balistike dhe atyre me rreze te gjate veprimi.


Ne nje tjeter zhvillim, autoritetet Kroate kane nisur nje hetim mbi bllokimin e nje anije mallrash Jugosllave, ne te cilen gjendeshin mbi 300 ton eksploziv te pashoqeruar me dokumentacionin e duhur. Ne Beograd jane shtuar zerat sipas se ciles kjo anije ka pasur lidhje me skandalin e kontrabandes se armeve.


Disa analiste vendas dhe perendimore dyshojne se SHBA ka pasur informacione rreth tregtise se paligjeshme prej disa kohesh, dhe se publikimi i ketyre informacioneve eshte bere me qellim per te shkaktuar nje dem sa me te madh presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica ne prag te raundit te trete te zgjedhjeve presidenciale.


Koshtunica eshte fajesuar ne menyre te vecante per kete skandal, dhe kundershtaret e tij dhe media kane thene se politika e tij e mbajtjes se zyrtareve te kohes se Millosheviqit ne postet e tyre ka lejuar vazhdimin e lidhjeve tradicionale te Serbise me Irakun edhe pas ardhjes ne pushtet te qeverise se re ne vitin 2000.


Gordana Katana eshte nje korrespondente e Zerit te Amerikes ne Banja Luka.


Frontline Updates
Support local journalists